Policia e Kosovës gjatë zbatimit Planit Operativ “Vjeshta 2026” kundër trafikimit me qenie njerëzore, ka arrestuar tetë persona, përfshirë këtu edhe shtetas të huaj, të dyshuar për “Marrje me prostitucion”.
“Gjatë këtij plani janë evidentuar edhe 4 raste të kundërvajtjeve “Marrje me prostitucion” – Eskorta ku janë arrestuar gjithsejtë 8 persona: 4 meshkuj (3 kosovarë dhe 1 shtetas i Shqipërisë), 1 femër shtetase e Brazilit dhe 3 femra shtetase të Kolumbisë. Për kundërvajtjet “Marrje me Prostitucion”, janë dorëzuar fletëparaqitjet në Gjykatë ku të dyshuarve u është shqiptuar dënimi me gjobë, ndërsa shtetaseve të huaja me vendim të Gjykatës u është shqiptuar edhe masat plotësuese ‘Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës ‘ dhe ndalës hyrje ne RKS prej 6 muaj deri në 3 vite”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Gjatë këtij plani të zhvilluar nga data 03.17.20026, janë mbyllur 8 lokale të “muzikës live” dhe 7 “qendra maszhi”,
“Kontrollimi i 40 lokaleve (Muzikë Live) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 285 persona (223 femra dhe 62 meshkuj), prej tyre 117 shtetas të Kosovës ndërsa 168 shtetas të huaj (155 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë, 3 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Kolumbisë). Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT. Kontrollimi i 62 ‘Qendrave të Masazhit’, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 120 persona (94 femra dhe 26 meshkuj), prej tyre 73 shtetase të Kosovës ndërsa 47 shtetase të huaj ( 19 femra shtetase te Shqipërisë, 27 femra shtetase të Tajlandës, 1 femër shtetase e Serbisë). Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’, 7 janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri

