- Drake reagon ndaj thashethemeve se ai dhe Keshia Chante janë në pritje të një fëmije
- Rubio: Lufta në Ukrainë ndodhet në një ngërç të rrezikshëm
- Këto 5 modele xhaketash po dominojnë vjeshtën: Nga lëkura te stili ushtarak
- Nëse keni lindur në këto data, besohet se engjëlli kujdestar ju dërgon shenja në momentet vendimtare
- Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri
- E premtja me mot të vranët dhe riga shiu
- Sa kalori digjni për një orë me biçikletë? Shifrat varen nga pesha dhe ritmi
- Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën
Author: korrektpress
Autoritetet meksikane thanë të dielën se të paktën pesë persona vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një makinë shpërtheu pranë një stacioni policie në shtetin e trazuar perëndimor të Michoacan.Shpërthimi ndodhi pak para mesditës sipas orës lokale të shtunën përpara selisë së policisë në qytetin bregdetar të Coahuayana, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës, e cila ka marrë përsipër hetimin e çështjes.Zyra e prokurorit të shtetit e rriti numrin fillestar nga tre viktima fatale në pesë, duke shtuar se tre prej tyre ishin oficerë policie lokale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Sipas Héctor Zepeda, komandant i…
MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në Strugë, për shkak se gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur lëndë narkotike.”Sot (08.12.2025) në orën 07:05, në autostradën Strugë-Qafë Than, pranë fshatit Frangovë të Strugës, policia nga Stacioni i Policisë së Frangovës, në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, kanë ndaluar A.T. (46) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë.Gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh “Opel Zafira” me targa të Strugës, të cilin ai po e drejtonte, u gjetën tre çanta me 62 pako marihuanë.Për rastin është njoftuar prokurori publik, droga u konfiskua dhe A.T. u ndalua në stacionin…
Të pish ujë me një fetë limoni menjëherë në mëngjes është një nga këshillat më të njohura të mirëqenies — dhe jo vetëm për vetitë pastruese. Përfitimet e ujit me limon shkojnë përtej detoksifikimit. “Ai i shton ujit përfitime mendore dhe fizike”, thotë dietologia e regjistruar Kylie Bensley, MS, RD, themeluese e Sulinu. “Ndërsa uji na ndihmon të qëndrojmë të hidratuar, shtimi i limonit është një veprim shumë i thjeshtë dhe i shpejtë që rrit funksionin e vetë ujit”. Përfitimet shëndetësore të ujit me limon janë të shumta. Më poshtë, Bensley dhe nutricionistja Laura Parada, drejtoreshë e Slow Life House,…
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Nailiri, ka rikthyer edhe një herë fjalët e tij të ngushëllimit për familjen e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, teksa ka treguar se humbja e tij e ka prekur jashtëzakonisht shumë.Gjatë një interviste televizive, ai rrëfeu se lajmi për vdekjen e këngëtarit e ka goditur rëndë emocionalisht.“Jam ndier shumë, shumë keq, sepse përveç që Shpatin e kam intervistuar pak kohë më parë, kemi jetuar në të njëjtin pallat kur ishim në Tiranë. Shkonim bashkë në palestër, kafen e mëngjesit pothuajse çdo ditë e pinim bashkë, dhe më ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tha ai,…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Avio Orav, mirëpriti sot dorëzimin e qetë të pushtetit lokal në katër komunat veriore, gjatë një takimi që mbajti në Zveçan me kryetarët e rinj të komunave.Ai theksoi rëndësinë e respektimit të ligjit dhe procesit demokratik në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.Ambasadori Orav gjithashtu nënvizoi nevojën për një bashkëpunim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale.“Mbështetja e BE-së për komunitetet jo-shumicë është e palëkundur, dhe bashkëpunimi konstruktiv midis autoriteteve lokale dhe qendrore është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm,” tha Orav./Telegrafi/
JUMBO po vjen për herë të parë në Gjakovë dhe më 12 Dhjetor, ora 10:00 do të hap dyqanin e tij të ri në Gjakova Park, Rruga “Nënë Tereza”. Dyqani do të sjell një eksperiencë gjithëpërfshirëse blerjesh si dhe shumëllojshmëri produktesh, duke filluar nga ato të fundvitit, shtëpinë, organizimin dhe pastrimin, lodrat dhe artikujt për bebe, produktet kozmetike etj.Qëllimi është që çdo vizitor të gjejë produkte që i shtojnë vlerë përditshmërisë, një element që e bën shtëpinë më të ngrohtë, apo pafund lodra dhe zbukurime për festat që sjellin buzëqeshje gjatë sezonit më të bukur të vitit.Për të festuar hapjen…
Hysen Çekaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kandidoi këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.Këtë e bëri të ditur vet Çekaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke treguar edhe arsyen. Çekaj tha se përgjegjësia që ka për familjen e tij sidomos për nënën, bën që mos të jetë pjesë e kësaj liste zgjedhore. “Siç e keni parë, kësaj radhe nuk do të jem kandidat për Kuvendin e Kosovës. Vullnetin, energjinë dhe bindjen për fitoren tonë të përbashkët i kam të plota – ato nuk më kanë munguar kurrë. Por, përballë përgjegjësive që kam ndaj…
Edhe dy ditë mbeten në dispozicion që banorët e Gostivarit, Vrapçishtit, Qendër Zhupës dhe Mavrovë-Rostushës të kontrollojnë listën zgjedhore. Shqyrtimi publik i listës mbyllet me 10 dhjetorit në mesnatë.Pak ditë kanë në dispozicion edhe partitë politike që të vendosin për kandidatët e tyre për këto katër komuna. Listat e kandidatëve dorëzohen më vonë deri më 11 dhjetor në ora 24, 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.Zgjedhjet lokale do të përsëriten më 11 janar në katër komunat ku nuk u arrit censusi i daljes prej të paktën 1/3 së votuesve më 19 tetor. Kodi zgjedhor parashikon që në përsëritjen e zgjedhjeve…
Hysen Çekaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës njëherit kandidati më i votuar nga mërgata në zgjedhjet e kaluara, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.Çekaj ka bërë të ditur se arsyeja kryesore e moskandidimit është përkujdesja ndaj nënës së tij.“Përballë përgjegjësive që kam ndaj familjes sime, e sidomos ndaj nënës time, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për praninë dhe përkujdesjen time, me keqardhje ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e listës”, tha ai.Megjithatë, Çekaj theksoi se vendimi për të mos kandiduar nuk nënkupton tërheqje…
Xherdan Shaqiri është rikthyer si protagonist te Baseli në fitoren 2-1 në udhëtim te Winterthur.Sulmuesi gjilanas ishte më i miri te Baseli, duke shënuar edhe golin e parë në këtë sfidë.33-vjeçari shkëlqeu në këtë sfidë, duke fituar edhe një penallti.Shaqiri mori notën 8,3 nga SofaScore që ishte një nga notat më të larta në gjithë Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari