KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Australia nis hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh

Australia nis hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh

Autoritetet australiane po hetojnë origjinën e gjashtë sferave të mëdha misterioze që u shfaqën në Forrest Beach, në veri të Queensland, dhe që dyshohet se mund të jenë mbeturina hapësinore.

Agjencia Australiane e Hapësirës po punon për të përcaktuar prejardhjen e objekteve, ndërsa ekipet e specializuara, të pajisura me kostume mbrojtëse, i kanë vendosur ato në fuçi për materiale të rrezikshme nën mbikëqyrjen e policisë.

Autoritetet kanë vendosur një perimetër sigurie prej 50 metrash.

Gjithashtu, u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i prekin objektet, por të njoftojnë menjëherë shërbimet e emergjencës nëse hasin të tjera të ngjashme.

Në internet kanë qarkulluar spekulime se sferat mund të jenë rezervuarë të anijeve kozmike, të cilët mund të përmbajnë mbetje substancash të ndezshme ose reaktive. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.