KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe: Masë e parë ndaj tyre, mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim

Kurti ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe: Masë e parë ndaj tyre, mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke prezantuar pikat e rendit të ditës.

Ai ka thënë se tri vendime lidhen me sektorin e energjisë, e një ndër to ka thënë se është ndalimi i tregtisë së energjisë elektrike me kompani serbe.

“Së pari do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe si masë e parë ndaj Serbisë për ndalimin e linjave ndërkufitare për tregim, që mund të përshkallëzohet nëse s’ka reflektim”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se sot gjithashtu i vendosin KEK-ut obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare në muajin dhjetor, si dhe vendosjen e masave emergjente që Ibër Lepenci ta shes energjisë për shërbimin publik.

Ai ka thënë se më 14 dhjetor 2026, bëhen plot 6 vite prej kur sistemi ynë elektroenergjetik ka fituar pavarësinë e plotë energjetike.

“Që nga ajo kohë, Serbia bllokon alokimin komercial dhe tregtimin në linjat ndërkufitare me Kosovën, duke shkaktuar dëme financiare por në kohë të caktuar edhe duke rrezikuar sigurinë e furnizimit me energjinë elektrike. Që të jem plotësisht i qartë, bllokimi i linjave nga Serbia nuk na pengon sepse duam të blejmë energji nga Serbia, mirëpo ai e pamundëson shfrytëzimin e kësaj infrastrukture kritike për të sjell energjinë tranzit nga shtetet e tjera. Pra, dy linjat e interkoneksionit 400kW që i ka bllokuar Serbia, neve nuk na duhen të hapura në mënyrë që të importojmë prej saj, por në mënyrë që ato të shfrytëzohen për tranzit për qarkullimin e lirë të energjisë elektrike, e cila me bllokimin e Serbisë e ka fituar një mur në vend të linjave të interkoneksionit”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se si rezultat i këtij bllokimi të Serbisë, ka pas ditë kur mbingarkesat në linjat me shtetet tjera, veçanërisht me Malin e Zi dhe RMV kanë shkaktuar rritje marramendëse çmimesh sa me 14 dhe 20 janar të këtij viti, është pamundësuar sigurimi i energjisë elektrike të m jaftueshme duke e detyruar KOSTT-in të aplikoj reduktime në furnizim me energji elektrike.

“Që nga marrja e detyrës në mars 2021, kemi bërë çdo përpjekje që të sigurojmë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për të ushtruar presion ndaj serbisë për t’i liruar linjat. Përfundimisht në dhjetor të vtitit të kaluar, këshilli i ministrave të energjisë, ka vërtetuar shkeljen e traktatit të komunitetit nga Serbia, dhe e ka detyruar atë të liroj linjat më së largu më 1 korrik 2026, pra deri më 1 korrik 2026 e tash është 16 nëntori 2026.  Pasi as kjo nuk ka ndodhur, janë bërë 4 muaj e gjysmë që nuk është zbatuar ky vendim i Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Serbisë, ne jemi përpjekur që përmes BE-së të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se pasi as kjo nuk po sjell rezultate, sot po ndërmarrin kundërmasa ligjore për të ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me ndërmarrje të regjistruara në Serbi apo me pronarë që kanë shtetësi të Serbisë.

“Në këtë fazë përjashtim do të bëhet për furnizuesin e themeluar në bazë të marrëveshjes së Brukselit për energji, megjithatë ministria e Ekonomisë detyrohet ta përcjell situatën dhe nëse nuk do të ketë reflektim nga Beogradi zyrtar, në të ardhmen do të konsiderojmë përshkallëzimin e masave, duke përfshirë edhe masa që do të prekin këtë furnizues si dhe rishqyrtimin e tërësishëm të zatimit të marrëveshjes së Brukselit për Energji”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.