Gjykata Speciale ka shpallur aktgjykimin në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë, duke shqiptuar gjithsej 41 muaj burgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajn e Fadil Fazliun.
Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim për vepra penale që përfshijnë tentativën për pengimin e personave zyrtarë, shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjen ndaj gjykatës, raporton Klankosova.tv
Ndërkaq, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë dënuar me nga 12 muaj burgim secili, ndërsa Hajredin Kuçi ka marrë dënimin prej një muaji burgim me kusht.
Në këtë rast, Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm.
Pas shpalljes së aktgjykimit, Smakaj dhe Fazliu do të lirohen, pasi kohën e kaluar në paraburgim e kanë mbuluar me dënimin e shqiptuar. /Klankosova.tv

