Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, i cili gjatë luftës në Kosovë shërbeu si oficer në Brigadën 243 të Mekanizuar të Korpusit të Prishtinës, ka dalë në pension me kërkesën e tij.
Lajmi u bë i ditur sot nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, sipas së cilës deri në emërimin e një shefi të ri, kjo detyrë do të mbahet nga gjenerallejtënant Tiosav Jankoviq, me dekret të presidentit në detyrë të Serbisë.
Mojsiloviq (60) kishte përfunduar 42 vjet shërbim të pensionueshëm. Sipas dispozitave ligjore, një oficer me gradën e gjeneralit në ushtrinë serbe përfundon kur mbush 40 vjet pension dhe 58-vjeç.
Megjithatë, shërbimi ushtarak profesional mund të zgjatet me një maksimum prej dy vitesh. Ky ishte pikërisht rasti me Mojsiloviq, shërbimi i të cilit u zgjat me një vendim të presidentit serbe në korrik 2025.
Sipas biografisë së tij zyrtare në faqen e internetit të Ushtrisë serbe, Mojsiloviq ishte komandant i një toge tankesh të ish-APJ-së 1991-1993 dhe komandant i një batalioni të blinduar 1996-1999.
Në një intervistë për Politika botuar në faqen zyrtare të ushtrisë serbe, thuhet se në korrik 1991, vetëm pak orë pas diplomimit nga akademia ushtarake, ai u dërgua në Banja Lluka dhe më pas në Kroaci.
Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ai shërbeu si oficer në Brigadën e 243-të të Mekanizuar të Korpusit të Prishtines.

