Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të grabitjes në fshatin Trudë të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur më 7 tetor në ora 02:40.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturë në dalje të autostradës e kanë ndaluar tre persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë nga kuleta 1500€ para të gatshme”, thuhet në raport.
Po ashtu njëri prej të dyshuarve e goditur viktimën për çka viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar. /Telegrafi/