Author: korrektpress

Google ka vendosur të ndërpresë funksionimin e Google Assistant në pajisjet Android dhe ta zëvendësojë atë me asistentin e ri me inteligjencë artificiale Gemini.Kalimi te platforma e re do të nisë më 4 shtator 2026, kur përdoruesit nuk do të mund ta përdorin më Assistant në telefonat dhe pajisjet e mbështetura.Pas pothuajse një dekade përdorimi, Google Assistant po largohet gradualisht nga ekosistemi Android, ndërsa kompania po përqendrohet te Gemini si asistenti i saj kryesor i bazuar në inteligjencën artificiale.Gemini do të marrë përsipër shumicën e funksioneve që më parë kryheshin nga Google Assistant, duke përfshirë komandat me zë, përgjigjet ndaj…

Read More

Zendaya dhe Tom Holland thuhet se organizuan këtë javë një festë sekrete për martesën e tyre në hotelin luksoz Beaverbrook në Surrey të Anglisë, për të cilën, sipas raportimeve të Daily Mail, shpenzuan rreth 500 mijë funte (rreth 583 euro).Aktori kishte konfirmuar që në qershor se ai dhe Zendaya ishin martuar më herët gjatë këtij viti në një ceremoni intime. Pas angazhimeve të shumta profesionale dhe turneve promovuese për projektet e tyre më të reja, çifti vendosi të organizonte një festë të madhe për familjarët dhe miqtë e ngushtë.Sipas raportimeve, ceremonia u mbajt në hotelin luksoz Beaverbrook, një kompleks prej…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 37°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje.Temperaturat do të mbeten paksa mbi mesataren shumëvjeçare, megjithatë konsiderohen normale për stinën e verës. /Telegrafi/

Read More

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.Lajmin e ka bërë të ditur i bashkëvendasi i tyre, Qerim Rexhepi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.Sipas tij, viktimat janë Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, si dhe Laurenti Aliu, 16 vjeç.“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. Kanë ndërruar jetë: vëllai i Remzi Aliut, Tahiri 61 vjeç, djali i Tahirit, Gentiani 34 vjeç,…

Read More

Studimi global tregon se një pjesë gjithnjë e më e madhe e jetës po kalohet me sëmundje ose aftësi të kufizuaraJetëgjatësia mesatare është rritur ndjeshëm gjatë shekullit të fundit dhe tani arrin në 73,8 vjet, falë rënies së madhe të sëmundjeve infektive dhe vdekshmërisë së nënave e fëmijëve, si dhe përparimit në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike.Megjithatë, vitet e fituara nuk do të thotë se kalohen domosdoshmërisht me shëndet të mirë, tregon studimi i publikuar në revistën The Lancet Public Health.Meqenëse rritja e jetëgjatësisë po e tejkalon përmirësimin e jetëgjatësisë së shëndetshme në pothuajse të gjitha 204 vendet dhe…

Read More

Një instruktore e re fluturimi në Florida arriti të kryejë një ulje emergjente në një autostradë pasi aeroplani me të cilin po fluturonte pësoi një defekt serioz gjatë një ore mësimi.Emily Shelton, 21 vjeçe, ishte në fluturim me një nxënës, i cili po zhvillonte pikërisht mësimin e tij të parë të pilotimit, kur në kabinë filluan të përhapeshin avuj vaji dhe presioni i vajit të motorit ra papritur.Duke vlerësuar se avioni nuk do të arrinte të kthehej në aeroport, Shelton shpalli emergjencë dhe vendosi ta ulte mjetin fluturues në autostradën Interstate 10 në Florida, shkruan bbc. Manovra kërkoi qetësi dhe…

Read More

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar nga autoritetet e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, mbrëmjen e së enjtes.Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për “Kossev”. “Po merret në pyetje. Nuk do të thotë se ai do të dërgohet në mbajtje”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur arsyet e ndalimit apo nëse ndaj personit në fjalë ekzistojnë dyshime për ndonjë vepër penale.Ndërkohë, Telegrafi ka tentuar të marrë një deklaratë shtesë nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por deri në orët e mbrëmjes nuk ka…

Read More

Sipas gazetarit të AS, Jose Felix Diaz, Rodri zyrtarisht e ka informuar Real Madridin se ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës.Mesfushori i Manchester Cityt ka refuzuar një ofertë tërheqëse financiare nga klubi madrilen, duke zgjedhur në vend të saj projektin sportiv të klubit katalanas.Në Valdebebas, drejtuesit e Real Madridit e kanë pranuar vendimin e tij, duke besuar se çdo lojtar që vesh fanellën e “Los Blancos” duhet të tregojë bindje absolute për t’u bërë pjesë e klubit.Rodri ka përmendur stilin e lojës së Barcelonës, trashëgiminë e Pep Guardiolës dhe marrëdhëniet e forta me bashkëlojtarët e tij nga Kombëtarja e Spanjës si…

Read More

Shkencëtarët kanë përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale për të krijuar forma të reja virusesh që nuk ekzistojnë në natyrë.Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm për mjekësinë dhe bioteknologjinë, duke hapur mundësi të reja për kërkime shkencore dhe zhvillimin e terapive të avancuara. Megjithatë, ai ka ngritur gjithashtu shqetësime serioze për rreziqet e mundshme dhe keqpërdorimin e kësaj teknologjie.Sipas një studimi të publikuar në revistën Science, një ekip studiuesish nga Arc Institute ka trajnuar një model të inteligjencës artificiale të quajtur Evo. Ky model është krijuar për të analizuar dhe kuptuar modelet në ADN, duke përdorur këtë informacion…

Read More

Një shtetas kosovar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën pranë fshatit Fan në Mirditë të Shqipërisë.Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, rreth orës 20:00, shtetasi me inicialet L. D., 38 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.Si pasojë e përplasjes, 38-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.Në vendin e ngjarjes ka dalë grupi hetimor, i cili po punon për…

Read More