KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Të paktën 22 të vdekur nga shembja e dy ndërtesave në Marok

Të paktën 22 të vdekur nga shembja e dy ndërtesave në Marok

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi dy ndërtesa u shembën në qytetin maroken të Fezit.

Dy ndërtesa banimi katërkatëshe që u shembën herët të mërkurën në mëngjes përmbanin tetë familje, raportojnë mediat shtetërore, duke cituar zyrtarët lokalë.

Disa media marokene raportojnë se ndërtesat – të vendosura në periferinë jugperëndimore Al Massira të pjesës së re të qytetit – kishin treguar shenja përkeqësimi për disa vite. Një hetim është duke u zhvilluar tani.

Fezi, në Marokun verilindor, është një nga qytetet më të vjetra të vendit të Afrikës së Veriut, me pjesë që datojnë që nga shekulli i 8-të, si dhe është i treti më i populluar.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke vazhduar për të gjetur këdo që mund të jetë ende i bllokuar nën rrënoja.

Banorët e ndërtesave aty pranë janë evakuuar si masë parandaluese, raportojnë mediat shtetërore.

Ata që u dërguan në spital pësuan lëndime të ndryshme.

E banorët nxituan të fajësonin ndërtimet e parregullta.

Ministri i strehimit i vendit, Adib Ben Ibrahim, tha në janar se rreth 13,700 ndërtesa në të gjithë vendin ishin nën rrezik të menjëhershëm shembjeje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.