Isni Kilaj, i cili u shpall i pafajshëm nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve nuk është dashur të fillonte fare, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.
Pas shpalljes së aktgjykimit në rastin për pengim të drejtësisë, Kilaj. në “Debat Plus” tha se, ndonëse është liruar, edhe ai e konsideron veten të dënuar, pasi ka mbajtur 18 muaj në burg dhe për tre vjet ka qenë pjesë e një procesi që e cilësoi të stërzgjatur e të mundimshëm.
“Fatkeqësisht që vetëm unë jam liru. Ky proces nuk do të duhej të fillonte fare, sepse e konsideroj që ka qenë dhe është i padrejtë që nga fillimi i nisjes së tij. Qëllimi, tendencat dhe presioni kanë qenë politikë për të pasur një proces të tillë”, u shpreh Kilaj.

