- Ministri iranian në Pakistan, por nuk është planifikuar takim me zyrtarët amerikanë
- Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme, në rend dite disa pika
- Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 26 gradë
- Sendet e Michael Jackson dalin në ankand, ndër to edhe doreza ikonike nga turneu “Bad” – çmimet deri në qindra mijëra dollarë
- Sot mbahet protestë në Çakorr për hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e rrugë
- Vëllai vjen nga Malësia e Madhe në Ferma VIP 3 për ta marrë motrën e tij pas lidhjes me Adionin: Familja nuk është dakord, për çfarë hyre këtu?
- Dita e ndeshjeve: Sot luhen dy takime të xhiros së 30-të – vëmendja në kryeqytet
- Parashikimi i motit për fundjavë, IHK thotë se kushtet janë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore
Author: korrektpress
Pas deklaratave të bëra nga Romeo Veshaj për marrëdhënien e tyre, Heidi Baci ka reaguar publikisht gjatë një interviste në “Wake Up”, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën si është trajtuar ndarja.Moderatorja theksoi se lidhja për të ka pasur rëndësi të madhe dhe se është ndjerë e lënduar nga mënyra si është paraqitur në publik, duke sqaruar se nuk ka qenë një histori e thjeshtë apo e shkurtër siç është përshkruar.“Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Jam mërzitur, jam lënduar, për mënyrën se si është folur për ish-marrëdhënien time. Jam lënduar se si është kaluar ajo marrëdhënie, si është…
Përfundoi rigjykimi për rastin “Besa Trans”, raporton Alsat.mk. Gjykata Penale e Shkupit sërish e shpalli fajtor pronarin e kompanisë Bekim Haxhiu për falsifikim të certifikatës së licencës dhe sërish e dënoi me 20 muaj burg. Ndërkohë kompania obligohet të japë 800 mijë denarë. Rasti nuk ka të bëjë me aksidentin, por falsifikim të certifikatës së licencës për autobusin e aksidentuar në Bullgari në nëntor të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Ashtu si në gjykimin e parë, palët qëndruan në pozitat e tyre. Në fjalët përfundimtare, organi i akuzës kërkoi dënimin e Bekim…
Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkuar shteteve partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026”, i cili po realizohet në Gjermani.Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në këtë ushtrim, FSK-ja, me një skuadër transporti nga Komanda e Logjistikës, po realizon operacione duke qenë e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane.“Ky ushtrim ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike në klasat I, III dhe V. FSK-ja po operon me automjetet e saj logjistike, duke qenë plotësisht e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane. Përmes këtij ushtrimi, pjesëtarët e Komandës…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për gjendjen e Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë, duke theksuar se ekipi ka një plan të qartë për këtë përballje dhe se kundërshtari është analizuar në detaje.Foda ka pranuar se Zhegrova nuk ka qenë në formën më të lehtë kohët e fundit, por megjithatë ka nënvizuar rëndësinë e tij për skuadrën, falë cilësive individuale dhe aftësisë për të bërë diferencën në momente kyçe. “Edon Zhegrova? Sigurisht e kemi një plan të qartë se si do të duket ekipi ndaj Sllovakisë. I kemi shikuar ndeshjet e Sllovakisë. E dimë…
Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar “biseda produktive” gjatë fundjavës dhe se ai do të shtyjë sulmet ushtarake kundër centraleve iraniane të energjisë për pesë ditë.Duke shkruar me shkronja të mëdha në Truth Social, Trump tha se mori vendimin për të shtyrë sulmet e kërcënuara bazuar në “tonin dhe përmbajtjen” e diskutimeve, përcjell Telegrafi. “JAM I KËNAQUR TË RAPORTOJ SE SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE VENDI I IRANIT KANË PASUR, GJATË DY DITËVE TË FUNDIT, BISEDA SHUMË TË MIRA DHE PRODUKTIVE LIDHUR ME NJË ZGJIDHJE TË PLOTË DHE TOTALE TË ARMIQËSIVE TONA…
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se “Dardanët” kanë disa alternativa për mbrojtësin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu.Kosova në sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë do të jetë pa dyshen që kanë qenë kyçe në këto kualifikuese, por Foda nuk i ka “qarë” këto lëndime.Ai në konferencë për media deklaroi se dyshja do të jenë mungesë e madhe, por Kosova e ka dëshmuar se mund ta zëvendësojë secilin pasi të gjithë japin më të mirën.“Sigurisht se mungesat kanë rol të rëndësishëm. Amiri është edhe kapiten përpos në top formë, është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Leon Avdullahu është strateg i madh,…
Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar sot pas protestës së djeshme, në të cilën u shënuar episode dhune.Në një reagim zyrtar, ambasada gjermane dënon aktet e dhunës ndaj personave dhe objekteve dhe i cilëson ato të papranueshme“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thekson ambasada. /Tch/
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda është shprehur optimist se do të kenë sukses me Sllovakinë.Ai në konferencë për shtyp dha lëvdata për ekipin sllovak dhe mënyrën si luajnë në kundërsulme, por premtoi se Kosova do të jep gjithçka për ta arritur finalen.“Jo nuk kemi ndonjë shqetësim sa i përket ndeshjes me Sllovakinë. Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por e dimë që Sllovakia ka një ekip shumë të fuqishme, kur e merr topin luan shumë mirë në kundërsulme”.“Kemi besim shumë në kombëtare, kemi treguar se mund të luajmë shumë mirë si mysafir dhe të fitojmë…
Kombëtarja e Kosovës ka marrë një tjetër përforcim para ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë, e vlefshme për fazën e playoff-it drejt Kupës së Botës 2026. Sipas menaxherit të ekipit, Bajram Shala, skuadrës i është bashkuar edhe futbollisti Leard Sadriu, i cili do të jetë lojtari i 25-të në grumbullim.“Informacioni i fundit është që ekipit i bashkohet edhe Leard Sadriu, si lojtari i 25-të, ndërsa kuptohet mungesat janë Amir Rrahmani, Leon Avdullahu dhe Leart Paqarada”, tha menaxheri i ekipit Bajram Shala.Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet më 26 mars në Bratislavë dhe është pjesë e një përballjeje vendimtare. Kjo ndeshje pritet…
Ekspozita “SHIFT” e artistit Shuk Orani do të hapet më 25 mars 2026, në orën 19:00, në GOCAT Gallery, nën kurimin e Elton Koritarit.“SHIFT” shënon ekspozitën e parë personale të Oranit në Shqipëri dhe paraqet një udhëtim artistik në një territor të ndërmjetëm mes ndjeshmërisë njerëzore, shenjës dhe inteligjencës artificiale. Artisti, i lindur në Prishtinë dhe me bazë në Gjermani, sjell në këtë ekspozitë piktura abstrakte monumentale, duke trajtuar një nga pyetjet më aktuale për artin sot: çfarë mbetet nga arti përballë zhvillimit të inteligjencës artificiale? Ekspozita zhvillohet mes dy gjendjeve perceptimi: njëra e qartë, e strukturuar dhe lehtësisht e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari