Author: korrektpress

Përzgjedhësi i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, pritet që listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen gjysmëfinale të playoffit ndaj Shqipërisë ta publikojë të premten.Në një intervistë të gjatë për Goal.pl të enjten, Urban ka komentuar edhe për përfaqësuesen shqiptare, duke vlerësuar cilësinë e skuadrës dhe punën e përzgjedhësit brazilian Sylvinho.“E kemi analizuar Shqipërinë dhe kemi njohuri të shumta për futbollistët e saj. Duhet theksuar se bëhet fjalë për një ekip shumë të mirë dhe me stabilitet”.“Përzgjedhësi Sylvinho është në krye të skuadrës tash e tri vite. Për më tepër, ata kanë arritur të fitojnë një grup kualifikues ndaj Polonisë…

Read More

Achraf Hakimi është rikthyer në radarët e Real Madrid si një nga prioritetet kryesore për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes në vitet e ardhshme në La Liga.Klubi madrilen është në kërkim të një zgjidhjeje afatgjatë për këtë pozicion kyç dhe ka kthyer vëmendjen te një ish-lojtar i vet.Mbrojtësi maroken, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, përputhet në mënyrë perfekte me profilin që kërkon bordi i klubit. Përvoja e tij, shpejtësia dhe aftësitë offensive e bëjnë atë një objektiv të nivelit të lartë.Një rikthim i mundshëm i Achraf Hakimi te Real Madrid nuk është ide e re, por tani duket…

Read More

Rogert Sterkaj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 nuk kursen asnjë nga banorët.Ai së fundmi ka pasur një debat të ashpër me Stenaldo Mëhillin, të cilin e akuzon për shkak se është i verbër.I njëjti i thotë se po e përdor aftësinë e tij të kufiziuar, për t’u dukur gjynah te publiku. Foto: Instagram”A e kujton se nuk e kupton publiku shqiptar që po përdor aftësinë tënde të kufizuar, nuk je më viktimë. Po përdor për t’u dukur gjynah te publiku”, iu drejtua ai.Stenaldo nga ana tjetër ia ktheu: “Nuk kam asnjë aftësi unë. Nuk kam as edhe…

Read More

Trump: Ne donim t’i surprizonim. Dhe kush i di surprizat më mirë se Japonia? Pse nuk më treguat për Pearl Harbor?Kur një gazetar e pyeti Donald Trump sot pse nuk u tregoi aleatëve si Japonia për qëllimin e tij për të sulmuar Iranin, presidenti u përgjigj pjesërisht me një shaka për sulmin e Luftës së Dytë Botërore në Pearl Harbor.”Një gjë, nuk duhet të sinjalizosh shumë. E dini, kur hyjmë, u përfshimë shumë fort dhe nuk i thamë askujt për këtë sepse donim surprizë”, tha Trump gjatë një takimi dypalësh së bashku me kryeministrin japonez Takaichi në Zyrën Ovale. Rafineria…

Read More

Ushtarë të KFOR-it nga Gjermania, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesë e Komandës Rajonale-Lindje (RC-E), kanë zhvilluar një trajnim për evakuim mjekësor (MEDEVAC) në Kampin Bondsteel. Trajnimi përfshiu procedura të nxjerrjes me vinç (hoist), duke simuluar situata reale operacionale.Ky ushtrim praktik vuri në provë saktësinë, komunikimin dhe qetësinë e pjesëmarrësve në kushte të simuluara, duke kontribuar në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë së njësive ushtarake për t’u përgjigjur në çdo moment kur kërkohet.Sipas njoftimit të KFOR-it, përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin situacional dhe dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për të garantuar një mjedis të sigurt…

Read More

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot, në prag të 21 marsit – Ditës botërore të personave me sindromën Daun, priti përfaqësues të shoqatës për rehabilitim dhe përfshirje të personave me sindromën Down “Qendra ditore – Doza e lumturisë” nga Shkupi.Siljanovska-Davkova e përshëndeti qasjen holistike në punën e shoqatës në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të jetës së fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me sindromën Down.Në njoftimin e Kabinetit të presidentes thuhet se, në mbështetjen e prindërve dhe familjeve kujdestare, për presidenten është e rëndësishme që institucionet t’u mundësojnë personave me sindromën Down zhvillimin adekuat të aftësive jetësore dhe pjesëmarrjen aktive në…

Read More

Një seri dronësh “të paidentifikuar” janë parë duke fluturuar mbi bazën ushtarake në Uashington ku jetojnë Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, duke bërë që qeveria amerikane të marrë në konsideratë zhvendosjen e tyre.Ushtria po monitoron nga afër kërcënimet e mundshme ndaj figurave të larta qeveritare në mes të luftës së administratës Trump kundër Iranit, por sipas një raporti të Washington Post, origjina e dronëve që kanë shkelur hapësirën ajrore mbi Fort Lesley J. McNair mbetet një mister.Incidentet vijnë në një moment alarmi të shtuar, ndërsa SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë të sulmojnë Iranin, shkruan the…

Read More

Klubi spanjoll Atlético Madrid ka siguruar një përfitim financiar prej rreth 12.5 milionë eurosh pas kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, sipas shpërndarjes së çmimeve nga UEFA për këtë kompeticion.Skuadra madrilene do të presë Barcelonën në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Metropolitano”, ku pritet që të ardhurat nga shitja e biletave të shtohen me rreth 2–3 milionë euro.Suksesi sportiv ka sjellë përfitime të dukshme edhe në aspektin institucional dhe komercial. Tottenhamit nuk i mjafton fitorja ndaj Atletico Madridi në përballjen me pesë gola Atletico Madrid tashmë numëron mbi 155,000 anëtarë, ndërsa më shumë se 8,000 tifozë janë në listën…

Read More

Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan, në raportin e tyre më të fundit vjetor, se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuar politike dhe ndikime të jashtme, duke veçuar rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit. Në raportin “Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve 2026”, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, thuhet se lufta në Ukraine ka thelluar ndarjet midis Perëndimit dhe Moskës, gjë që reflektohet edhe në Ballkan. Sipas raportit, Rusia “nxit paqëndrueshmëri midis Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, por gjithashtu “mbështet ndarjen e entitetit serb, Republika Sërspka nga Bosnja dhe…

Read More

Derisa Brikena Selmani ndodhej te dhoma e grimit ditën e sotme (e enjte), Rogert Sterkaj ka shkuar pranë saj dhe e ka pyetur në lidhje me Mateon. Banorja iu drejtua duke i thënë se nuk i jep atij sqarime në raportin e tyre.Më pas banori nis duke e provokuar në lidhje me preferencat e saj ndaj një mashkulli, duke qenë se modelja më herët ka thënë se i pëlqejnë burrat me bark. Foto: InstagramRogerti vijon duke thënë se ka kimi mes tyre por që e penalizon se ai është i martuar. Foto: InstagramPjesë nga debati:Rogerti: Ça ndodhi mes teje dhe…

Read More