Author: korrektpress

Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se janë sulmuar me mjete të forta nga katër persona, në një incident të ndodhur në fshatin Dermjak të Hanit të Elezit.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti është raportuar të hënën pasdite, më 26 janar 2026, rreth orës 18:10. “Dy meshkuj kosovarë, zyrtarë të Ekonomisë Pyjore, kanë raportuar në stacionin policor në Hani të Elezit se ishin sulmuar me mjete të forta nga katër persona të dyshuar”, tha Veseli.Sipas tij, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në…

Read More

Bllokimi i trafikut me automjetet transportuese të mallrave në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut vazhdon edhe sot, si pjesë e protestës së përbashkët të transportuesve të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e shkaktuara nga të dhënat elektronike të qëndrimit në zonën Shengen në përputhje me rregullin 90/180 ditë nga prilli i këtij viti.Ministri i Transportit Nikolloski u ofroi atyre tre zgjidhje për të dalë nga situata. Komisioni Evropian do ta zgjidhë atë përmes strategjisë së vizave.Oda Ekonomike kërkoi që zgjidhja të kërkohet përmes institucioneve, jo përmes bllokadave. Rregullat e reja do…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë është raportuar e zhdukur në Gjakovë.Rasti është raportuar nga babai i saj. “Gjakovë 29.12.2025-12:00. Më 26.01.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhje e saj”, thuhet në raport. Rasti po hetohet. /Telegrafi/

Read More

Pamjet e publikuara ditë më parë nga testimi i dronit kosovar “Skifteri K1”, i cili sipas prodhuesve demonstron aftësi goditëse me rreze veprimi deri në një mijë kilometra, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke vënë në pikëpyetje autenticitetin e videos.Lidhur me këto pretendime në emisionin Debat5 plus ka reaguar Ridvan Aliu, prodhues i dronëve dhe përfaqësues i kompanisë që qëndron pas projektit “Skifteri”. – YouTube www.youtube.com Ai i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke theksuar se droni është ndërtuar në Kosovë nga studentët vendorë.“Sa hyra në Kosovë e ende mantilin nuk e hoqa, i pashë mesazhet dhe u…

Read More

Paris Saint-Germain ka vendosur të ndërmarrë një ofensivë të fortë në tregun e transferimeve për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, aktualisht pjesë e Atletico Madrid. Drejtuesit e klubit parisien po përgatisin një ofertë ambicioze, duke e konsideruar lojtarin si prioritet absolut për përforcimin e repartit ofensiv në sezonin e ardhshëm. Lëvizja synon të tronditë ekuilibrat e futbollit evropian dhe të forcojë projektin sportiv të Luis Enrique.Oferta e PSG-së përfshin një kombinim lojtarësh dhe parash, me Gonçalo Ramos dhe Kang-In Lee të përfshirë në marrëveshje, si dhe një shumë fikse prej 50 milionë eurosh. Klubi francez synon të…

Read More

Garancitë e sigurisë amerikane për Ukrainën do të varen nga fakti nëse Kievi pranon të tërheqë trupat e tij nga pjesa jo e pushtuar e Donbasit.Tetë burime të Financial Times thanë se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ka sinjalizuar Ukrainës se garancitë amerikane të sigurisë do të kushtëzohen nga pranimi i një marrëveshjeje paqeje nga Kievi. Marrëveshja e propozuar do të përfshijë tërheqjen e forcave ukrainase nga pjesë të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut që nuk janë të pushtuara nga Rusia, transmeton Telegrafi.SHBA-të gjithashtu i thanë Kievit se mund të ofrojnë armë shtesë për të forcuar forcat…

Read More

Magjistralja Ferizaj–Gjilan është mbyllur për qarkullim në segmentin e fshatit Sojevë, si pasojë e vërshimit të trasesë së rrugës pas reshjeve të mbrëmshme të shiut.Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Telegrafin se grumbullimi i ujit në rrugë ka pamundësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks. “Aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojevë, për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë, është i mbyllur për qarkullim”, ka deklaruar Veseli.Ai ka shtuar se për të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim janë përcaktuar rrugë alternative. “Të gjitha automjetet udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën Ferizaj–Mirosal–Gjilan…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vjedhjes së veturës në fshatin Komoran të Drenasit.Rasti ka ndodhur, më 23 janar 2026.“Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.01.2026 ka njoftuar se persona të panjohur i kishin vjedh veturën e tij nga servisi ku e kishte lënë për ta rregulluar”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read More

Edukimi medial duhet të jetë pjesë funksionale e sistemit arsimor në Kosovë, për t’u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve zhvillimin e mendimit kritik dhe dallimin e informacionit të saktë nga dezinformimi. Kjo u theksua në episodin e ri të “Përballje Podcast”, ku u diskutua për rolin e shkollave, institucioneve dhe shoqërisë në epokën digjitale.Blerta Aliu- Ahmeti nga Iniciativa për Fuqizimin e Arsimit bëri të ditur se fëmijët në Kosovë kalojnë mesatarisht rreth tri orë në ditë në media digjitale, kryesisht për argëtim. – YouTube www.youtube.com “Shumë pak raste kemi kur teknologjia përdoret për mësim apo zhvillim, ndërsa ekspozimi ndaj përmbajtjeve…

Read More

Një valë e madhe nxehtësie në të gjithë juglindjen e Australisë rriti kërcënimet për zjarre në shkurre, me Melburnin që parashikohet të regjistrojë ditën e saj më të nxehtë në gati 17 vjet të martën.Gjithashtu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra banorë në zona rurale janë urdhëruar të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.Byroja e Meteorologjisë e Australisë theksoi se temperatura në Melburn mund të arrijë 45 gradë Celsius (113 gradë Fahrenheit) me kushte të rënda deri ekstreme të valës së nxehtësisë që pritet të arrijnë kulmin të martën dhe të mërkurën, përpara se të lehtësohen gradualisht më vonë…

Read More