KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama: Qeveria përgjegjëse për rrezikimin e organizimit të Lojërave Mesdhetare, Prishtina i ka përmbushur obligimet e saj

Rama: Qeveria përgjegjëse për rrezikimin e organizimit të Lojërave Mesdhetare, Prishtina i ka përmbushur obligimet e saj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me rrezikun e dështimit të organizimit të “Lojërave Mesdhetare”, duke ia atribuar përgjegjësinë Qeverisë së Kosovës për mosrealizimin e disa obligimeve të kërkuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.

Përmes një postimi, Rama ka bërë të ditur se, sipas komunikimit të fundit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, takimi është anuluar për tri arsye: moskryerja e pagesës, mosdërgimi i emrave të delegacionit dhe mungesa e përgjigjeve në komunikimet elektronike.

Rama ka theksuar se të tria këto obligime kanë qenë përgjegjësi e Qeverisë, ndërsa ka shtuar se obligimi i Komunës së Prishtinës ka qenë votimi i lokacioneve në Kuvendin Komunal, procedurë të cilën, sipas tij, kryeqyteti e ka përfunduar.

Ai ka bërë të ditur se lokacionet janë votuar, me përjashtim të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas Ramës, kanë votuar kundër.

Në reagimin e tij, kryetari i Prishtinës ka kundërshtuar, siç e ka cilësuar ai, përpjekjen për t’ia bartur kryeqytetit përgjegjësinë për rrezikimin e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.