- Mariah Carey përballë kryeveprës së Da Vinçit, fansat e shpallin memen e radhës
- Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës, i mban disa orë në kufi
- Zgjedhjet në SHBA, çfarë rrezikon ekonomia zvicerane nga rezultati i 3 nëntorit?
- Çfarë e “fik” libidon te gratë dhe a e dëmton vërtet shëndetin mungesa e seksit?
- BMW hap një kapitull të ri në Gjermani
- Luftë në rrugët e Brukselit – protestat paralizojnë Belgjikën
- Rusi i arrestuar në Mal të Zi shpërndante dezinformata edhe për Kosovën
- Telefonat dhe televizorët te foshnjat: Deri në çfarë moshe rekomandohet të shmangen?
Author: korrektpress
Marrëdhënia e ngushtë midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i ka afruar vendet më shumë me zgjidhjen e çështjeve që çuan në përjashtimin e Turqisë nga programi i aeroplanëve luftarakë F-35.Kështu ka thënë të mërkurën ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Ankara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.”Marrëdhënia pozitive midis Presidentit Trump dhe Presidentit Erdogan ka krijuar një atmosferë të re bashkëpunimi, e cila ka çuar në bisedat më të frytshme që kemi pasur mbi këtë temë në gati një dekadë”, shkroi ambasadori Tom Barrack në një postim në mediat sociale.Gjatë mandatit të parë…
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet i dhanë fund thashethemeve për ndarje teksa dolën së bashku në një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit “Marty Supreme”, të mbajtur të hënën në Los Angeles.Çifti, i cili është në lidhje prej më shumë se dy vjetësh — mahniti me veshje në nuanca neon-portokalli, ndërsa pozonin dorë për dore.Të dy nuk ngurruan të shfaqnin afeksion publik, pasi dora e aktorit të “Call Me By Your Name” nuk u largua asnjë çast nga beli i Jenner. Foto: Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet / FilmMagic Edhe 28-vjeçarja u mbështet me butësi…
Shqipëria po jeton një prej momenteve më të bukura sportive të viteve të fundit. Entuziazmi në vend është i jashtëzakonshëm, ndërsa kombëtarja po kërkon të vendosë copën e fundit të “enigmës” për të siguruar pjesëmarrjen e saj të parë në një fazë eliminatore të Kupës së Botës. Vetë përzgjedhësi brazilian e përshkruan këtë udhëtim si një nga përvojat më të rëndësishme të karrierës së tij.“Pas fitores ndaj Serbisë, gjithçka ndryshoi. Na pritën me aq shumë entuziazëm sa e kuptuam se futbolli po nxjerr Shqipërinë në një dimension të ri”, thotë Sylvinho. Ai shprehet se tri vitet e punës në krye…
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhjet e 11 janarit që do të mbahen në Gostivar e Vrapçisht.Kandidat për komunën e Gostivarit do të jetë Valbon Limani ndërsa për komunën e Vrapçishtit do të jetë Isen Shabani.Zgjedhjet e reja në këto komuna mbahen më 11 janar, kx vendim vjen pasi nuk u arrit censusi në zgjedhjet e rregullta lokale të 19 tetorit.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës shënoi 50-vjetorin e themelimit, një përvjetor jubilar që u përkujtua me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, akademikë nga rajoni dhe Evropa.Në fjalimin e saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi themeluesit dhe akademikët që kanë punuar në rrethana jashtëzakonisht të vështira, duke kontribuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe interesit kombëtar. Ajo theksoi rolin e Akademisë në formimin politik, arsimor dhe kulturor të Kosovës, duke e lidhur shtetin me qendrat botërore të dijes dhe duke artikuluar idetë që kanë dhënë drejtim rrugës së vendit drejt një…
Pritja më në fund ka përfunduar. Pas një viti të trazuar, plot lëndime, minuta të pakta dhe rikuperim të gjatë, Edon Zhegrova do të nisë sonte titullar për Juventusin në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Pafos FC. Lajmi u konfirmua fillimisht nga Luciano Spalletti në “Sky”, ndërsa tashmë është zyrtarizuar edhe nga klubi.Ky është starti i tij i parë që nga transferimi në Torino, një moment që tifozët bardhezinj e kanë kërkuar vazhdimisht dhe që më në fund po realizohet.Paraqitja e fundit e Zhegrovës si titullar, në fakt, daton më 14 dhjetor 2024, në një ndeshje lige Lille…
Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) dhe Ekipi i Monitorimit Ndërlidhës (LMT) i Komandës Rajonale Lindje të misionit KFOR, i udhëhequr nga NATO, mori pjesë në një ceremoni zyrtare për dorëzimin e pajisjeve të reja zjarrfikëse për Departamentin e Zjarrfikësve të Komunës së Prishtinës.Ky donacion synon të rrisë kapacitetin e zjarrfikësve për t’iu përgjigjur emergjencave në mënyrë të shpejtë dhe efektive, duke përmirësuar sigurinë e tyre gjatë operacioneve të rrezikshme dhe duke mbrojtur qytetarët e Kosovës.“Donacioni i KFOR-it rrit aftësinë e zjarrfikësve për t’iu përgjigjur emergjencave dhe për të mbrojtur njerëzit që jetojnë në të gjithë Kosovën. Aktivitetet e CIMIC synojnë…
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Fjolla Morina, ka ndarë një rrëfim të ndjeshëm me bashkëbanorin Londrim Ahmetaj, duke zbuluar detaje të reja rreth çështjes së saj të hapur me drejtësinë.Gjatë bisedës, këngëtarja tregoi se prej vitesh po përballet me pasoja serioze pas akuzës për posedim armësh, një rast që sipas saj ende nuk është mbyllur dhe vazhdon të ndiqet në gjykatë. “Unë akuzohem për armë, ajo s’ka qenë e imja, ka qenë e atij. Qe pesë vjet, për gjashtë s’mund të dal as prej Kosovës. Në proces gjyqësor jam”, u shpreh Fjolla. View this post on Instagram A post…
Gjumi i mjaftueshëm cilësor është thelbësor për shëndetin tonë fizik dhe emocional, por shumë njerëz vuajnë nga lodhja kronike. Cilësia e gjumit ndikohet nga shumë faktorë, nga puna dhe detyrimet familjare deri te zakonet e mbrëmjes, por shpesh harrojmë se ajo që bëjmë në mëngjes mund të përcaktojë edhe nëse biem në gjumë lehtë natën, shkruan HuffPost.Shumë kafeinë në fillim të ditësEdhe pse mund të duket e qartë, shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa shumë kafeja e mëngjesit mund ta prishë rutinën e gjumit të mbrëmjes. Shumica e të rriturve të shëndetshëm mund të konsumojnë në mënyrë të sigurt…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me shpërthimin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, të ndodhur më 29 nëntor 2024. Kurti theksoi se hetimet janë realizuar pas një bashkëpunimi të ngushtë mes institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë së Kosovës dhe FBI-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, të akuzuarit kanë qenë në vendin e ngjarjes natën kritike dhe janë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhura me terroristin Millan Radoiçiq dhe struktura të tjera shtetërore serbe që planifikuan dhe urdhëruan sulmin.“Integriteti…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari