- Dimitrieska-Koçoska takohet me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së: Vazhdon bashkëpunimi në fushën e digjitalizimit dhe modernizimit të financave publike
- ‘Sëpata’ e Péter Magyar së shpejti mund të godasë rrjetin e Orbanit në Bruksel
- Zhegrova në hije te Juventusi: Vetëm dy minuta në pesë ndeshjet e fundit, sinjal për largim gjatë verës
- Zjarri në pallatin pranë QSUT në Tiranë, ja si mund të kenë nisur flakët
- Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Shqipëria për shkak të shpërthimit të sëmundjes së murtajës
- “Jemi të vjedhur” – Raphinha rrezikon një dënim shembullor nga UEFA pas eliminimit nga Atletico
- Pse shtëpia juaj ka shumë aroma të pakëndshme në pranverë?
- Vazhdon dëmtimi i kontejnerëve nëpër lagjet e Prishtinës
Author: korrektpress
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në televizionin Kanal 5 foli rreth vizitës së tij në Uashington dhe takimeve në Bankën Botërore dhe Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Nikolloski vuri në dukje se mori pjesë në konferencën vjetore të Bankës Botërore, ku mbajti një fjalim së bashku me Komisionerin Evropian për Transportin, si dhe në një takim ministror me përfaqësues nga vendet më të mëdha në botë, ku fokusi i takimeve ishte lëvizshmëria dhe transporti.”Unë isha i ftuar atje në konferencën vjetore të Bankës Botërore, ku mbajta një fjalim së bashku me Komisionerin e BE-së për Transportin. Kishte përfaqësues…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i kanë dërguar mesazhe urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas rizgjedhjes së tij në këtë post, duke riafirmuar njëkohësisht mbështetjen për integrimin evropian të vendit dhe dialogun me Serbinë.Në letrën e tij, Macron e përgëzon Kurtin për vazhdimin e mandatit.“Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për rizgjedhjen tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Macron dërguar Kurtit në muajin shkurt. Ai thekson se Franca do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në proceset kyçe ndërkombëtare, veçanërisht në dialogun për normalizimin e…
Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.Armët bërthamore, raketat balistike dhe avionët luftarakë transformuan mënyrën e konceptimit të fuqisë në vitet që pasuan.Sot, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze.Ky vend – partner i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – bleu raketa balistike supersonike nga Kina për forcën e tij ajrore. Kështu, u bë fuqia e parë në Evropë e pajisur me raketat ajër-tokë CM-400AKG, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.“E kemi…
Trajneri Steven Gerrard beson se Arne Slot duhej ta rotaciononte më shumë formacionin e Liverpoolit para ndeshjes së Ligës Premier kundër Brightonit.Pothuajse të gjithë lojtarët e fushës që trajneri zgjodhi kishin startuar edhe ndaj Galatasarayt disa ditë më parë dhe Gerrard argumenton se “Reds” nuk kishin energjinë e nevojshme për të bërë një paraqitje të mirë.“Këtë e kemi parë disa herë këtë sezon, ku ata japin shumë mund, luajnë shumë mirë në skenën e Ligës së Kampionëve”.“E gjithë emocioni, energjia dhe intensiteti që duhet të vendosësh në ato ndeshje për të fituar ose për të marrë rezultat, po ndikon shumë…
Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt të grupit Pussycat Dolls janë shfaqur elegante dhe në humor të mirë gjatë një daljeje në New York, teksa vazhdojnë promovimin e turneut të ribashkimit.Treshja tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e tyre stil, ndërsa pozuan për foto në rrugët e qytetit. Ky rikthim vjen pas 16 vitesh nga ndarja e grupit, me një turne të madh ndërkombëtar dhe një projekt të ri muzikor, shkruan DailyMail. Megjithatë, jo të gjitha anëtaret janë pjesë e këtij rikthimi. Ish-anëtaret Carmit Bachar, Jessica Sutta dhe Melody Thornton nuk i janë bashkuar turneut, ndërsa disa prej tyre kanë shprehur…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në vend të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe të drejtave të qytetarëve, sipas tyre, po dëshmojmë një devijim serioz nga misioni i saj themelor.“Derisa “Vlen” flen dhe hesht përballë këtyre zhvillimeve, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, po thellon bashkëpunimin me Serbinë në një moment tejet të ndjeshëm politik dhe institucional.Sipas njoftimeve zyrtare, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese, i përfaqësuar nga kryetari Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva, në Beograd, ka realizuar një takim pune me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë,…
Irani ka paralajmëruar se çmimet globale të naftës do të mbeten të larta për një kohë të gjatë nëse sulmohet infrastruktura e tij kryesore e energjisë.Ai ka kërcënuar të “shkatërrojë” menjëherë vendet e energjisë dhe naftës në të gjithë Lindjen e Mesme nëse sulmohen termocentralet e saj.”Menjëherë pasi termocentralet dhe infrastruktura në vendin tonë të jenë në shënjestër, infrastruktura kritike, infrastruktura energjetike dhe objektet e naftës në të gjithë rajonin do të konsiderohen shënjestra legjitime dhe do të shkatërrohen në një mënyrë të pakthyeshme, dhe çmimi i naftës do të mbetet i lartë për një kohë të gjatë”, tha kryetari…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, uroi besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit, festë që simbolizon pranverën, ringjalljen dhe shpresën e re.Në mesazhin e tij, Begaj theksoi rëndësinë e harmonisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve, duke nxitur bashkëjetesën dhe tolerancën që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.“Gëzuar Sulltan Novruzin! Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit.Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!”, shkruan Begaj./rtsh/
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një mori urimesh me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025 dhe zgjedhjes për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Kosovës.Në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që kanë uruar kryeministrin janë kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš, kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden dhe ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari. Në mesazhet e urimit, sipas zyrës së kryeministrit, theksohej mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin…
Skuadra nga Klina, Dukagjini po synon t’i kthehet fitores si nikoqir i Prishtinës së Re.Dukagjini ka regjistruar dy humbje radhazi andaj fitorja shihet si e domosdoshme për ekipin e Ndue Përgjonaj.Në anën tjetër, Prishtina e Re ende po ëndërron t’i ikë zonës së rrezikshme kësisoj do të bëjë çmos për t’i fituar pikët e plota.Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike:Dukagjini:Prishtina e Re:Përballja do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” nga ora 13:00./Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari