Author: korrektpress

George dhe Amal Clooney janë detyruar të evakuojnë shtëpinë e tyre në Brignoles, në juglindje të Francës, për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që po përfshijnë rajonin. Përmes një letre drejtuar kryebashkiakut Didier Bremond, çifti bëri të ditur se nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do t’i mbijetojë flakëve, duke e cilësuar situatën si një moment shumë të vështirë.Në letër, George dhe Amal shprehën shqetësimin për sigurinë e banorëve të qytetit dhe theksuan se, pavarësisht dëmeve që mund të shkaktohen, ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e komunitetit dhe do të kontribuojnë në rindërtimin dhe rimëkëmbjen e…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i thirrur pas përfundimit të procedurave statutare dhe verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve që kërkuan mbajtjen e tij.Sipas njoftimit të partisë, është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës së delegatëve, duke i hapur rrugë mbledhjes së Kuvendit.Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet në ora 18:00. Kuvendi i Jashtëzakonshëm vjen në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, pasi një grup delegatësh kërkuan shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se partia duhet të marrë përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të…

Read More

Kompania OpenAI ka zbuluar se sulmi kibernetik i kryer nga agjentë të rremë të ChatGPT-së shkoi përtej një kompanie të vetme.Fillimisht mendohej se platforma Hugging Face ishte viktima e vetme e këtij sulmi të paprecedentë, por OpenAI tani pranon se modeli i saj i inteligjencës artificiale sulmoi edhe disa “shërbime të tjera të disponueshme publikisht”.Sipas kompanisë, inteligjenca artificiale identifikoi katër kredenciale të ekspozuara publikisht në internet, të cilat i përdori për të fituar qasje në katër shërbime të ndryshme.Gjatë një takimi urgjent me qindra ekspertë të sigurisë kibernetike, Hugging Face e përshkroi incidentin si sulmin e parë plotësisht autonom të…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.IHK njofton se temperaturat do të vazhdojnë të rriten.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 29 deri në 36 gradë.Era do të fryjë kryesisht e dobët, me shpejtësi 1–5 m/s. Në disa zona, gjatë orëve të pasdites, mund të ketë erëra lokale. /Telegrafi/

Read More

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dalë në mbrojtje të projektit të tij të ri për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorë privatë, pas kritikave të forta që kanë shpërthyer nga federatat dhe institucionet e futbollit në orët e fundit.Infantino konfirmoi të martën përmes një deklarate zyrtare planin për të krijuar një model të ri financiar, ku pjesë të vlerës komerciale të Kupës së Botës do t’u ofroheshin investitorëve privatë, ndërsa vetë ai do të merrte një rol të ngjashëm me atë të një komisioneri në këtë projekt.Ideja ka shkaktuar reagime të ashpra në botën e futbollit.…

Read More

AC Milan ka reaguar zyrtarisht për të mohuar lajmet që qarkulluan në rrjetet sociale se legjenda e klubit, Franco Baresi, ka ndërruar jetë.Klubi italian publikoi një deklaratë të mërkurën në mbrëmje, pasi raportimet e rreme për gjendjen e 66-vjeçarit u përhapën me shpejtësi në platforma të ndryshme, duke shkaktuar shqetësim te tifozët dhe familjarët e tij.”AC Milan mohon kategorikisht lajmet e rreme për Franco Baresin që kanë filluar të qarkullojnë në minutat e fundit. Franco po kalon një periudhë të vështirë dhe delikate, ndërsa klubi qëndron plotësisht pranë tij dhe familjes së tij. U bëjmë thirrje të gjithëve të respektojnë…

Read More

Përpjekjet e Arsenalit për të transferuar Vinicius Junior duket se kanë marrë fund, pasi braziliani është gjithnjë e më pranë vazhdimit të karrierës te Real Madridi. Klubi madrilen mbetet optimist se do të arrijë marrëveshje me 26-vjeçarin për rinovimin e kontratës, duke bërë që “Topçinjtë” të zhvendosin vëmendjen te objektiva të tjerë për repartin ofensiv.Pas dështimit për të afruar edhe Morgan Rogers, i cili zgjodhi Chelsean, trajneri Mikel Arteta dhe drejtuesit e klubit po analizojnë emra të tjerë që mund të përforcojnë krahun e majtë të sulmit. Portali GOAL ka renditur tetë futbollistët që konsiderohen alternativat më të mira për…

Read More

Rënia e estrogjenit gjatë menopauzës mund të ndikojë në nyje, kocka dhe muskuj, duke shtuar inflamacionin, ngurtësinë dhe dobësinë fizike. Megjithatë, jo çdo dhimbje është “normale”: disa simptoma mund të fshehin osteoporozë ose sëmundje reumatike që kërkojnë diagnostikim dhe trajtim të hershëmDr. Besim Demolli Specialist i reumatologjisë Tel. +38344727068Jo çdo dhimbje që shfaqet pas moshës 45 vjeç është pasojë normale e plakjes. Në shumë raste, organizmi po sinjalizon ndryshime biologjike të lidhura me menopauzën, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e nyjeve, kockave dhe muskujve.A është menopauza vetëm fundi i ciklit menstrual apo fillimi i një transformimi të…

Read More

Zjarret masive kanë përfshirë Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar shkatërrimin e dhjetëra banesave, djegien e mijëra hektarëve pyje dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga zonat e rrezikuara.Ndërsa temperaturat pritet të rriten edhe më tej gjatë kësaj jave, vendet e tjera të Evropës Jugore përballen me rrezikun e përhapjes së zjarreve të ngjashme, veçanërisht në zonat e prekura nga thatësira.Evropa po kalon një nga sezonet më të vështira të zjarreve të viteve të fundit, me Francën dhe Spanjën që po përballen me pasojat më të rënda të zjarreve masive dhe të shpejta, të nxitura nga valët e përsëritura të të…

Read More

Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që është përfshirë në shërbimin Google Street View, duke sjellë pamje 360-gradëshe të rrugëve, qyteteve dhe zonave turistike të vendit.Pas një procesi rreth dyvjeçar të fotografimit, Google ka publikuar pamjet e realizuara në Kosovë gjatë periudhës nga korriku i vitit 2025 deri në maj të vitit 2026, duke mbuluar pjesën më të madhe të territorit.Sipas platformës “Virtual Streets”, integrimi i Kosovës në këtë shërbim ishte vonuar për shkak të rrethanave të ndërlikuara gjeopolitike dhe çështjeve që lidhen me statusin ndërkombëtar të vendit.Pamjet e reja përfshijnë qytetet kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja,…

Read More