- Supremja ia refuzoi ankesat për zgjedhje, Emilja Rexhepi do t’i drejtohet Kushtetueses
- Elijona i reagon dajës: E ke lënduar fëmijën e motrës tënde, e ke për qëllim me m’mërzit
- Vazhdimisht i harroni emrat e të tjerëve? Këto 10 tipare zbulojnë se truri juaj është në fakt superior
- Ai mund të vlejë 40 milionë euro, Cagliari do me çdo kusht ta mbajë talentin e madh turk
- Ford parashikoi automjetet elektrike me rreze të zgjatur veprimi 30 vjet më parë
- Ish-hetuesja e Tribunalit për Ish-Jugosllavinë: Kërkesa për 45 vjet burg, tejkalim i barrës së provave
- YouTube Music tani kufizon numrin e teksteve të këngëve që mund të shihni në një llogari jo-Premium
- Elijona ‘shpërthen’ në lot pasi pa reagimin e dajës pas rrëfimit të saj
Author: korrektpress
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka përshëndetur vendimin e Inspektoratit të Punës që i jep të drejtë gazetares Blerta Foniqi Kabashi, e cila ishte degraduar nga pozita e redaktores së Edicionit Qendror në RTK.Inspektorati ka vendosur se vendimi i marrë nga U.D. kryeredaktori Blerim Haxhiaj ishte i jashtëligjshëm, pasi mandati i tij kishte skaduar më 15 shtator 2025 dhe ai nuk kishte kompetencë për të shqiptuar masën disiplinore ndaj Foniqi-Kabashit. Gazetares i ishte dhënë “vërejtja” për shkak të punës së saj si redaktore në Edicionin Qendror.Si pasojë, RTK është urdhëruar që ta rikthejë Foniqi-Kabashin në postin e përshkruar me…
Arsenal po synon të forcojë pozitën e portierit para afatit të ardhshëm të transferimeve.Portieri 24-vjeçar, Diant Ramaj, është nën vëzhgim të ngushtë nga skuadra londineze.Megjithëse Ramaj është i kontraktuar te Borussia Dortmund, ai aktualisht ndodhet i huazuar te Heidenheim, ku skautët e Arsenalit e kanë ndjekur disa herë gjatë këtij sezoni.Interesi i “Topçinjve” thuhet se është rritur pas paraqitjeve të forta të Ramaj në Bundesliga.Portieri u transferua nga Ajax te Dortmund në shkurt 2025 për mbi 5 milionë euro, por menjëherë u huazua për të fituar përvojë me ekipin e parë. Klubi londinez po kërkon një alternativë të besueshme për…
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, tha se Trepça nuk është barrë, por aset kombëtar.Prandaj, duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial.Abdixhiku pos kësaj, foli edhe për rrugën Prishtinë- Mitrovicë, që sipas tij, do të përfundohet me të Kryeministër.“Trepça nuk është barrë – Trepça është aset strategjik kombëtar. Trepça duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial të Kosovës”, tha Abdixhiku.Ai rrugën Prishtinë-Mitrovicë e quajti projekt jetik shtetëror.“Rruga Prishtinë–Mitrovicë nuk është projekt periferik, është projekt jetik shtetëror. Kjo rrugë do të bëhet realitet”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Kanadaja lejon mbledhjen e firmave për një referendum mbi pavarësinë e Albertës.Komisioni i Zgjedhjeve të Albertës ka miratuar një iniciativë për të mbajtur një referendum mbi ndarjen e provincës nga Kanadaja, duke hapur rrugën për mbështetësit e pavarësisë që të fillojnë mbledhjen e firmave.Në fillim të janarit, Projekti i Pasurisë së Albertës duhet të emërojë një zyrtar financiar para se të nisë zyrtarisht fushatën.Pyetja e propozuar e referendumin është “a jeni dakord që provinca e Albertës të ndalojë të jetë pjesë e Kanadasë dhe të bëhet një shtet i pavarur?”Organizatorët kanë katër muaj për të mbledhur të paktën 178 mijë…
Spiropali takoi Ahmetin, Mexhitin e Kasamin! Fokus te bashkëpunimi politik dhe perspektiva evropiane
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka vazhduar edhe sot me takime në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në selinë e BDI-së në Tetovë, ajo u prit nga kreu i integristëve Ali Ahmeti dhe kryetrari i ASH-së Arben Taravari.Pas takimit, Ahmeti shkroi se kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur mbi zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional në funksion të stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane.Në Tetovë, Spiropali u prit edhe nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami, i cili shkroi se kjo vizitë…
Kazuyoshi Miura, i njohur gjerësisht si futbollisti profesionist më i vjetër në botë, ka nënshkruar me një klub të ri në moshën 58-vjeçare.Miura, i lindur në vitin 1967, bëri debutimin e tij në futbollin profesionist me ekipin brazilian Santos në vitin 1986, pasi ishte zhvendosur në Amerikën e Jugut në moshën 15-vjeçare me ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist.Ai ka luajtur gjithashtu për Palmeiras, Matsubara dhe CRB, përpara se të kishte periudha te XV de Jau dhe Coritiba, për t’u rikthyer më pas te Santos.Në vitin 1990, Miura gjeti stabilitetin e tij te Verdy Kaëasaki i Tokios. Sulmuesi qëndroi tetë…
Sipas një thashethemi të ri nga Kina, Apple do të fillojë testimin e pajisjeve të serisë iPhone 18 në linjën e prodhimit masiv “njëra pas tjetrës” në ditët e para të janarit.Pastaj, prodhimi i vërtetë do të fillojë pak para Vitit të Ri Kinez, i cili në vitin 2026 bie më 17 shkurt.Linja e prodhimit masiv të iPhone 18 Pro thuhet se është vendosur tashmë, dhe ky burim thotë se vetë telefoni nuk do të vijë me ndryshime të jashtme aq të mëdha sa duket se mendojnë të gjithë.Nuk është e qartë pse Apple do të donte të fillonte prodhimin…
Greta Thunberg u arrestua në Londër gjatë një proteste në mbështetje të aktivistëve pro-palestinezë që janë në grevë urie.Aktivistja e njohur suedeze për klimën, Greta Thunberg, u arrestua të martën në qendër të Londrës gjatë një demonstrate në mbështetje të anëtarëve të grupit Palestine Action që ndodhen në burg dhe po bëjnë grevë urie për të protestuar ndaj arrestimit të tyre pa garanci lirimi dhe për trajtimin e tyre si të ndaluar. Ngjarja ndodhi para zyrave të kompanisë Aspen Insurance në zonën financiare të Londrës, ku dhjetëra protestues ishin mbledhur për të shprehur solidaritet me grevistët e urisë. Thunberg u…
Një automjet jashtëzakonisht i vogël ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale për dizajnin e tij të pazakontë. Makina duket se është projektuar për vetëm një person, me hapësirë minimale që mezi mjafton për shoferin.Dhe sigurisht, pamjet e saj janë bërë virale, duke shkaktuar reagime të shumta.Disa e shohin si zgjidhje ideale për qytetet e mbingarkuara, ndërsa të tjerë thonë se është më shumë një kuriozitet sesa mjet praktik transporti. /Telegrafi/
Udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës u përballën me një situatë të pazakontë.Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të hënën, më 22 dhjetor, gjatë kontrollit të sigurisë, kur macja e një pasagjereje u arratis brenda terminalit. Sipas Aeroportit të Sarajevës, pasagjerja refuzoi fillimisht ta nxirrte kafshën nga kutia e transportit, gjë që është e detyrueshme sipas procedurave të sigurisë. View this post on Instagram A post shared by Crna Hronika BiH (@crnahronikabih)Pasi macja u nxor nga vetë pronarja, ajo u largua dhe u fsheh në hapësira teknike të aeroportit.Aeroporti thekson se rasti nuk përbën incident sigurie dhe se veprimet…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari