KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kompany reagon pas problemeve shëndetësore: Nuk ishte asgjë serioze, por…

Kompany reagon pas problemeve shëndetësore: Nuk ishte asgjë serioze, por…

Vincent Kompany ka folur për problemin shëndetësor që e kishte kaluar, duke iu përgjigjur edhe kritikave dhe komenteve rreth intensitetit të punës së tij, konsumimit të kafesë dhe orëve të gjumit.

Trajneri belg theksoi se shumë prej raportimeve janë bërë pa i ditur faktet e vërteta, duke nënvizuar se askush nuk e di saktësisht se sa kafe konsumon apo sa orë fle gjatë ditës. Ai sqaroi se kishte qenë thjesht i sëmurë, siç mund t'i ndodhë çdokujt gjatë muajve tetor ose nëntor.

“Problemi nuk ishte asgjë serioze apo e pazakontë, por sigurisht që ishte një tronditje. Vazhdova të punoja edhe në një moment kur ndoshta duhej të merrja pak pushim, por atëherë ishte tashmë vonë. Ndoshta nuk e dëgjova mjaftueshëm trupin tim”, deklaroi Kompany.

Belgu shtoi se tashmë ndihet mirë dhe se ka kaluar një proces të gjatë rikuperimi, ndërsa theksoi se është koha për të kaluar në fazën e radhës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.