- Ina Aderi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
- Komuna e Fushë Kosovës me akuza, KRM Pastrimi distancohet nga veprimi i punëtorit që hodhi mbeturina në oborr
- Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse, katërshja e UÇK-së thotë sot fjalët përfundimtare
- Kaos, radhë dhe vjedhje pajisjesh – në ditën e parë të samitit historik të IA-së në Indi
- Aktori Shia LaBeouf arrestohet në New Orleans për sulm dhe dhunë fizike
- Moti në Shqipëri, ngrica përgjatë akseve rrugore malore
- Sot mot i vranët dhe erë nga verilindja
- 6 pjesë kyçe që transformojnë çdo kombinim me xhinse këtë pranverë
Author: korrektpress
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se duke filluar nga data 27.01.2026 pezullohet përkohësisht transporti publik urban i udhëtarëve në disa linja brenda qytetit.Sipas njoftimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ky vendim është marrë bazuar në Vendimin nr. 01/18-26 të Kabinetit të Kryetarit, të datës 22.01.2026. Pezullimi përfshin linjat A, A1, B dhe C dhe do të vlejë për një periudhë të pacaktuar.Komuna ka apeluar te qytetarët që për lëvizje brenda zonës urbane me autobusë të shfrytëzojnë transportin urban-periferik dhe atë ndërurban.Nga Komuna e Ferizajt kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar lidhur me këtë vendim. /Telegrafi/
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim të madh lidhur me protestat që po mbahen në shtetet fqinje nga kompanitë transportuese, të cilat po shkaktojnë vështirësi të konsiderueshme për bizneset kosovare.Sipas DHTIK-së, këto protesta kanë pamundësuar në masë të madhe eksportin dhe importin e mallrave të kompanive vendore drejt dhe nga tregjet evropiane, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mallrave.Me këtë rast, DHTIK u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për tejkalimin e kësaj situate.Po ashtu, DHTIK…
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 ka pranuar informatën për një konflikt që ka ndodhur në rrugën “Migjeni” në Prishtinë.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Telegrafin se, sipas të dhënave fillestare, në rast janë përfshirë dy persona.“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një konflikt, i cili ka ndodhur në rrugën Migjeni në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona”, tha Pllana.Ai ka shtuar se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”.“Në koordinim me Prokurorin…
Prishtina Mall ka njoftuar se për herë të dytë do të mbështesë organizimin e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2026, i cili do të mbahet më 17 dhe 18 prill 2026 në ambientet e këtij qendre tregtare.Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ky panair pritet të mbledhë mbi 400 kompani nga Kosova, rajoni dhe vende të tjera, duke u konsideruar si ngjarja më e madhe e turizmit që organizohet në nivel vendi.“Prishtina Mall mbështet për herë të dytë organizimin e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2026, i cili do të mbahet më 17–18 prill 2026 në ambientet e Prishtina Mall”,…
Me vetëm një javë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, Milani po vendos prioritetet për të dhënë një goditje të fundit në përforcimin e skuadrës për sezonin 2025/26. Klubi shfaqet si një nga ekipet më të forta që duhet pasur parasysh në këtë javë vendimtare të afatit kalimtar, me synimin për të përmirësuar performancat dhe për t’i bërë ballë rivalëve lokalë, Interit, i cili po kalon një moment të shkëlqyer. Milan tashmë ka realizuar disa transferime interesante, si ai i Niclas Fullkrug, që synon të rrisë nivelin e sulmit, por ende ka hapësirë për përforcime të tjera, sipas të…
Zv.kryeministri Bekim Sali, sot në Kuvend në Këshillin Nacional për Eurointegrime dhe Komisionin për Çështje Europiane, mori pjesë në diskutimin mbi programin dhe strategjinë e kryesimit të Bashkimit Europian nga ana e Republikës së Qipros për periudhën janar–qershor 2026, të prezantuar nga ambasadori Andreas Fotiu.Kryesimi i Qipros, me moton “Evropë autonome, e hapur ndaj botës”, sipas Sali, hap një debat të rëndësishëm mbi të ardhmen e Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij, ku Maqedonia e Veriut mbetet pjesë e pandashme e vizionit evropian.“Integrimi evropian për ne nuk është një proces burokratik, por një zgjedhje strategjike dhe qytetare që bashkon pushtetin,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, ku babai ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një të ri kalimtar që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.Sipas Policisë, autori i dyshuar është Mikel Ndoj, 56 vjeç, i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:03.Vajza e plagosur, Xhesika Ndoj, si edhe i riu Onard Memlika, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Sipas dyshimeve paraprake, konflikti mendohet…
Ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq deklaroi se Turqia kohët e fundit është bërë një superfuqi në politikën globale.Në konferencën e tij vjetore për mediat, Konakoviq vlerësoi rrugën dhe zhvillimet e politikës së jashtme të vendit të tij. Ai e përshkroi marrëdhënien midis Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës si “fantastike” dhe falënderoi presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm Hakan Fidan.Duke iu referuar Takimit të Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes në Ballkan, të mbajtur në Stamboll nën kryesinë e ministrit Fidan, Konakoviq deklaroi: “Turqia është një superfuqi. Pas zhvillimeve në Siri dhe…
Milot Rashica mund të jetë pranë një rikthimi në Bundesliga. Pas interesimit për mbrojtësin qendror gjerman Felix Uduokhai, Beşiktaşi ka marrë një tjetër ofertë nga Gjermania, kësaj radhe për anësorin kosovar.Sipas raportimeve nga gazeta e madhe turke ‘Fanatik’, Hoffenheim ka shfaqur interes konkret për Rashicën dhe negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar.Mësohet se klubi gjerman ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi, duke përfshirë anësorin çek Adam Hlozek si pjesë të paketës.Rashica së fundmi shënoi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e Beşiktaşit, në ndeshjen e Kupës ndaj Keçiorengücu. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport…
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, të kryesuar nga Kastriot Lajçi.Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe anëtarët e Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, me të cilët u diskutua për situatën e krijuar pas vërshimeve të fundit në territorin e komunës.Kryetari Idrizi bëri të ditur se fokusi i diskutimeve ishte vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në ekonomitë familjare, në sektorin e bujqësisë si dhe në infrastrukturë. Ai theksoi se bashkëpunimi mes nivelit lokal…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari