- Intimiteti në këtë vend mund të ndikojë në shëndet dhe fertilitet
- Why do so many countries want to join the EU, but not the rich countries of Europe?
- Pse kaq shumë shtete duan të anëtarësohen në BE, por jo edhe vendet e pasura të Evropës?
- Kendall Jenner i futet aktrimit, debuton në filmin e shkurtër italian La Passeggiata
- Zjarri në Himarë, turistët mblidhen në breg të detit për t’u larguar nga flakët
- Situatë kritike nga flakët në Levan, Çako: Të shpëtojmë jetët e njerëzve
- Testosteroni pa mungesë të konfirmuar mund ta rrisë rrezikun për zemrën
- Dhjetë vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës, koncert solemn në Katedralen e Prishtinës
Author: korrektpress
Festivali tradicional i perime-kulturës, “Chillifestë 2026”, nis sot (7 gusht) në Krushë të Madhe të Rahovecit, duke sjellë për të 12-in vit me radhë tri ditë të mbushura me aktivitete kulturore, argëtuese dhe promovuese të bujqësisë.Hapja e festivalit do të bëhet me një vizitë në fermën “Korr e Ha” dhe me organizimin e “Karnavalit të Perimeve”, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë përgjatë datave 7, 8 dhe 9 gusht.Sipas organizatorëve, edicioni i sivjetmë do të ketë në fokus promovimin e prodhimtarisë vendore dhe kulturave bujqësore përmes aktiviteteve tradicionale, autoktone dhe unike, si dhe garave të ndryshme kushtuar perimeve dhe produkteve bujqësore.Përveç…
Në një shkollë të mesme pranë Bangkokut, Tajlanda sot shpërtheu një sulm me armë zjarri, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona, ndërsa 15 të tjerë u plagosën, njoftoi policia.Për të shtënat në shkollën “Debsirin Nonthaburi”, në provincën Nonthaburi, në veriperëndim të kryeqytetit, dyshohet një nxënës 14-vjeçar i kësaj shkolle.Shërbimet emergjente u dërguan menjëherë në vendngjarje, ndërsa nxënësit dhe mësuesit u evakuuan duke u larguar nga shkolla.Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i afrohen zonës së shkollës, raportoi BBC.Policia dhe mediat lokale besojnë se autori i sulmit ka vdekur, por ende nuk është e qartë nëse ai vrau…
Victoria Beckham është fotografuar duke shijuar pushimet verore në St. Tropez së bashku me bashkëshortin e saj, David Beckham, në jahtin e tyre luksoz me vlerë rreth 16 milionë paund.Ish-anëtarja e Spice Girls, 52 vjeç, u shfaq me bikini të zeza, ndërsa relaksohej në kuvertë pranë Davidit, i cili u pa me pantallona të shkurtra noti. Me ta ishin edhe djali i tyre Romeo dhe partnerja e tij, Kim Turnbull.Pushimet vijnë në një kohë kur vazhdojnë spekulimet për raportet e ftohta mes familjes Beckham dhe djalit të madh, Brooklyn Beckham, shkruan DailyMail. Sipas raportimeve, Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, Nicola…
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se po vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, në kuadër të përpjekjeve për kthimin e tyre në shfrytëzim të qytetarëve.Sipas njoftimit, Drejtoria e Inspekcionit ka zhvilluar një aksion në rrugën “Lekë Dukagjini”, ku janë larguar uzurpimet e hapësirave publike që, sipas komunës, kanë ekzistuar prej vitesh.Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka bërë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të lirimit të hapësirave të tjera publike në qytet.Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të uzurpimit të…
US President Donald Trump is again trying to limit birthright citizenship in the United States, just weeks after the Supreme Court rejected his previous attempt to repeal the right. Trump yesterday signed two executive orders, including one that expands the categories of non-citizens whose children will not be eligible to receive US citizenship based on birth. The second order bans so-called “birth tourism”, a practice in which pregnant women travel to the US to give birth, with the aim of their babies gaining American citizenship, writes the BBC . “This should have happened many years ago, but now we’re dealing…
Kryetari i Prishtinës Perparim Rama ka njoftuar se “Stacioni Kulturor” po bëhet gati, duke bërë të ditur se kryeqyteti së shpejti do të ketë edhe një qendër të re të dedikuar artit dhe kulturës.Sipas Ramës, hapësira e re do të shërbejë si vendtakim për artistët, krijimtarinë, dialogun dhe komunitetin, ku idetë do të takohen, frymëzimi do të zhvillohet dhe kultura do të vazhdojë të lulëzojë.Projekti synon ta shndërrojë një hapësirë të harruar në një qendër të gjallë për artin dhe qytetin, duke krijuar mundësi të reja për aktivitete kulturore dhe përfshirje të komunitetit.Rama ka theksuar se Prishtina vazhdon të investojë…
Presidenti amerikan, Donald Trump po përpiqet sërish të kufizojë dhënien e shtetësisë sipas lindjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vetëm disa javë pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë përpjekjen e tij të mëparshme për ta shfuqizuar këtë të drejtë.Trump dje nënshkroi dy urdhra ekzekutivë, përfshirë një që zgjeron kategoritë e personave joqytetarë, fëmijët e të cilëve nuk do të kenë të drejtë të marrin shtetësi amerikane në bazë të lindjes.Urdhri i dytë ndalon të ashtuquajturin “turizëm të lindjes”, praktikë në të cilën gratë shtatzëna udhëtojnë në SHBA për të lindur, me qëllim që foshnjat e tyre të fitojnë shtetësinë…
Java në Shqipëri do të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të kthjellët.Po ashtu në zonat malore nuk do të mungojnë as vranësirat, ku në zonat veriore do të ketë edhe reshje shiu.Temperaturat e ajrit këtë mëngjes u regjistruan minimalisht 20 gradë, teksa vlera maksimale pritet të arrijë në 39 gradë Celsius.Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 55 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./tch/
Rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B.V, 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /tch/
Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.Viktimat janë Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurenti Aliu (16 vjeç), djali i Bardhyl Aliut.Për aksidentin kanë raportuar edhe mediat gjermane. Sipas BR.de, ngjarja ka ndodhur të enjten në mëngjes në autostradën A3, pranë Nittendorfit në rrethin e Regensburgut.Sipas raportimit, automjeti doli nga rruga për arsye që ende nuk janë sqaruar, rrëshqiti poshtë një argjinature dhe ra mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë, ku u ndal në buzë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari