Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar drejtuesin e automjetit që më 23 dhjetor 2025 goditi një fëmijë 13-vjeçar në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë dhe iku nga vendi i ngjarjes.Sipas njoftimit të Policisë, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë veprime hetimore për të identifikuar personin e dyshuar. Pas intervistimit, ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.Policia ka theksuar se aksidenti përfshinte një automjet dhe një këmbësor dhe se drejtuesi i automjetit ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe përgjegjësive në trafik.

Read More

Bekim Hamëz Jashari ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të disa individëve dhe politikanëve në Kosovë, të cilët, sipas tij, po përbuzin veprimet legjitime të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në veri të vendit, duke i krahasuar ato me krimet e regjimit të Millosheviqit.Në një reagim publik, Jashari ka theksuar se një krahasim i tillë nuk përbën as padije e as lapsus politik, por një fyerje të rëndë ndaj sakrificës së popullit shqiptar. Sipas tij, është e papranueshme që veprimet e një shteti sovran, i cili po shuan struktura paralele ilegale, po vendos rend…

Read More

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka ndarë një mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve, duke theksuar rëndësinë e familjes, dashurisë dhe vlerave që i bashkojnë njerëzit.Lekaj ka bërë të ditur se ka marrë një shkëputje të shkurtër nga angazhimet e fushatës për të kaluar një mbrëmje të veçantë me familjen, duke e cilësuar këtë kohë si të çmuar dhe domethënëse.Ai ka theksuar se Krishtlindjet janë gjithmonë një kujtesë për ngrohtësinë, dashurinë dhe solidaritetin, ndërsa ka shtuar se vajza e tij, Luna, mbetet “dhurata më e bukur e çdo feste” për familjen e tij.Në…

Read More

Një 21-vjeçar është arrestuar në Fushë Kosovë, i dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda, ka njoftuar Policia e Kosovës.Sipas policisë, rastet kanë ndodhur kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës, ku nga tetë automjete të ndryshme janë vjedhur mjete pune dhe gjësende të tjera.Gjatë bastisjes në vendbanimin e të dyshuarit, E.H., hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar mjete pune dhe sende të vjedhura, të cilat më pas u janë kthyer pronarëve të tyre.Personi i dyshuar, mashkull 21-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë.Policia…

Read More

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar mbështetjen e madhe të qytetarëve në Kodrën e Trimave dhe lagjen Vranjevc në Prishtinë, duke e cilësuar tubimin si dëshmi të qartë të përkrahjes për LDK-në në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.Në një reagim publik, Abdixhiku theksoi se atmosfera dhe mobilizimi qytetar në Vranjevc “i lanë të gjithë pa fjalë”, duke shtuar se Kodra e Trimave dhe Prishtina po flasin qartë për orientimin e tyre politik.Sipas tij, Dega I e LDK-së në Prishtinë po përfaqësohet nga kandidatë të dëshmuar, me përvojë institucionale dhe angazhim të vazhdueshëm qytetar,…

Read More

Neymar ka dhënë një “premtim” të rëndësishëm për Brazilin në prag të Kupës së Botës 2026 në Amerikën e Veriut, duke i dërguar një mesazh të qartë edhe përzgjedhësit të kombëtares, Carlo Ancelottit.Pasi ndihmoi Santosin të shmangë rënien nga kategoria në elitën e futbollit brazilian, pavarësisht se u përball me probleme në gju gjatë javëve të fundit të sezonit, sulmuesi 33-vjeçar iu nënshtrua një operacioni në gju më herët këtë javë.Pas vështirësive me gjurin në fund të kampionatit brazilian, Neymar u operua të hënën, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale u krye nga mjeku i përfaqësueses së Brazilit, Rodrigo Lasmar.Santos nuk ka dhënë…

Read More

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët, duke e cilësuar këtë si përpjekje për blerje të vullnetit qytetar në prag të zgjedhjeve.Sadiku ka deklaruar se vullneti i qytetarëve nuk shitet dhe nuk blihet, ndërsa shteti nuk mund të përdoret për interesa të ngushta elektorale. Sipas tij, i njëjti pushtet që ka rritur çmimet e produkteve esenciale, ka shtrenjtuar energjinë elektrike dhe ka varfëruar qytetarët, po përpiqet të paraqitet si shpëtimtar vetëm pak ditë para zgjedhjeve.Ai ka theksuar se ndonëse ndihma…

Read More

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka propaganduar të mërkurën duke thënë se deklarata e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kalas, mbi respektimin e sovranitetit të Danimarkës dhe Grenlandës përbën “refuzim të Bashkimit Evropian për të njohur pavarësinë e Kosovës“.Zaharova deklaroi se Rusia e konsideron deklaratën e Kalas mbi Grenlandën si një refuzim nga BE-ja për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo e shkroi këtë mesazh në platformën sociale Telegram. “Deklaratën e konsiderojmë si refuzim të Bashkimit Evropian për të njohur pavarësinë e Kosovës.“ Megjithatë, Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka vënë…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se nuk të bën përfaqësues të shqiptarëve dhe misionar të shqiptarëve të qenit në pushtet, por deklaroi se shpallja e tij si lider të shqiptarëve është epiteti i thënë nga shumë personalitete si atyre kombëtare edhe atyre ndërkombëtare.“Për mua është një nder që u bëhet shqiptarëve të RMV-së dhe unë nuk kam bërë ndonjë si të them brifing me gjeneralin e NATO-s Klark që mua ai më emërtoi legjendë e gjallë. Është e vërtetë që unë kam mbijetuar nëpër shumë ngjarje të mëdha të historisë kombit…

Read More

Një skenë e pazakontë e filmuar pranë Viroviticës, Kroaci, është bërë virale në Facebook. Në një faqe u publikua fotografia e një burri që po udhëtonte me biçikletë, ndërsa në shpinë mbante një çantë shpine nga i cili dukej një derr i vogël. Për më tepër, ai kishte veshur edhe një kapelë të Babagjyshit të Vitit të Ri, duke i dhënë skenës një frymë festive.Fotografia mblodhi mbi gjashtë mijë pëlqime dhe dhjetëra komente pozitive.Shumë përdorues e vlerësuan kreativitetin dhe përkushtimin e tij ndaj familjes. Për komentuesit, kjo ishte një dëshmi se “ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje”. /Telegrafi/

Read More