- Jameela Jamil detyrohet të anulojë shfaqjen e saj ‘live’ të podcastit, për shkak të një problemi shëndetësor
- Si do të duket shtëpia e së ardhmes? Nga pajisjet me AI te shtretërit inteligjentë dhe robotët
- I mituri gjendet me plagë nga arma e zjarrit në Rahovec, vdes në spital
- Dramë te Juventusi: Edon Zhegrova ishte afër të mbetej të jashtë listës së Serie A, por në fund e larguan Milik
- Holandezët në mbështetje të Gazës, balonat me ngjyrat e Palestinës pushtojnë qiellin
- Si mënyra si uleni mund të ndikojë në vendimet tuaja? Shkencëtarët zbuluan një lidhje befasuese
- Juventus 1-1 Milan: Notat e lojtarëve, ylli i “Rossonerëve” shpallet më i miri, dëshpëron keq 20-milionëshi
- Aksident në Ferizaj, lëndohet një 7-vjeçar – shoferi ikën nga vendi i ngjarjes
Author: korrektpress
Katy Perry ka ndarë emocionet pas performancës së parë në Kosovë, ku ishte një nga yjet kryesore të natës së parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë.Këngëtarja amerikane ka falënderuar publikisht Dua Lipën dhe organizatorët e festivalit për ftesën, duke e cilësuar përvojën në Kosovë si një moment të veçantë dhe të paharrueshëm.“Shfaqja ime e parë në Kosovë ishte magjike. Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më ftuat”, ka shkruar Perry krahas reagimit të saj në rrjetet sociale. Foto: InstagramArtistja ka shprehur gjithashtu mirënjohje për publikun dhe të gjithë fansat që morën pjesë në koncert, duke theksuar se…
Kjo javë mund të sjellë zhvillime konkrete në bisedimet me Lidhjen Demokratike për formimin e institucioneve të reja, ka paralajmëruar kryeministri në detyrë Albin Kurti. Me seancën konstituive të Kuvendit të caktuar më 6 gusht, ai ka thënë se partitë duhet të jenë të përgatitura.Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar se gjatë javës që po vjen, mund të ketë diçka konkrete sa i përket një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike. Sipas kryetarit të Vetëvendosjes, 6 gushti duhet t’i gjejë partitë e përgatitura për formim të institucioneve. “Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa…
Gjendje e jashtëzakonshme në Serbi. Dua Lipa ka postuar një video në të cilën shihet duke shijuar herët në mëngjes një copë bukë me mish. A ishte pleskavicë apo qofte? Shumë serbë nga distanca shohin vetëm një «pleskavicë». Dhe zemërohen. Mllefosen. Acarohen. Egërsohen. Protestojnë. Një profil në rrjetet (a)sociale shkruan: «Pasi na e morën Gazivodën, tash po na e marrin edhe pleskavicën». Një tjetër: «Erdhën deri në Leskovc». (Leskovci, sipas bindjes së shumë serbëve, është i njohur për pleskavicën me shije djegëse dhe me qepë). Profili i radhës, anonim në platformën e Elon Muskut, bën thirrje madje për atentat ndaj…
Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa momente nga nata e tretë dhe përmbyllëse e Sunny Hill Festival, duke sjellë pamje nga atmosfera e festivalit dhe emocionet e përjetuara gjatë këtij edicioni.Në fotografitë e publikuara, këngëtarja shihet duke shijuar muzikën dhe momentet e veçanta së bashku me familjen e saj, përfshirë babanë e saj, Dukagjin Lipa, motrën Rina Lipa dhe vëllanë Gjin Lipa.Krahas postimit, Dua ka shprehur krenarinë dhe mirënjohjen për realizimin e festivalit në qytetin e saj, duke thënë se puna pas organizimit të tij është e madhe, por çdo përpjekje ia vlen kur sheh publikun të bashkuar në…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje kompanisë Chevron dhe gjigantëve të tjerë të industrisë së naftës që të ulin çmimet e karburantit për konsumatorët, duke theksuar se fitimet e larta duhet të reflektohen edhe te qytetarët amerikanë.Në një postim në platformën Truth Social, Trump vlerësoi rezultatet financiare të Chevron, por kërkoi që kompania dhe industria në tërësi të ulin çmimet e karburantit në pikat e shitjes.“Kjo vlen edhe për kompanitë e tjera të naftës… dhe ulni çmimet e naftës për konsumatorin tuaj (me pakicë!), tani!”, shkroi Trump.Reagimi i presidentit vjen pasi Chevron raportoi të premten një fitim rekord…
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 18:30.“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.Sipas saj, njësia rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin.
Këngëtari Labinot Tahiri ka publikuar në Facebook një fotografi me artistin e ndjerë Shpat Kasapi, të realizuar në vitin 2012 në Ferizaj, duke ndarë një mesazh mbështetjeje për familjen e tij.Postimi i tij vjen disa ditë pasi Tahiri kishte njoftuar se do të ndajë nga 150 euro për çdo mbrëmje dhe dasmë ku do të marrë pjesë, shumë të cilën ka vendosur t’ia dedikojë djalit të Shpat Kasapit. Ai ka bërë të ditur se më 10 gusht do t’ia dorëzojë 5 mijë euro djalit të këngëtarit tashmë të ndjerë, duke theksuar se këtë veprim e bën për të mbajtur fjalën…
Liverpooli po vazhdon të ndjekë situatën e mbrojtësit ukrainas Illia Zabarnyi, i cili është shfaqur si një opsion për të përforcuar repartin defensiv të skuadrës së drejtuar nga Andoni Iraola.Sipas raportimeve, përfaqësuesit e Zabarnyit fillimisht e kanë prezantuar emrin e tij si një objektiv të mundshëm gjatë bisedimeve të veçanta mes Liverpoolit dhe rrethit të Curtis Jonesit për situatën e kontratës së mesfushorit anglez, i cili ka qenë nën vëzhgimin e Interit.Këto kontakte kanë krijuar mundësinë që agjentët e mbrojtësit ukrainas t’i komunikojnë Liverpoolit disponueshmërinë e lojtarit dhe të shqyrtojnë interesimin e gjigantëve të Ligës Premier për një transferim të…
Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas pretendimeve të fundit që kanë përfshirë kabinetin e tij.Sveçla ka thënë se familja e Ramës nuk duhet të jetë pjesë e debatit politik, por ka kërkuar që kryetari i Prishtinës të japë sqarime për pretendimet që lidhen me ushtrimin e funksionit të tij publik.“Përparim, familja jote nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e debatit politik. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Por as familja nuk mund të përdoret si mburojë…
Leandro Paredes është rikthyer në qendër të vëmendjes për një veprim kontrovers në fushën e lojës. Mesfushori argjentinas shkaktoi tensione gjatë ndeshjes mes Newell’s Old Boys dhe Boca Juniors, pas një episodi që solli përplasje mes futbollistëve.Pas përfundimit të takimit, Paredes vendosi të godiste fuqishëm topin drejt një lojtari kundërshtar, një veprim që zemëroi futbollistët e Newell’s. Disa prej tyre u drejtuan menjëherë drejt mesfushorit argjentinas, duke kërkuar përballje me të.Situata për pak sa nuk u përshkallëzua në një përleshje më të madhe, por bashkëlojtarët e Paredes ndërhynë shpejt dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Gjyqtari i ndeshjes…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari