Author: korrektpress

Policia ka publikuar pamjet ku duket momenti i ndërhyrjes në godinën e mbushur me kanabis, që rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.Gjatë kontrollit, në kuadër të operacionit të koduar “Kurtaj”, u gjetën rreth 4,000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivim.Policia njofton se, përveç Hasës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër person, E.M., përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit, për veprën penale “shpërdorim detyre”.“Gjatë kontrollit, u konstatuan dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Ambienti rezultoi në pronësi të…

Read More

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizime shtesë për Policinë e Kosovës lidhur me rastin e keqtrajtimit të 5-vjeçarit në Lipjan, duke kërkuar veprime hetimore për të shqyrtuar edhe përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale dhe zyrtarëve tjerë kompetentë të kësaj komune.Në njoftimin e publikuar nga Sistemi Prokurorial, thuhet se “Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve shtesë lidhur me rastin e keqtrajtimit të fëmijës 5 vjeçar në komunën e Lipjanit”.Sipas Prokurorisë, ky autorizim ka për qëllim ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të sqaruar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve…

Read More

Rafineria e naftës Bazan në Haifa të Izraelit u dëmtua nga shrapnela të rënë, pasi disa breshëri raketash të njëpasnjëshme nga Irani aktivizuan sirena në të gjithë Izraelin të enjten pasdite.Njësitë e Magen David Adom u dërguan në vendngjarje. Nuk u raportuan të lënduar, dhe Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Izraelit konfirmuan se nuk kishte pasur rrjedhje të substancave të rrezikshme.”Dëmtimi në rrjetin elektrik në veri është i lokalizuar dhe jo i rëndësishëm”, tha Ministri i Energjisë, Eli Cohen, transmeton Telegrafi. “Ekipet e Korporatës Elektrike të Izraelit tashmë po punojnë në terren dhe kanë rivendosur energjinë elektrike në shumicën…

Read More

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, është shprehur optimist për shanset e skuadrës së tij në garat evropiane, duke ndarë gjithashtu edhe vizionin e tij për finalet ideale në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës gjatë një interviste për DAZN.Kur u pyet për një finale të mundshme të Ligës së Kampionëve që do të dëshironte të shihte, braziliani nuk hezitoi të përfshijë ekipin e tij:“Po e vendos Barcelonën aty sepse jam i sigurt që do të jemi në finale. Shpresoj kështu”, u shpreh ai. Sa i përket kundërshtarit ideal, Raphinha shtoi: “Paris Saint-Germain kundër Barcelonës”.Intervista vijoi me reflektime mbi futbollin ndërkombëtar,…

Read More

Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi i tha të enjten presidentit të SHBA-së, Donald Trump se kishte “propozime specifike” për të qetësuar tregjet globale të energjisë, të cilat janë trazuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.”Mezi pres të zhvillojmë diskutimin tonë, duke u përqendruar veçanërisht në bashkëpunimin tonë në sigurinë ekonomike, në fusha të rëndësishme si energjia dhe mineralet e rralla të tokës”, i tha ajo Trump përpara takimit të tyre në Uashington, DC.”Gjithashtu solla propozime specifike për të qetësuar tregun global të energjisë”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi. Ushtria izraelite: Goditëm korvetën iraniane, anijet raketore e kantierin detar Konflikti në Lindjen e…

Read More

Ish-kryetari i Podujevës dhe drejtuesi i degës së LDK-së në këtë qytet, Agim Veliu, ka dërguar një mesazh për anëtarët, aktivistët dhe kontribuesit e kësaj partie me rastin e 36-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Podujevë.Në reagimin e tij, Veliu ka përkujtuar historinë dhe rëndësinë e degës së Podujevës si një nga bastionet më të forta të LDK-së dhe si pjesë e projektit më të madh politik dhe kombëtar në historinë e Kosovës, që bashkoi qytetarët rreth idealeve të lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit.Megjithatë, sipas tij, realiteti aktual është ndryshe. “Nga një bastion i pathyeshëm, kjo degë është shndërruar…

Read More

ILDKPI rrëzon pretendimet e Ramës, Faktoje zbardh portofolin e pasurive të paluajtshme të ish-drejtores së AKSH-itKryeministri Edi Rama tha se Mirlinda Karçanaj jeton në një shtëpi me qira. Verifikimet e Faktoje tregojnë se ish-drejtoresha e AKSH-it zotëron katër apartamente dhe një ullishte 1,500 m², përkatësisht dy në bashkëpronësi dhe dy në pronësi të plotë.Dhjetorin e shkuar, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të dyshuar kriminal në krye të AKSHI-t, mes të cilëve edhe drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, aktualisht në arrest shtëpie, e dyshuar për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.Në një “esencë…

Read More

Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, përmes Komisionit për përzgjedhës të kryesuar nga deputeti Igor Zdravkovski, sot zhvilloi një intervistë publike me kandidatët që aplikuan pas Vendimit për publikimin e një njoftimi publik për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.Gjashtë kandidatë aplikuan brenda afatit ligjor, njëri prej tyre nuk i plotësoi kushtet e konkursit, ndërsa kandidatja Marija Kitanov Katrallova nuk mori pjesë në seancën publike dhe në përputhje me rregullat, kandidatura e saj u refuzua nga Komisioni për përzgjedhje.Para anëtarëve të Komisionit për përzgjedhje, si dhe përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve joqeveritare vizionin dhe misionin…

Read More

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj nga jashtë gati të dështuar, sytë e të gjithëve tashmë po shohin brenda vendit. Por ende mungojnë urat që lidhin nevojat e tregut të punës me ata që enden në kërkim të një rroge.Pedagogia Malvina Kosova shprehet: “Aktualisht universitetet po rishikojnë planet mësimore, sillabuset për të orientuar më së shumti drejt tregut të punës dhe herë pas here ne kryejmë takime me biznese dhe profesionistë të tregut të punës për të kuptuar nevojat e tregut dhe…

Read More

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar të enjten listën me 27 futbollistë për ndeshjen kundër Kosovës, në kuadër të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.Në listë janë përfshirë edhe dy lojtarët kryesorë, kapiteni Milan Skriniar dhe mesfushori me përvojë Stanislav Lobotka.Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinalen e playoffit më 26 mars, në Stadiumin Nacional në Bratislavë.Skriniar ishte lënduar në ndeshjen që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forest më 19 shkurt, në kuadër të playoffit të fazës nokaut të Ligës së Evropës. Që nga ajo kohë ai nuk ka luajtur, megjithatë, ka raportime se ekziston…

Read More