Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës U21 dhe Luksemburgut U21, e cila po zhvillohet në Prishtinë.
Pas 45 minutave të para, Dardanët e rinj janë në disavantazh prej 0-1, me mysafirët që kanë arritur të gjejnë rrugën drejt golit në pjesën e parë.
Kosova pati edhe një moment të mirë për të ndryshuar rezultatin, por goli i realizuar nga përfaqësuesja jonë u anulua për shkak të pozitës jashtë loje (offside).
Kështu, Luksemburgu shkon në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale, ndërsa Kosova U21 do të kërkojë përmbysjen e rezultatit në 45 minutat e dyta./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

