Author: korrektpress

Festa prestigjioze e “Vanity Fair” pas Oscars këtë vit nuk kaloi pa polemika, pasi shumë të ftuar u ankuan për ndriçimin e fortë në tapetin e kuq, i cili sipas tyre nxirrte në pah çdo detaj në mënyrë jo të favorshme.Burime të pranishme thanë se dritat ishin “tepër të forta”, duke bërë që shumë yje të mos ndiheshin rehat me fotografitë e realizuara. Madje, sipas raportimeve, një aktore u përlot pasi pa si kishte dalë në fotografi, shkruan DailyMail. Ky ndryshim erdhi pas zhvendosjes së eventit në një ambient të ri në LACMA, nën drejtimin e redaktorit të ri të…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të enjten në Nadakoc të Vushtrrisë një këmbësor ka ndërruar jetë në aksidentin mes tri veturave.Rasti ka ndodhur në ora 20:00. “Tri vetura (dy civile dhe një veturë zyrtare e policisë) dhe një këmbësor janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë këmbësori mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i njërës prej veturave, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për vjedhje. Rasti ka ndodhur në Komoran të Drenasit. “Komoran, Drenas 19.03.2026-05:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një lokal ka vjedhur 147 euro para (para metalike) dhe cigare”, thuhet në raport.Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read More

Lidhjet e vazhdueshme mes Barcelonës dhe Julian Alvarez kanë dalë sërish në pah, këtë herë me një kthesë të lehtë.Blaugranasit po kërkojnë të zëvendësojnë Robert Lewandowski si sulmuesin kryesor këtë verë, dhe Alvarez është emri që i tërheq më shumë.Megjithatë, Atletico Madrid ka mohuar vazhdimisht se ka diçka konkrete në këto zëra, duke theksuar se Alvarez do të qëndrojë në klub deri në vitin 2029, kur i përfundon kontrata aktuale. Madje, flitet se ai mund të marrë edhe një marrëveshje të re dhe me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, klubi ka kontroll të plotë mbi situatën. Javën e…

Read More

Leonardo DiCaprio ka habitur fansat me pamjen e tij të re në Oscars 2026, ku u shfaq me flokë më të errëta dhe mustaqe, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.Megjithatë, transformimi i tij nuk lidhet thjesht me stilin, por me një rol të ri filmik. Aktori publikoi një fotografi nga projekti i tij i ardhshëm “What Happens at Night”, me regji të Martin Scorsese, ku shfaqet përkrah Jennifer Lawrence në një skenë në dëborë, shkruan DailyMail. Filmi tregon historinë e një çifti amerikan që udhëton në një qytet evropian për të adoptuar një fëmijë, por përballet me situata të…

Read More

Jetëgjatësia në lindje në Bashkimin Evropian është 81.5 vjet, ndërsa në Maqedoni është 76.6 vjet. Kjo shifër ndryshon nga rajoni në rajon, me jetëgjatësinë më të lartë në rajonin spanjoll të Comunidad de Madrid, me 85.7 vjet, dhe më të ulëtën në rajonin Veri-Perëndimor të Bullgarisë, me 73.9 vjet.Gratë në nivel të BE-së pritet të jetojnë 5.2 vjet më gjatë se burrat, ndërsa në Maqedoni është 4.4 vjet. Ky hendek ndryshon ndjeshëm midis vendeve të BE-së, me Letoninë që pret që gratë të jetojnë 9.8 vjet më gjatë se burrat, ndërsa hendeku më i vogël gjinor është në Holandë -…

Read More

“Qëndrimi i Evropës ndaj luftës në Iran rrezikon që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të tërhiqet nga konflikti në Ukrainë”, tha ish-këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton, duke kritikuar reagimin e BE-së ndaj situatës në Lindjen e Mesme.Në një intervistë me Euronews, Bolton, i cili më parë shërbeu edhe si ambasador i SHBA-së në OKB, e quajti konfliktin e Iranit si “luftën e Evropës”.“Evropa është po aq shumë, nëse jo më shumë, në rrezik nga sulmet bërthamore nëse Irani pajiset me armë bërthamore”, tha Bolton. “Ajo ka aftësinë raketore për të goditur Evropën Qendrore dhe Lindore – jo…

Read More

Vinicius Junior ka tejkaluar rekordet e hershme të Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionëve, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga lojtarët më vendimtarë të Real Madrid në garat evropiane.Sulmuesi brazilian së fundmi u bë lojtari më i ri që arrin 80 paraqitje në Ligën e Kampionëve, duke e shënuar këtë moment historik me dy gola në fitoren e Madridit ndaj Manchester City, që siguroi kualifikimin në çerekfinale.Para se të mbushë 26 vjeç, Vinicius ka regjistruar 34 gola dhe 26 asistime në këtë kompeticion, dukshëm më shumë se Ronaldo, i cili në të njëjtën moshë kishte…

Read More

Shumica e evropianëve besojnë se SHBA-të mund ta ndërpresin teknologjinë nga e cila Evropa mbështetet shumë, sipas një sondazhi të ri.86% e njerëzve mendojnë se një veprim i papritur i SHBA-së për të kufizuar aksesin e Evropës në shërbimet digjitale “nuk duhet të përjashtohet”, dhe 59% e quajtën atë “tashmë një rrezik real dhe konkret”, në një sondazh të kryer nga SWG dhe Polling Europe, i paraqitur anëtarëve të Parlamentit Evropian këtë javë .Bëhet e ditur se qeveritë evropiane po përpiqen të zvogëlojnë varësinë e tyre nga teknologjia amerikane për shërbime kritike si cloud, komunikimet dhe Al.Një frikë që nxit…

Read More

Sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin.Namazi i Fitër Bajramit është falur në orën 06:18, nën udhëheqjen e kryeimamit të Bashkësia Islame e Kosovës, Vedat Sahiti, ndërsa hytben tradicionale e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili u është drejtuar besimtarëve me mesazhe paqeje, solidariteti dhe bashkimi.“Sot është dita e Fitër Bajramit, dita e gëzimit, falënderimit dhe shpërblimit për ata që përjetuan ramazanin me besim dhe përkushtim. Për shpirtrat që mëshira e Allahut shfaqet dhe zemrat e mbushura me dritë dhe qetësi. Ramazani nuk ishte një muaj që kaloj, por një shkollë që na mësojë durimin, përmbajtjen dhe afrimin…

Read More