Author: korrektpress

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se për të kuptuar synimet e Rusisë në rajon, mjafton të vëzhgohen veprimet e Serbisë.Sipas Gërvallës, Serbia nuk ka një politikë të jashtme të pavarur nga Moska dhe veprimet e saj shpesh shërbejnë si reflektim i interesave ruse në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka përmendur deklaratën e Vuçiqit se “rendi botëror ka vdekur” dhe paralajmërimin për dyfishimin e ushtrisë serbe, duke i cilësuar si mesazhe të qarta politike që vijnë nga dhe i drejtohen Rusisë.“Fakti është…

Read More

Sulmuesi Florent Hasani e ka konfirmuar largimin nga Boluspor përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram”.Hasani falënderoi të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe, ku mund të thuhet se e “ringjalli” karrierën.“Krenar i këtij rrugëtimi! Dua të falënderoj klubin. Një falënderim i veçantë shkon për bashkëlojtarët, stafin dhe personelin e mrekullueshëm që ishin më shumë, ishin familje dhe të ndaja fushën me ju ka qenë kënaqësi”.“Për tifozët, faleminderit për mbështetjen, pasionin dhe energjinë që po sillni në secilën lojë. Do t’i mbaj gjithmonë këto kujtime pranë meje. I uroj klubit asgjë përpos suksesit në të ardhmen. Krenar për…

Read More

MPB njofton se një punonjës në pikë pagesën “Petrovec” të Shkupit është sulmuar nga një person.”Më 05.01.2026 në orën 01:02, SPB Shkup ka marrë njoftim se në pikën pagesore “Petrovec” në Shkup, punonjësi N.A. (45) është sulmuar fizikisht nga një person i cili ka përdorur një objekt qelqi dhe i ka shkaktuar lëndime, pas së cilës me automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit ka thyer rampën dhe është larguar.Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit, pas së cilës do të paraqitet një raport përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Read More

Edhe pse dukej që miqësia e moderatorit Labinot Gashi dhe këngëtares Dafina Zeqiri nuk do të ketë ndonjë rikthim, e kundërta u vërtetua në muajin dhjetor.Dafina mori pjesë në organizmin e 25-vjetorit të karrierës së Labit ku të dy patën shumë emocione.”Jam me fat, faleminderit që ke qenë pjesë e këtyre 25 viteve të mia. Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin, e mira është që sonte festojmë bashkë aq më tepër që ky vit ka qenë viti më i bukur në botë pasi je bërë nënë”, iu drejtua ai. Foto: FacebookTutje vazhdoi: “Daf më fal për…

Read More

Manchester City po shqyrton një transferim në janar të kapitenit të Crystal Palace, Marc Guehi, pasi shqetësimet për lëndimet në repartin defensiv janë shtuar në Etihad.Sipas BBC-së, City po analizon mundësinë e nënshkrimit me qendërmbrojtësin anglez, pasi Josko Gvardiol dhe Ruben Dias u lënduan në barazimin ndaj Chelseat. Edhe John Stones është jashtë fushave, duke e lënë Pep Guardiolën me pak alternativa në mbrojtje.Ndërsa klubi po pret rezultatet e plota mjekësore për Gvardiol dhe Dias, interesimi për Guehin është rritur ndjeshëm dhe një lëvizje gjatë këtij afati kalimtar nuk mund të përjashtohet. telegrafi.com Mbrojtësi 25-vjeçar është pa kontratë këtë verë…

Read More

Çiftet e suksesshme i përdorin festat si një mundësi për të forcuar marrëdhënien e tyre duke krijuar tradita të reja, thotë psikologia me bazë në New York, Sabrina Romanoff.Ata e përdorin vitin e ri si një mundësi për t’u lidhur dhe për të folur për atë që është e rëndësishme për ta. Romanoff është gjithashtu një eksperte marrëdhëniesh për aplikacionin e takimeve Hily.Nata e Vitit të Ri është një kohë kur bëjmë “inventar personal të jetës sonë”, shpjegon ai për CNBC , duke shtuar, “Çfarë duam për të ardhmen, dhe gjithashtu si përshtatet partneri ynë në këtë”.Ndër gjërat më të…

Read More

Njësiti i Trafikut në Prishtinë ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi është kapur duke hedhur mbeturina nga vetura në vend publik.Policia njofton se, pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.Autoritetet apelojnë te qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla që cenojnë higjienën publike dhe sigurinë në rrugë. /Telegrafi/

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar të hënën Kroacinë se po punon së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë për ta “shkatërruar” atë dhe për të përfaqësuar një kërcënim ushtarak, prandaj njoftoi se qeveria, të cilën ai e kontrollon, do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj ushtarake.Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, Vuçiq e tha këtë në Trebinje në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku udhëtoi për të marrë pjesë në hapjen e një spitali të ri, por në fjalimin që mbajti me atë rast foli më pak për kujdesin shëndetësor. Sipas Index.hr, ai u përqendrua në analizat gjeostrategjike, duke parashikuar ardhjen…

Read More

Reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë Bosnjë e Hercegovinën gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në mbarë vendin ndërsa është shënuar edhe një aksident me pasojë vdekjeprurëse në Sarajevë.Në lagjen Gërbavica të Sarajevës, një pishë më e lartë se dhjetë metra ka rënë mbi një grua, e cila për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në Klinikën e Mjekësisë Urgjente (KUM).Bora ka shkaktuar probleme serioze në qarkullim, ku është regjistruar një numër i madh aksidentesh rrugore, si dhe ndërprerje dhe reduktime të transportit publik. Qytetarët janë ankuar për rrugë dhe trotuare të…

Read More

Trainkos njofton udhëtarët se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në kilometrin 51/200, e cila ka dëmtuar binarin hekurudhor. Si pasojë, treni në relacionin Klinë – Prishtinë nuk ka mundur të qarkullojë.“Treni i ditës së sotme në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të mund të qarkulloj, ndërsa i njëjti në relacionin Klinë – Pejë do të qarkulloj sipas Orarit të Lëvizjes së trenave”, thuhet në njoftimin e Trainkos në Facebook.Po ashtu, kompania njofton se treni Pejë – Prishtinë do të rikthehet në orarin e rregullt të qarkullimit nga data 6 janar 2026.Trainkos apelon te udhëtarët…

Read More