- Gjilani dhe Ballkani kërkojnë vetëm fitore, formacionet zyrtare
- Nafta arrin 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga korriku pas sulmeve të SHBA-së dhe Houthëve
- Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
- Ukraina nxjerr në skenë “Shershen”, sistemi i ri i mbrojtjes ajrore mund të përdorë raketa ukrainase dhe perëndimore
- Pas një arresti kardiak, ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
- Droni rus bie pranë kompleksit të banimit në Kiev, nëntë të plagosur pas sulmit
- Janevska: Lëndë zgjedhore Edukim Gjithëpërfshirës Seksual nuk do të ketë në arsimin e mesëm
- Çernobili blindohen me rrjeta kundër dronëve, Ukraina forcon mbrojtjen pranë kufirit me Bjellorusinë
Author: korrektpress
Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është përzgjedhur si propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë International Feature Film në edicionin e 99-të të Academy Awards.Vendimi është marrë nga Komiteti Përzgjedhës, i cili vlerësoi njëzëri rrëfimin e guximshëm të filmit, interpretimin e aktores Pinea Matoshi, si dhe mënyrën se si vepra trajton tema universale si identiteti, trauma dhe rezistenca.Përzgjedhja e “Dua” shënon një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në arenën ndërkombëtare, duke e vendosur filmin në garën për një nominim në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar në Academy Awards.Ky konsiderohet një vit i veçantë për filmin…
Nga përditshmëria në qytet deri te udhëtimet familjare dhe rrugëtimet më të gjata, Peugeot Kosova sjell katër modele të reja të krijuara për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të vozitjes. Me dizajn modern, teknologji të avancuar, komoditet dhe performancë, secili model ofron një përvojë të këndshme dhe të sigurt për çdo anëtar të familjes. Peugeot 408, Peugeot 308, Peugeot 3008 dhe Peugeot 2008 vijnë me transmision automatik dhe kushte të favorshme financimi mujor, duke ofruar alternativa për nevoja dhe stile të ndryshme të vozitjes.Peugeot 408 Hybrid 145 KF, me paketën Allure, dallohet për linjat moderne dhe dizajnin me karakter. I…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë.Rasti ka ndodhur të enjten në Gjilan, në ora 00:07.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që është kapur duke tentuar të kryej vjedhje në një lokal për shitjen e armëve”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
IPKO është edhe këtë vit mbështetës i Sunny Hill Festival, ngjarjes më të madhe muzikore dhe kulturore në Kosovë, e cila do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht 2026 në Sunny Hill Festival Park, në Bërnicë.Edicioni i sivjetmë sjell një nga line-up-et më të fuqishme deri më tani, me emra të njohur të skenës ndërkombëtare si Katy Perry, Lewis Capaldi, Martin Garrix, PAWSA, Seth Troxler, Adam Port & Rampa (Keinemusik), Carlita, si dhe artistë të njohur shqiptarë dhe rajonalë, përfshirë Dhurata Dora, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta dhe shumë të tjerë. “Sunny Hill Festival është…
Luftëtari shqiptaro-amerikan i UFC-së, Dennis “The Great” Buzukja, është bërë një nga emrat më të komentuar para eventit UFC Belgrade, pasi tërhoqi vëmendjen gjatë peshimit zyrtar të zhvilluar sot (e premte) në kryeqytetin serb.Buzukja e kaloi pa asnjë problem procesin e matjeve dhe, menjëherë pasi zbriti nga peshorja, formoi me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Gjesti u bë në mes të Beogradit, vetëm një ditë para duelit të tij në eventin e UFC-së. Ky veprim u interpretua nga një pjesë e mediave serbe si një provokim, duke e krahasuar me festimet e futbollistëve me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan…
Autoritetet serbe kanë arrestuar një person me origjinë nga Istogu, nën dyshimin për veprën penale “spiunazh”, duke pretenduar se ai ka bashkëpunuar me një shërbim informativ që vepron në Kosovë.Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB), pjesëtarët e Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (SBPOK), në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kriminale, Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë dhe Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), kanë arrestuar në territorin e Kraljevës R.T., i lindur në vitin 1980.MPB-ja serbe pretendon se i dyshuari ka qenë për një periudhë të gjatë në “marrëdhënie bashkëpunimi” me…
Dua Lipa ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video të re kushtuar Prishtinës, përmes së cilës promovon kryeqytetin e Kosovës dhe njofton se ai tashmë mund të eksplorohet edhe përmes Google Maps Street View.Në përshkrimin e videos, artistja shkruan: “Mirë se vini në Prishtinë! Sot është dita e parë e Sunny Hill Festival dhe, për ta festuar këtë, të gjitha restorantet, arkitektura dhe kultura që unë i dua tani mund të eksplorohen në Google Maps Street View”.Në video, Dua Lipa flet për lidhjen e saj të veçantë me qytetin ku u rrit dhe fton të gjithë ta…
Spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave të rritura do të kryhet në Kumanovë më 5 gusht (e mërkurë), duke filluar nga ora 05:00, njofton komuna.Trajtimi do të kryhet në një sipërfaqe prej 1,270 hektarësh, dhe do të përfshijë përrenjtë e lumenjve Kumanovka, Lipkovka dhe Kojnarka, bashkësitë lokale Babin Dol, Goce Delçev dhe Tode Mendol, zonën qendrore të qytetit, si dhe zonën përreth impiantit të trajtimit të NP “Ujësjellësi” në fshatin Dobrashan.”Gjatë spërkatjes do të përdoret preparati Aqua Perm-X 30-30. Komuna e Kumanovës u bën apel bletarëve që të marrin masa të përshtatshme për të mbrojtur kolonitë e bletëve gjatë trajtimit.…
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka ndarë mirënjohje për përfaqësues të institucioneve shëndetësore, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.Sipas njoftimit të Policisë, mirënjohjet janë ndarë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe për rolin e mjekëve në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shprehur falënderim për mbështetjen e institucioneve shëndetësore, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë në thellimin e partneritetit me to dhe me institucionet e tjera, në funksion të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Deçan, që dyshohet për dhunë ndaj prindërve të tij.Rasti ka ndodhur të enjten në Deçan, në ora 18:20. “Deçan 30.07.2026 – 18:20. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë shkaktuar dhunë në familje ndaj viktimave-prindërve të tyre”, thuhet në raport.Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari