- Jaime Pressly nxirret nga një hotel në Kaliforni pas një incidenti të dyshuar
- US ‘pulls’ Russia and China out of Venezuela – takes control of oil they once owned
- SHBA ‘largon’ Rusinë dhe Kinën nga Venezuela – merr kontrollin e naftës që dikur ato e zotëronin
- Dështon transferimi i Betim Fazlijit te Zurichu – presidenti i klubit jep detaje
- Iran claims to have fired ballistic missiles at US military bases in Jordan
- Irani pretendon se ka sulmuar me raketa balistike kazermat ushtarake amerikane në Jordani
- Musk opposes Ukraine’s use of Starlink for attacks on Russia
- Musk kundër përdorimit të Starlinkut nga Ukraina për sulme në Rusi
Author: korrektpress
Një person është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte goditur një grua. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 00:20, në Vushtrri. Tutje thuhet se si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje kishte goditur viktimën femër kosovare. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet…
Përfaqësuesi i organizatës “Albanians for America”, Gino Mulliqi, ka thënë se lidhjet e drejtpërdrejta me kongresmenë dhe senatorë amerikanë janë thelbësore për avancimin e çështjeve që lidhen me Kosovën në Washington.Në një intervistë në “Përballje Podcast”, Mulliqi tha se një pjesë e rëndësishme e punës së organizatës është informimi i vazhdueshëm i Kongresit, Senatit dhe administratës amerikane për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.Sipas tij, nuk mjaftojnë vetëm kontaktet politike, por rëndësi të veçantë ka edhe përmbajtja që u dërgohet politikëbërësve amerikanë. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)“Është shumë i rëndësishëm konteksti që ne e sjellim…
Një motoçiklist ka ndërruar jetë pasi është përplasur me një veturë në pjesën ballore të saj.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 15:50, në fshatin Janiqishte të Malishevës.Tutje, në raport bëhet e ditur se, si pasojë e aksidentit, i dyshuari dhe viktima janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Mirëpo, një ditë më pas, mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëri prej personave të përfshirë në aksident ka ndërruar jetë.“Ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshirë kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë civile. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur…
NPL “Përparimi” ka njoftuar se është rregulluar problemi me ndriçimin publik në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri.Sipas njoftimit, punëtorët e Njësisë së Ndriçimit Publik kanë intervenuar gjatë mbrëmjes në këtë rrugë, duke rikthyer funksionimin e ndriçimit publik.Nga ndërmarrja kanë bërë të ditur se intervenimi është realizuar me sukses, me qëllim përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe mërgimtarët që gjatë këtyre ditëve po qëndrojnë në Vushtrri.Rikthimi i ndriçimit pritet të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizje, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes. /Telegrafi/
Juventusi thuhet se e ka kthyer vëmendjen te portieri i Athletic Bilbaos, Unai Simon, ndërsa vazhdon kërkimin për një numër 1 të ri.Sipas mediumit italian Tuttomercatoëeb, Bianconerët janë gati të bëjnë një përpjekje për lojtarin spanjoll në orët në vijim, me vlerësimin e tij aktual që besohet të jetë rreth 25 milionë euro.Një portier i ri ka qenë një nga prioritetet e Juventusit gjatë gjithë afatit kalimtar të verës. Klubi tani po kërkon të përshpejtojë kërkimin e Simon, pasi performancat e Michele Di Gregorio gjatë ndeshjeve parasezonale thuhet se nuk kanë arritur të bindin plotësisht drejtuesit. Simon u zgjodh portieri…
Vera është një nga periudhat më të përshtatshme për renovime, rregullimin e shtëpisë dhe përfundimin e projekteve të ndërtimit. Për këtë periudhë, BAU Market ka sjellë Ofertat e Gushtit, me një përzgjedhje të gjerë produktesh me çmime promocionale.Qoftë një ndryshim i vogël në shtëpi, rregullimi i oborrit apo një projekt më i madh ndërtimi, oferta aktuale përfshin produkte për nevoja dhe buxhete të ndryshme.Nga ndërtimi deri te rregullimi i shtëpisëNë Fletushkën e Gushtit mund të gjeni oferta në kategori të shumta, duke përfshirë: Materiale për ndërtim dhe renovim Pajisje sanitare Vegla dhe pajisje pune Produkte për kopsht dhe oborr Elektro-shtëpiake…
Jose Mourinho aktualisht ka një skuadër prej 26 lojtarësh, në një kohë kur trajneri portugez dëshiron të mbështetet vetëm te 20 futbollistë, plus tre lojtarët që po rikuperohen nga dëmtimet afatgjata: Eder Militao, Rodrygo dhe Ferland Mendy.Kjo do të thotë se Mourinho ka tre lojtarë më shumë sesa dëshiron të ketë në skuadër, edhe nëse futbollistët e dëmtuar llogariten brenda grupit.Me promovimin e Thiago Pitarch në ekipin e parë tashmë të konfirmuar, numri i lojtarëve të Real Madridit është rritur në 26.Duke pasur parasysh situatën aktuale në këtë afat kalimtar, çështjet duket se janë kryesisht të qarta. Mourinho duket i…
Policia në Shkup ka privuar nga liria dy të mitur, të moshës 15 dhe 13 vjeç, të dyshuar për një tentativë grabitjeje ndaj një 14-vjeçari.Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 20:00, në bulevardin “Koço Racin” në Shkup.Dy të miturit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht 14-vjeçarin dhe janë përpjekur t’ia marrin paratë. Pasi nuk kanë arritur ta kryejnë grabitjen, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.Më vonë, rreth orës 20:40, nëpunësit policorë të SPB Shkup i kanë gjetur dhe privuar nga liria dy të dyshuarit në rrugën “11 Tetori”, në zonën…
Kryetari i Komunës ka njoftuar se ndërtimi i urës së re mbi lumin Ibër po zhvillohet me ritëm të shpejtë, ndërsa në afërsi të saj pritet të jetësohet edhe spitali i ri rajonal.Peci ka bërë të ditur se ura e re dhe spitali rajonal do të përbëjnë një nyje të rëndësishme infrastrukturore, duke krijuar qasje më të lehtë dhe më praktike për qytetarët. Vazhdojnë punimet në Urën e Tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë “Ura e re mbi lumin Ibër me ritëm të shpejtë po ndërtohet, e spitali i ri rajonal në afërsi të kësaj ure do të jetësohet. Nyje…
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Vushtrri.Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në Mihaliq, ndërsa intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në Pestovë dhe në rrugën “Ana Lin”.Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.Konsumatorët janë njoftuar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.Në rast të turbullimit, qytetarët këshillohen që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari