KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Napoli ia cakton çmimin Kevin De Bruynes, refuzon ofertën e parë të PSV-së

Napoli ia cakton çmimin Kevin De Bruynes, refuzon ofertën e parë të PSV-së

Napoli kërkon rreth 7 milionë euro për ta lënë të lirë Kevin De Bruynen në janar, pas interesimit konkret nga PSV Eindhoven.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi holandez fillimisht pyeti për opsionin e vazhdimit të kontratës në qershor e më pas ofroi rreth 2 milionë euro për 35-vjeçarin, shifër e refuzuar menjëherë nga italianët, transmeton IndeksOnline.

Ndonëse trajneri Massimiliano Allegri, presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtori Giovanni Manna duan ta mbajnë, Napoli është i hapur të negociojë për 7 milionë euro nëse vetë lojtari kërkon të rikthehet më afër vendlindjes pavarësisht se atij i takojnë edhe rreth 3 milionë euro paga për gjashtë muajt e ardhshëm dhe 2.5 milionë euro bonus bruto.

Duke llogaritur edhe mundësinë e kalimit të Andre-Frank Zambo Anguissas te Marseille, Manna po monitoron zëvendësuesit e mundshëm: dy 22-vjeçarët që luajnë në Francë, Mamadou Coulibaly dhe Lamine Camara, si dhe mesfushorin e PSV-së, Sven Mijnans (26). Vendimi i De Bruynes pritet të jetë përcaktues për planet e Napolit në këtë afat kalimtar./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.