Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me interpretimin e një kënge nacionaliste serbe, me pretendime territoriale ndaj Kosovës, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Tahiri ka kritikuar Bashkimin Evropian për këtë rast, duke e lidhur atë me qasjen e institucioneve të Kosovës në raport me Serbinë.
Ai ka deklaruar se, sipas tij, lëshimet dhe fleksibiliteti i treguar nga pushteti kanë ndikuar që Kosova të përballet edhe me situata të tilla në arenën ndërkombëtare.
“Gabim i madh i BE-së, duhet kërkim falje e në Prishtinë dorëheqje”, ka shkruar Tahiri, duke kërkuar përgjegjësi për atë që e cilësoi si veprim të papranueshëm.

