Author: korrektpress

Bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Ukrainës kanë ngecur rreth një çështjeje kryesore: si ta detyrojnë Ukrainën të heqë dorë nga ajo që Kremlini nuk ka arritur ta kapë gjatë luftës – të gjithë rajonin e Donbasit, shkruan Politico.”Për çështjen e territorit, amerikanët janë të thjeshtë: Rusia kërkon që Ukraina të heqë dorë nga territoret dhe amerikanët vazhdojnë të mendojnë se si ta bëjnë këtë të ndodhë”, tha për Politico një zyrtar i lartë evropian i njohur me procesin e negociatave në kushte anonimiteti për të diskutuar një çështje të ndjeshme.”Amerikanët këmbëngulin që Ukraina duhet të largohet nga Donbasi, në…

Read More

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mujor për Statistikat e Hotelerisë, i cili tregon se sektori hotelier në vend ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë tetorit 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Gjatë tetorit 2025, hotelet në Kosovë regjistruan 60 737 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 5,5% në krahasim me tetorin 2024, kur u regjistruan 57 568 vizitorë.Nga numri total i vizitorëve:40,2% ishin vendorë59,7% ishin të huajPo ashtu, numri i net-qëndrimeve arriti në 142 672, ku 48,1% i takojnë vizitorëve vendas dhe 51,9% atyre të jashtëm.Sa i përket vizitorëve të brendshëm, Rajoni i…

Read More

Muzikantë, aktorë e fytyra të njohura të skenës edhe këtë vit do t’i drejtohen votuesve për një ulëse në Kuvend. Zgjedhjet e Parakohshme të 28 dhjetorit po e shndërrojnë garën politike në një skenë ku shoubizi dhe politika takohen sërish.Në listat e Lëvizjes Vetëvendosje, aktorja Adriana Matoshi synon mandatin e tretë, ndërsa këngëtarja Edona Llalloshi kërkon konfirmimin e dytë të votuesve. Në Partinë Demokratike të Kosovës rikthehet këngëtari Genc Prelvukaj, i cili në zgjedhjet e shkuara nuk arriti të siguronte vota të mjaftueshme.Ndërkohë, këngëtarja dhe arkitektja Eliza Hoxha garon për një mandat të ri, pas një angazhimi të vazhdueshëm në…

Read More

Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë ku po zhvillohet gara, kur banorja Alba Pollozhani aksidentalisht e tërhoqi Bia Khalifën. Ngjarja ka ndodhur gjatë një situate kur Alba po vraponte pas njërit prej banorëve.Alba humbi ekuilibrin dhe gjatë kohës që po vraponte, e tërhoqi atë për disa hapa. Foto: InstagramBia Khalifa duket se u surprizua nga incidenti, por nuk pati lëndime serioze. Ajo menjëherë u ngrit dhe vazhdoi duke u larguar nga konkurrentët e tjerë.Alba shpjegoi se e bëri pa-dashje, duke shtuar se kishte rënë në momentin kur ndodhi përplasja.Banorët e tjerë kanë reaguar me humor dhe…

Read More

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përfshirë Kosovën të hënën në listën e vende të sigurta të origjinës, në përpjekje për ta përshpejtuar kthimin e migrantëve, duke e bërë më të vështirë për qytetarët nga këto vende të kërkojnë azil në BE.Përveç listës për vendet e sigurta të origjinës, Këshilli arriti pajtueshmëri edhe për konceptin e vendeve të treta të sigurta.Blloku shpreson se këto akte ligjore do ta forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore të vendeve të sigurta në legjislacionin e BE-së për azil, synimi i të cilave është të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive azili për…

Read More

Paga minimale do të rritet në afër 26 mijë denarë nga marsi i vitit të ardhshëm. Rritja eventuale e kësaj shume mund të ndodh në fund të vitit nëse ka marrëveshje midis punëdhënësve, sindikatave dhe qeverisë.Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore përkrah rritjen e pagës minimale me lehtësime fiskale, ndërsa Konfedarata e Biznesit është pro me kusht që të merren parasysh përjashtime të caktuara. Mbetet të shikohet deri në fund të vitit se sa Lidhja e Sindikatave do të jetë më afër arritjes së qëllimit të saj. Dilema do të sqarohet pas takimit të Këshillit Ekonomik dhe Social, i cili është…

Read More

Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet verilindore të Japonisë, duke nxitur paralajmërimin për cunami. Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi se tërmeti me magnitudë 7.2 ndodhi pranë rajoneve Aomori dhe Hokkaido, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e mat magnitudën në 7.6 pranë qytetit Misawa. Tërmeti u ndie në pjesë të mëdha të veriut dhe lindjes së Japonisë rreth orës 11:15 të natës. Epiqendra ishte 80 km larg bregut të prefekturës Aomori, me një thellësi prej 50 km, sipas Agjencisë Meteorologjike. Autoritetet paralajmëruan për valë që mund të arrijnë deri në tre metra lartësi. Paralajmërimi për cunami është lëshuar për prefekturat Hokkaido,…

Read More

Policia e Kosovës, stacioni Policor Prizren, përmes Sektorit të Hetimeve, ka shënuar një tjetër sukses kundër veprave penale të vjedhjes.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë një pune intensive hetimore, më datë 08.12.2025, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar, meshkuj të moshës së re, të cilët dyshohen për kryerjen e pesë (5) rasteve të vjedhjes në qytetin e Prizrenit.“Gjatë intervistimit , të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen e pesë trotineteve në pesë lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për…

Read More

Kivi është një frut ushqyes që përmban fibra që ulin kolesterolin dhe vitaminë C që forcon imunitetin, ndër lëndë ushqyese të tjera që mbështesin një dietë të shëndetshme.Për t’ju ndihmuar të blini më me zgjuarsi, Health kontaktoi nutricionistët për të zbuluar se çfarë të kërkoni kur blini kivin më të ëmbël dhe më të pjekur.Kërkoni një kivi që është pak më i butëNutricionistja Samina Kallo thotë se një kivi i pjekur duhet të jetë pak më i butë kur shtypet, ngjashëm me një pjeshkë ose avokado të pjekur. Pra, nuk duhet të jetë i fortë si shkëmb ose i butë.Vetëm…

Read More

Hysen Çekaj kandidati më i votuar nga mërgata nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kandidoi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.Këtë e bëri të ditur vet Çekaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke treguar edhe arsyen. Çekaj tha se përgjegjësia që ka për familjen e tij sidomos për nënën, bën që mos të jetë pjesë e kësaj liste zgjedhore. “Siç e keni parë, kësaj radhe nuk do të jem kandidat për Kuvendin e Kosovës. Vullnetin, energjinë dhe bindjen për fitoren tonë të përbashkët i kam të plota – ato nuk më kanë munguar…

Read More