Nuk ka zgjatur shumë epërsia e Polonisë në përballjen ndaj Suedisë, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës B në Ligën e Kombeve, pasi skandinavët kanë rikthyer menjëherë baraspeshën në 1-1.
Pasi Adrian Benedyczak kaloi polakët në avantazh në minutën e 16-të (pas asistimit të Arkadiusz Pyrka), Suedia arriti të gjejë golin e barazimit vetëm tetë minuta më vonë. Ishte mesfushori Hugo Larsson ai që realizoi në minutën e 24-të, duke e çuar topin në rrjetë dhe duke barazuar shifrat.
Përballja po zhvillohet me ritëm të lartë dhe të hapur në pjesën e parë, me të dyja kombëtaret që po kërkojnë të marrin sërish kontrollin e rezultatit. /IndeksOnline/
🚨Hugo Larsson equalizes score.
🇵🇱 Poland 1-1 Sweden 🇸🇪
https://t.co/VTrcAgsx4x
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 17, 2026

