KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kompanitë serbe në tregun e energjisë në Kosovë – vetëm njëra figuron me licencë aktive në regjistrin e ZRRE-së

Kompanitë serbe në tregun e energjisë në Kosovë – vetëm njëra figuron me licencë aktive në regjistrin e ZRRE-së

Në regjistrin zyrtar të licencave të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të publikuar më 23 tetor 2026, figurojnë kompanitë që kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitete të ndryshme në sektorin e energjisë në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e kompanive të evidentuara është edhe “Društvo Elektrosever” SH.P.K., kompani me seli në Serbi, e cila posedon licencë për furnizim me energji elektrike në Kosovë.

Sipas regjistrit të ZRRE-së, Elektroseveri ka licencën me numër ZRRE/Li_70/20, të lëshuar më 24 qershor 2022, me afat vlefshmërie deri më 23 qershor 2027.

Kompania është e autorizuar të furnizojë me energji elektrike konsumatorët në katër komunat veriore të Kosovës: Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin.

Në regjistrin e ZRRE-së figurojnë edhe emra të tjerë kompanish me seli në Serbi, përfshirë RUDNAP GROUP A.D. dhe EGL d.o.o. Beograd, të cilat janë evidentuar në historikun e licencave të sektorit të energjisë.

Ndërkohë, në mesin e kompanive të tjera që figurojnë në regjistrin e ZRRE-së janë KESCO, KEK, GSA Energji, NOA Energy Trade, MCM Commodities, HEP Energjia, GEN-I Tirana, Axpo Kosovo, Interenergo dhe kompani të tjera të licencuara për aktivitete të ndryshme energjetike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.