KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Bruksel: Pse u poshtërua Kosova nga BE-ja?

Lushaku reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Bruksel: Pse u poshtërua Kosova nga BE-ja?

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku ka ngritur shqetësimin për këtë rast, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si Kosova u trajtua në një aktivitet të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian.

“Pse u poshtërua Kosova sonte nga BE?! A kemi ku të ankohemi?!”, ka shkruar Lushaku.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes nga miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten.

“Për këtë duhen miqtë e aleatët ndërkombëtarë!! Që, këso situata të mos ndodhin!”, ka deklaruar ajo.

Reagimi i Lushakut vjen pas interpretimit të këngës “Oj Kosovo, Kosovo”, në kuadër të koncertit të mbajtur më 15 nëntor, në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.