Author: korrektpress

Përfaqësuesit e Kolegjiumit të Drejtorëve të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, zyrtarët për barazi gjinore, përfaqësuesit e Qendrave për Punë Sociale (QPS) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i kanë drejtuar sot një letër Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, Ministrit në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti dhe Ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz, duke kërkuar ndërmarrjen urgjente të masave për financimin e qëndrueshëm të shërbimeve sociale në Kosovë.Në njoftim bëhet e ditur se kërkesa bazohet në diskutimet e zhvilluara më 23 korrik me përfaqësues të…

Read More

73 pacientë që kërkuan ndihmë mjekësore u ekzaminuan dje në institucionet publike shëndetësore në Gostivar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.Në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” Gostivar, siç u tha, janë regjistruar gjithsej 45 ekzaminime të reja, nga të cilat 26 në departamentin e sëmundjeve infektive (me dy shtrime të reja në spital) dhe 18 në departamentin e pediatrisë.Aktualisht, dy pacientë janë të shtruar në spital në departamentin e sëmundjeve infektive dhe në departamentin e pediatrisë.Në Qendrën Shëndetësore Gostivar, janë regjistruar 28 ekzaminime të reja në shërbimin e gatishmërisë, njofton Ministria./Telegrafi/

Read More

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi në Podujevë dhe Shtime, pasi gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore që rrezikonin jetën dhe shëndetin e punëtorëve.Sipas njoftimit të Inspektoratit, inspektimet janë kryer pas raportimit të rasteve.“Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet në njoftim.Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë, Inspektorati ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në dy kantiere.“Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë, Inspektorati ka ndaluar menjëherë punimet…

Read More

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” Hasan Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës një vizitë pune në Rahovec, ku ka inspektuar nga afër Stacionet e Pompimit 1 dhe 2.Gjatë vizitës, ai është informuar për procesin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe gjendjen aktuale të rrjetit në këtë komunë. Sipas të dhënave të prezantuara, Rahoveci furnizohet me sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm, ndërsa reduktimet që aplikohen pas orës 23:00 lidhen kryesisht me keqpërdorimin e madh të ujit.Nga vlerësimet e bëra në terren rezulton se humbjet e ujit në Rahovec kanë tejkaluar 69…

Read More

Pesë persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale kanë lënë pas erërat e forta, që arritën deri në 124 km/h dhe përfshinë pjesë të Brazilit.Dy nga viktimat u regjistruan në lagjen Santa Teresa të Rio de Janeiros, kur u shtypën nga një mur që u shemb për shkak të erërave. Një kamerë sigurie regjistroi momentin e tragjedisë.Dy persona të tjerë vdiqën pasi u zunë nga pemët, njëri teksa ishte në këmbë dhe tjetri në një veturë, ndërsa viktima e pestë ishte një peshkatar, varka e të cilit u përmbys nga erërat e forta.Video të tjera kanë treguar materiale që…

Read More

Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Marc Bernal, nuk po mendon të largohet nga klubi, pavarësisht spekulimeve që e kanë lidhur atë me një transferim te Manchester City.“Është e vërtetë që e kam parë këtë lajm, por nuk po i kushtoj vëmendje. Jam i fokusuar në përgatitjet parasezonale dhe vetëm te kjo jam i përqendruar”, ka deklaruar 19-vjeçari.Duke folur për mundësinë e një rinovimi afatgjatë me Barcelonën, Bernal shtoi se kjo çështje i përket agjentit të tij.“Jam i fokusuar që të zhvilloj një përgatitje të mirë parasezonale. Kjo është çështje për agjentin tim. Por dëshira ime është të qëndroj këtu për…

Read More

Një grua nga Kolorado, e cila e la derën e pasme të hapur për macen e saj, përfundoi duke u përballur ballë për ballë me një ari.Lynn Feldman tha se e la derën hapur në shtëpinë e saj në Loveland, në mënyrë që macja e saj të mund të largohej dhe të kthehej kur të donte, por ky vendim e çoi në takimin e saj me një ari.Feldman tha se ariu shkoi në dhomën e ndenjes dhe fillimisht ajo mendoi ta trembte, por vendosi të mbyllej në banjo dhe të telefononte policinë.Policia mbërriti në vendngjarje dhe zbuloi se ariu tashmë…

Read More

Portieri i kombëtares së Ishujve të Kepit të Gjelbër (Cape Verde), Vozinha, ende nuk ka debutuar me klubin kilian Colo Colo, pasi po përballet me procedura administrative, derisa klubi po përpiqet të marrë leje që ai të mbajë në fanellë nofkën me të cilën është bërë i njohur në gjithë botën.Në pritje të vendimit, portieri 40-vjeçar ka marrë pjesë në një fushatë promocionale për filmin e ri “Spider-Man: Brand New Day”. Ai publikoi një video në Instagram ku u bëri thirrje ndjekësve të shohin filmin. Foto: InstagramPas paraqitjeve të tij në Kupën e Botës, numri i ndjekësve të tij në…

Read More

Në institucionet publike shëndetësore në Gostivar, dje u ekzaminuan 73 pacientë që kërkuan ndihmë mjekësore, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” Gostivar, siç njoftohet, u regjistruan gjithsej 45 ekzaminime të reja, nga të cilat 26 në departamentin e sëmundjeve infektive (me dy shtrime të reja në spital) dhe 18 në departamentin e pediatrisë.Aktualisht, dy pacientë janë të shtruar në spital në departamentin e sëmundjeve infektive dhe në departamentin e pediatrisë.”Në Qendrën Shëndetësore të Gostivarit, 28 ekzaminime të reja u regjistruan në shërbimin e gatishmërisë”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Read More

Dy prodhuesit gjermanë të automjeteve, Mercedes-Benz dhe Porsche, kanë publikuar rezultate të ndryshme financiare, me të parin që ka raportuar rritje të fitimit në nivel grupi, ndërsa i dyti ka njoftuar shkurtime të reja të vendeve të punës për shkak të rënies së përfitueshmërisë.Mercedes-Benz raportoi se fitimi neto i grupit u rrit me 13.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit, duke arritur në rreth 1.09 miliardë euro, krahasuar me 957 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Kjo është hera e parë në tre vjet që kompania shënon rritje vjetore të fitimit.Megjithatë, të hyrat ranë me…

Read More