Author: korrektpress

Partia opozitare LSDM ka akuzuar Qeverinë se ka lidhur marrëveshje për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit me vlerë prej 100 mijë eurosh, përmes procedurës së negociimit pa shpallje publike, në kohën kur qytetarët e Gostivarit përballeshin me pasojat shëndetësore nga uji i kontaminuar, Qeveria ka realizuar një “biznes marrëveshje pa tender”. LSDM: Qeveria bleu 100 mijë euro ujë të pijshëm për Gostivarin, nga fabrika e cila ka pronar një njeri të afërt me OBRM-PDUKM-në LSDM pretendon se marrëveshja është lidhur me kompaninë “Kozhuvçanka”, në pronësi të kryetarit të Komunës së Kavadarit, ndërsa procedurën e ka zhvilluar…

Read More

Komuna e Podujevës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të situatës së rënduar me grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në qytet dhe fshatra.Vendimi është marrë nga Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe do të jetë në fuqi nga 5 gushti deri më 5 nëntor 2026.Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili është edhe kryesues i Shtabit, tha se situata me mbeturinat është përkeqësuar gjatë muajve të fundit.“Ka disa muaj që menaxhimi me mbeturina në qytet dhe fshatra të Podujevës është i rënduar”, deklaroi Bulliqi.Sipas tij, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” më herët kishte kërkuar të lirohej nga shërbimi në…

Read More

Komuna e Skenderajt ka njoftuar shfrytëzuesit e parkingjeve në rrugën “Fehmi dhe Xheve Lladrovci”, të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit, që të parashtrojnë kërkesë për vazhdimin e përdorimit të hapësirës publike.Sipas njoftimit të komunës, personat që ende nuk kanë dorëzuar kërkesë duhet ta bëjnë këtë përmes arkivës së Komunës së Skenderajt.“Me rastin e shqyrtimit të kërkesave, përparësi do t’u jepet banorëve që banojnë pranë hapësirës së parkingut, në përputhje me kriteret dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.Komuna u ka bërë thirrje shfrytëzuesve që kërkesat t’i dorëzojnë sa më parë, në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i rregullt…

Read More

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bën thirrje të gjithë punëdhënësve, në kushtet kur paralajmërohet se sot dhe në ditët në vijim do të ketë temperatura të larta, t’i respektojnë masat e parashikuara me Planin e Veprimit për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit mbi shëndetin e popullates.“Në drejtim të përballjes me temperaturat e larta të paralajmëruara, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon nga punëdhënësit t’i respektojnë masat për siguri dhe shëndet në punë, ta zvogëlojnë dhe ta ndalojnë punën në ambiente të hapura për punëtorët gjatë pjesëve më të nxehta të ditës, si dhe t’i sigurojnë të…

Read More

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur afatin për aplikim për Pagesa Direkte për disa kategori të aktiviteteve bujqësore.Thirrja vlen për fermerët në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa aplikimi mund të bëhet nga 3 gushti deri më 3 shtator 2026, në orën 16:00.Sipas njoftimit të MBPZhR-së, Pagesat Direkte përfshijnë këto aktivitete:qumështin, sipas kategorive të cilësisë;therjet e raportuara të gjedhit;viçat për majmëri;zogjtë për majmëri (brojlerë);akuakulturën.Ministria ka bërë të ditur se kriteret dhe kushtet që duhet t’i plotësojnë aplikuesit janë të publikuara në uebfaqet zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural…

Read More

Përfaqësuesve të Listës Serbe, Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq, u është dorëzuar ftesë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës që, në cilësinë e të pandehurve, të japin deklaratat e tyre më 13 gusht.Sipas Listës Serbe, ata akuzohen për falsifikim të dokumentacionit, që, sipas interpretimit të këtij subjekti, po ndiqen penalisht për shkak se kanë qenë në krye të institucioneve serbe, të cilat Prishtina nuk i njeh.Bëhet fjalë për rezistencën e tyre për t’i dorëzuar zyrat e katër komunave veriore, tre vjet më parë.”Kjo përbën pjesë të një plani më të gjerë të drejtuar ndaj përndjekjes…

Read More

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila ka pritur sot inspektorët komunalë, të cilët tashmë do të veprojnë në kuadër të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT).Me këtë rast, ministrja Kusari-Lila u ka uruar mirëseardhje 15 inspektorëve të transferuar nga niveli lokal, në përputhje me Ligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.Ajo u shpreh se me këtë hap po forcojnë kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, duke avancuar zbatimin e reformës së mbikëqyrjes së tregut. Me këtë transferim, sipas…

Read More

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vjedhje në një fabrikë jashtë funksionit në Dragash.Sipas Policisë, rasti është raportuar të martën në mbrëmje, ndërsa veprimet policore kanë çuar në arrestimin e tre të dyshuarve brenda një periudhe prej rreth 15 minutash.I dyshuari i parë, sipas njoftimit, është arrestuar rreth orës 22:30 brenda objektit të fabrikës, ndërsa rreth orës 22:45 janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.“Në vendin e ngjarjes, te të dyshuarit, janë gjetur mjete të përdorura për vjedhje si: dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe një automjet që i përkiste njërës nga të dyshuarit”,…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet E.R., i cili ka qenë në kërkim në bazë të urdhërarresteve aktive dhe letër-rreshtimit vendor e ndërkombëtar.Sipas Prokurorisë, kërkesa për paraburgim është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se E.R. ka kryer disa vepra penale, si dhe për shkak të ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase.“Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka…

Read More

Përfaqësuesit amerikanë shohin shenja për një marrëveshje të afërt me Iranin, edhe pse një propozim iranian për Ngushticën e Hormuzit po ngjall skepticizëm.Pas kërcënimit të fundit nga Presidenti amerikan Donald Trump ndaj Iranit përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të konfliktit vazhdojnë. “Të gjithë në rajon po punojnë së bashku për të shmangur një përshkallëzim të situatës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid al-Ansari, në kryeqytetin Doha. Ai foli për përpjekje diplomatike që janë ende në zhvillim dhe që, sipas tij, “tashmë kanë avancuar ndjeshëm”.Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi se në bisedimet e vazhdueshme janë…

Read More