Author: korrektpress

Familja mbretërore britanike është zgjeruar me një anëtare të re. Princesha Eugenie ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një vajzë, në një spital në Lisbonë. Foshnja lindi të hënën në orën 18:20 sipas kohës britanike dhe peshonte rreth 2.970 gramë në lindje. View this post on Instagram A post shared by Princess Eugenie (@princesseugenie)Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj Jack Brooksbank e konfirmuan lajmin dhe u shprehën të lumtur për ardhjen e vajzës së tyre, ndërsa emri nuk është bërë publik. Pallati Buckingham njoftoi se mbreti Charles, mbretëresha Camilla dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore e…

Read More

Komiteti Gjyqësor i Senatit amerikan miratoi me 12 vota pro dhe 10 kundër emërimin e Todd Blanche si prokurorin e përgjithshëm të ardhshëm të SHBA-së, duke i hapur rrugën votimit përfundimtar në Senatin e plotë.Blanche, ish-avokat personal i presidentit Donald Trump dhe aktualisht prokuror i përgjithshëm në detyrë, është përballur me kritika nga demokratët, të cilët kanë ngritur shqetësime mbi pavarësinë e Departamentit të Drejtësisë nën drejtimin e tij.Senatori Chris Coons, demokrati më i lartë në Komitetin Gjyqësor, kundërshtoi emërimin para votimit, duke deklaruar se qytetarët amerikanë meritojnë një Departament Drejtësie të pavarur dhe transparent.“Unë nuk besoj se Blanche mund…

Read More

Në vazhdën e përpjekjeve për marrëveshje politike, sot pritet të takohen sërish kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.Telegrafi mëson se takimi i radhës Kurti-Abdixhiku pritet të zhvillohet sot. Kurti dhe Abdixhiku janë takuar edhe të martën, në një takim tre orësh, por që nuk rezultoi me marrëveshje. Pas takimit të së martës, liderët partiakë theksuan se ndonëse nuk është arritur marrëveshje, takimi është zhvilluar në frymë konstruktive. Ndryshe, të enjten, më 6 gusht në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shuarja e zjarreve në Shqipëri, teksa tashmë është vënë në ndihmë edhe avioni i parë zjarrfikës.Teksa e konsideron gushtin sfidues sa i përket vatrave aktive në vend, Rama shprehet se kjo periudhë i gjen më të përgatitur.“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Evropës aktualisht”, shkruan…

Read More

Në vende serioze partitë politike flasin për programin e qeverisjes, në Kosovë debati fillon e mbaron për poste: kush çka po merr. Kështu po ngjet edhe kësaj radhe. Dhe sërish kjo është fyerje ndaj elektoratit. Ky popull duket se ka më shumë durim se ç’kanë politikanët kohë të tallen me të. Ah, e kush po bëhet president?Le ta marrim si shembull Gjermaninë: pas zgjedhjeve parlamentare partia që del e para zakonisht i bën ofertë për koalicion njërës prej partive të përfaqësuara në Bundestag. Takohen delegacionet e të dy partive. Ato përbëhen nga liderë partiakë dhe nga ekspertë të fushave të…

Read More

Mohamed Salah ka mbërritur në Stamboll, ku është pritur nga një numër i madh tifozësh të Trabzonsporit.Ylli egjiptian është shfaqur për herë të parë me fanellën e klubit turk, duke paralajmëruar fillimin e një aventure të re në karrierën e tij.Sipas raportimeve, 34-vjeçari do t’u nënshtrohetekzaminimeve mjekësore në Stamboll, përpara se të udhëtojë drejt Trabzonit për prezantimin dhe nënshkrimin e kontratës. Salah pritet të firmosë një marrëveshje dyvjeçare me Trabzonsporin, pasi u largua nga Liverpooli si futbollist i lirë. Klubi turk kishte konfirmuar më herët se negociatat për transferimin e sulmuesit egjiptian ishin në zhvillim.Transferimi i Salahut konsiderohet një nga…

Read More

Një turist holandez dhe dy fëmijët e tij të mitur janë shpëtuar pas një operacioni rreth katërorësh kërkim-shpëtimi, pasi mbetën të bllokuar në një zonë të thepisur të Kanioneve të Gjipesë.Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u zhvillua mbrëmjen e së martës nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta Forcë”. Pas marrjes së njoftimit nga turisti se ai dhe dy fëmijët e tij kishin mbetur të izoluar, u organizua menjëherë ndërhyrja.Për rreth katër orë, efektivët zhvilluan kërkime intensive në kushte errësire dhe në një terren tepër të vështirë, duke arritur t’i lokalizojnë dhe t’i evakuojnë…

Read More

Phil Foden ka zbuluar se është impresionuar nga ndryshimet që Enzo Maresca ka sjellë te Manchester City gjatë fazës përgatitore, duke vlerësuar idetë e reja të trajnerit italian pas largimit të Pep Guardiolës.Maresca mori drejtimin e kampionëve të Anglisë pas përfundimit të epokës dhjetëvjeçare të Guardiolës në “Etihad”, periudhë gjatë së cilës spanjolli fitoi 20 trofe me klubin.Foden ka kaluar gjithë karrierën e tij te Manchester City nën drejtimin e Guardiolës, i cili i dha debutimin me ekipin e parë në vitin 2017. Vetëm Bernardo Silva (460), Kevin De Bruyne (381) dhe Ederson (372) kanë zhvilluar më shumë ndeshje nën…

Read More

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë muajit korrik kanë realizuar të ardhurat më të larta mujore në histori, në vlerë prej 14,14 miliardë denarësh, ose 1,5 miliardë denarë (11,8%) më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, deklaroi se këto rezultate dëshmojnë se sistemi i ndërtuar gjatë dy viteve të fundit po rrit aftësinë e shtetit për të gjeneruar më shumë të ardhura.Sipas tij, fakti që për të katërtën herë në dy vitet e fundit po thyhen rekordet historike të arkëtimit nuk është i rëndësishëm vetëm për shkak të shifrave, por edhe për…

Read More

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur mbështetje parimore për rritjen e pagës minimale në 500 euro, por ka kërkuar nga Qeveria transparencë lidhur me analizat ekonomike dhe sociale që kanë paraprirë këtë vendim.AKB, përmes një reagimi, ka thënë se rritja e pagave dhe përmirësimi i mirëqenies së punëtorëve janë në interes të ekonomisë, por ka ngritur shqetësime për mënyrën se si është vendosur dhe zbatuar paga minimale prej 500 eurosh.“AKB e mbështet parimisht rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve në Kosovë. Megjithatë, AKB shpreh shqetësim serioz për mënyrën se si është vendosur dhe zbatuar paga minimale…

Read More