KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Është i vërtetë Vuk Hamoviqi”, Berisha: VV-ja e ka strategji me ble rrymë nga Serbia (VIDEO)

“Është i vërtetë Vuk Hamoviqi”, Berisha: VV-ja e ka strategji me ble rrymë nga Serbia (VIDEO)

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me menaxhimin e krizës energjetike, duke akuzuar për blerje të rrymës nga Serbia.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Berisha ka thënë se të gjitha pretendimet e mëhershme janë të vërteta, sikur ato për Vuk Hamoviqin, Martin Merishajn e të tjera.

Berisha ka akuzuar ekzekutivin e vendit se e ka pasur strategji blerjen e rrymës nga Serbia.

“Këta strategjike e kanë me ble rrugë prej Serbie. Ka fakte, është fakt Vuk Hamoviqi, është fakt Martin Berishaj. Janë të vërteta të gjitha. Edhe ky është një mashtrim i madh. Le ta shohin njerëzit, le ta sheh populli. Unë e kam ditë që do të vimë në këtë situatë. Por, këta e shkëputën kontratën dhe tash blejmë rrymë prej Serbisë, do të thotë blejnë këta.”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se për Kosovën është jetike ndërtimi i një termocentrali të ri, duke akuzuar Qeverinë Kurti se prishi marrëveshjen me Countur Global dhe la Kosovën në varësi të blerjes së rrymës nga Serbia.  

Berisha ka kritikuar edhe deputetët që sipas tij, detyrohen të bëjnë propagandë për të mbuluar dështimet.  

“Më vjen keq prej disa deputetëve që duken në shikim të parë, që duken njerëz normalë, por që shpërndajnë letra që ua dërgon ajo kryetarja e komitetit krahinor (Dejona Mihali).”, ka thënë Berisha. /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.