KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kosova drejt Evropianit me ekipin më të ri në kontinent

Kosova drejt Evropianit me ekipin më të ri në kontinent

Kombëtarja e Kosovës ka ndërtuar një skuadër tejet premtuese dhe me moshën mesatare më të re në Evropë, shkruan IndeksOnline.

Krahas yjeve aktualë dhe liderëve që mbajnë peshën kryesore të “Dardanëve”, projekti i ardhshëm pritet të pasurohet me një valë të madhe talentesh që po shkëlqejnë në kampionatet evropiane, si dhe lojtarë të dalluar nga Superliga e Kosovës dhe grupmoshat U-21, shkruan IndeksOnline.

Me një gjeneratë të re futbollistësh që po shpërthejnë në kampionatet evropiane, “Dardanët” po ndërtojnë një skuadër me potencial të jashtëzakonshëm afatgjatë, ku freskia dhe energjia e rinisë gërshetohen me përvojën e yjeve aktualë për synimin e madh, kualifikimin në Kampionatin Evropian të ardhshëm.

Ky avantazh i moshës së re vjen falë një brezi talentesh që pritet të jenë shtylla kryesore e ekipit, ku spikasin emra të ndryshëm që janë në moshë shumë të re.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.