- Sydney Sweeney pozon me të brendshme nga marka e saj pas suksesit të reklamës virale
- Nga ditët si futbollist te përgjegjësia për klubin e 2 Korrikut – Shaban Baholli, mysafir në “Arena e Yjeve”
- Një burrë i shpëton për pak sulmit rus me dron pranë Kievit
- Ulutash mban adresimin lamtumirës: Siguria sot, shumë më e mirë se më 1999
- Maqedoni, dhjetë shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm
- Gjorgjievski paralajmëron rikthimin e dyqaneve të luleve
- Ministria këshillon qytetarët si ta kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes
- Befason Martha Stewart, markat i japin një buxhet prej 40 mijë dollarësh për veshjet që të marrë pjesë në sfilatat e modës
Author: korrektpress
Anëtari i familjes Jashari dhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka përkujtuar sot 27-vjetorin e nisjes së rreth 150 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt Kosovës, pas stërvitjes dhe armatimit në Shqipëri.Sipas Jasharit, në mëngjesin e 14 dhjetorit 1998, në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut, Komandanti i Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqi – Kapuqi, së bashku me 40 bashkëluftëtarë, ranë heroikisht në përballje me forcat serbe, duke u bërë të pavdekshëm në historinë e lirisë së Kosovës.Ai theksoi se Komandanti Mujë Krasniqi ishte ndër bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të…
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftojnë se në vendkalimin kufitar Qafë thanë inspektorët e AUV-së kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve mish pule i ngrirë nga Brazili. Siç bëjnë të ditur nga AUV pas nxjerrjes së endimit për ndalim importi nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, është kthyer në vendin eksportues – Brazil.“Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në vendkalimin kuftari Qafë Thanë kanë ndalur importin e mbi 26 ton mish pule i ngrirë pa kockë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për import. Dërgesa me 2167 paketime me nga 12 kilogram mish i ngrirë pule, pas nxjerrjes…
Në përvjetorin e 7-të të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke theksuar se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.“Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. Shtatë vite guxim, shtatë vite krenari, shtatë vite Ushtria e Kosovës krah nesh”, ka shkruar Haradinaj.Ai ka nënvizuar se Ushtria e Kosovës lindi nga sakrifica e madhe e luftës çlirimtare, nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë,…
Mesfushori Lindon Emërllahu e ka refuzuar përfundimisht skuadrën e famshme gjermane Werder Bremen dhe do t’i bashkohet klubit ukrainas Polissya Zhytomyr.Marrëveshja mes klubeve si dhe lojtarit është kompletuar, ku Cluj do të përfitojë 1.5 milionë euro për shërbimet e yllit kosovar, ndërsa ky i fundit do të paguhet mbi 30 mijë euro në muaj.Sidoqoftë, mediumi rumun “digisport” raporton se Cluj e ka “detyruar” Emërllahun ta pranojë këtë destinacion, pasi në garë ka qenë edhe Werder Bremeni i Bundesligas. “Emërllahu do ta preferonte një kampionat tjetër, më të fortë dhe sigurt, duke ditur se ka luftë në Ukrainë. Sidoqoftë, Nelutu Varga…
Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre super përballje në kuadër të Superligës së Kosovës.Vëmendja padyshim do të jetë të derbi lokal Drita – Gjilan, por përballje tejet interesante pritet edhe mes Ballkanit e Prishtinës.Në anën tjetër, Llapi do ta presë skuadrën që po kalon një formë të shkëlqyer, Malishevën. Përpos Llapit, të gjitha skuadrat janë në diferencë të vogël pikësh prandaj do të provojnë t’i arkëtojnë vetëm pikët e plota.Kujtojmë, të tre takimet do të nisin me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/
Policia australiane ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri dhe lëndime në plazhin Bondi të Sidneit.“Operacioni policor është duke vazhduar dhe ne vazhdojmë t’i nxisim njerëzit të shmangin zonën”, deklaroi policia e Uellsit të Ri Jugor.Gazeta “Sydney Morning Herald” tha se disa persona ishin plagosur, ndërsa rrjetet televizive “Sky” dhe “ABC” transmetuan pamje që tregonin njerëz të shtrirë përtokë.“Pashë të paktën 10 persona në tokë dhe gjak kudo”, tha 30-vjeçari vendas Harry Wilson, i cili ishte dëshmitar i të shtënave.Over 2,000 members of the Jewish community held a Hanukkah celebration at Bondi…
Kim Kardashian, ylli i njohur i televizionit dhe i rrjeteve sociale, po shfaqet në një nga video-lojërat më të popullarizuara, Fortnite. Njoftimi u bë nga vetë Kim në rrjetin X (ish-Twitter), ku shkroi “shihemi në lojën Fortnite”.Epic Games, kompania pas Fortnite, ka njoftuar organizimin e turneut “Kim Kardashian Icon Cup”, i cili fillon më 12 dhjetor. Lojtarët që performojnë më mirë do të kenë mundësinë të fitojnë qasje të parakohshme për të përdorur skin-in e yllit të famshëm. Ata që fitojnë të paktën 8 pikë do të marrin gjithashtu një spray ekskluziv në lojë.Përveç pjesëmarrjes në turne, veshja e Kardashian…
Pas më shumë se dhjetë vjetësh ndërprerjeje, naftësjellësi Selanik–Shkup po kthehet sërish në funksion, pasi në vitin 2013 kompania greke “Hellenic Petroleum”, sot HELLENiQ Energy, e nxori jashtë përdorimit duke e konsideruar jofitimprurës, informon Radio Evropa e Lirë. Rinisja e transportit të derivateve të naftës drejt Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë deri në fund të vitit, tha kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski.“Ne si shtet po i zbatojmë të gjitha hapat që ky naftësjellës, i cili për shumë vite ishte dëmtuar dhe konservuar, të vihet në funksion. Po vazhdojnë inspektimet, mendoj se tashmë kanë përfunduar, pritet të nisin provat e presionit.…
Pas kthimit të tij nga vendi ku ishte fshehur, Labi u përball me Londrimin, duke shkaktuar një moment tensioni në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4. Londrimi, i acaruar nga gjesti i Labit, i tha: “Pas gjestit që bëre sot, tani përfundimisht e kam parë që më s’ka çfarë të kërkojë këtu. Kerko falje, ofendo edhe një herë më shumë, prandaj ke dalë”.Labi u përgjigj qetësisht: “Faleminderit”. Londrimi e pyeti më tej: “Domethënë je i vetëdijshëm se çfarë ke bërë?” Ndërsa Labi, përgjigjet herë po e herë jo, duke mos qenë serioz. BBVK/InstagramLondrimi shprehu se nuk mund të kapte…
Kryeministri Edi Rama komentoi në podkastin e tij “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi pezullimin nga detyra për zv.kryeministren Belinda Balluku.Rama tha se vendimi i dha fund një precedenti unik në botë ku gjykatësi dhe prokurori morën kompetencat e qeverisë dhe kuvendit.“Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps një brutalitet, ndërsa në aspektin ndërinstitucional kjo befasi ku një prokuror dhe gjykatës morën kompetenca e kryeministrit, parlamentit duke tollovitur shtetit kërkon medoemos një reflektim ndërinstitucional. Jo thjesht e vetëm mbi këtë rast, po në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të pavarësisë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari