- Tornado i shkatërron shtëpinë para syve të tij, amerikani filmon momentin dramatik
- Real Madridi në kontakt me përfaqësuesit e Michael Olise
- Thaçi reagon ndaj BDI-së: Emrat shqip të rrugëve në Tetovë dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk kanë ekzistuar kurrë zyrtarisht
- Thaçi reagon ndaj BDI-së: Emrat shqip të rrugëve në Tetovë dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk kanë ekzistuar kurrë zyrtarisht
- Zvicra vendos të mbajë dhe të rinovojë bunkerët e vjetër – sistemi i mbrojtjes civile tërheq vëmendjen e mediave të huaja
- Zvicra vendos të mbajë dhe të rinovojë bunkerët e vjetër – sistemi i mbrojtjes civile tërheq vëmendjen e mediave të huaja
- Bajrami kërkon të anulohet Testi i Maturës
- Instagram sjell një risi
Author: korrektpress
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një takim në Gjilan, ku theksoi rëndësinë strategjike të Autostradës së Anamoravës për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.Abdixhiku theksoi se autostrada nuk është një projekt luks apo periferik, por një çështje barazie territoriale dhe drejtësie zhvillimore, që do të lidhë Gjilanin me pjesën tjetër të Kosovës dhe do ta shndërrojë qytetin në një nyje ekonomike, tregtare dhe logjistike. Ai premtoi se projekti do të realizohet me prioritet brenda dy viteve të para nëse LDK-ja udhëheq qeverinë.Gjatë fjalimit, Abdixhiku prezantoi edhe listën e kandidatëve të LDK-së për Gjilanin dhe…
Vinicius po kalon një nga momentet më delikate që prej ardhjes së tij te Real Madridi. Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2027, e ardhmja e tij e afërt është e rrethuar nga dyshime dhe lëvizje të heshtura.Në zyrat e klubit madrilen, një skenar i veçantë shkakton shqetësim mbi të gjitha: mundësia që braziliani të përfundojë kontratën dhe të largohet si lojtar i lirë, duke i lënë klubit asnjë përfitim financiar.Situata kontraktuale nuk po përparon. Bisedimet janë të ngrira prej muajsh dhe asnjëra palë nuk po hedh hapa vendimtarë, as drejt rinovimit dhe as drejt një largimi të dakordësuar.Sipas…
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha sot se shporta qeveritare e konsumit nuk do të publikohet në janar, siç u paralajmërua disa ditë më parë, ai shtoi se edhe rritja e pagës minimale nuk mund të bëhet aktualisht pasi kompanitë kanë pasur produktivitet të ulët.”Nuk ka asnjë mundësi për rritje intervenuese të pagës minimale, pasi produktiviteti është i ulët dhe kompanitë nuk do ta përballojnë. Për festat nuk do të ketë masa, sepse çmimet e ushqimit nuk janë rritur, deklaroi Durmishi.Ai tha se metodologjia e re për shportën qeveritare të konsumit është e gatshme, u është dorëzuar sindikatave dhe punëdhënësve…
Shell Kosova ka përmbyllur me sukses lojën e saj shpërblyese, duke shpallur fituesit e çmimeve finale dhe duke dhuruar shpërblimin kryesor të këtij edicioni, veturën BMW X3.Në ceremoninë e shpalljes së fituesve, fitues i shpërblimit kryesor BMW X3 u shpall z. Durak Micaj, i cili tashmë është pronari i ri i një prej veturave më të kërkuara të segmentit premium.Ky moment shënoi kulmin e lojës shpërblyese që gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj ka angazhuar mijëra konsumatorë në pikat Shell në mbarë vendin.Përveç shpërblimit kryesor, Shell Kosova ka shpërblyer edhe fitues të tjerë me: 3 pako Shell Car Care, dhe 5…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të natës së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.Osmani u është drejtuat qytetarëve duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri.Presidentja tha se Krishtlindja është frymëzimi që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa. “Magjia e Krishtlindjes na bën sonte të kthejmë vëmendjen edhe drejt atyre që janë larg, në shërbim, por mbi të gjitha drejt atyre që kanë më së shumti nevojë për kujdesin tonë,” tha Presidentja, duke shtuar se shembulli i Nënë Terezës na frymëzon të kujdesemi…
Dimri sjell shumë gëzime, por edhe sfida për lëkurën tonë. Ajri i ftohtë, era dhe ajri i thatë në dhomat e ngrohta mund ta thajnë atë, duke e bërë të ndjeshme dhe të prirur ndaj acarimit. Megjithatë, shumë njerëz bëjnë një gabim kyç në kujdesin e lëkurës gjatë muajve të ftohtë. Dermatologia Dr. Tiffany J. Libby zbuloi për Parade se çfarë duhet të kemi kujdes në dimër për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme dhe të hidratuar.Pse kujdesi dimëror është i ndryshëm?Gjatë dimrit, lagështia e ulët thith lagështinë nga lëkura jonë. Ajri i ftohtë dhe i thatë jashtë dhe ajri i…
Një qen pit bull sulmoi një fëmijë të vogël në zonën e Union Square në Manhattan, duke shkaktuar panik edhe mes kalimtarëve.Ngjarja ndodhi rreth orës 11:10 pranë një banke, ku disa qytetarë ndërhynë për të ndihmuar familjen dhe për të larguar qenin.Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale dëgjohet nëna e fëmijës duke kërkuar ndihmë dhe duke u lutur që të thirrej urgjenca. View this post on Instagram A post shared by Bharat Squad (@thebharatsquad)Pas ndërhyrjes së kalimtarëve, fëmija u dërgua me urgjencë në spital, ku u trajtua për plagë në këmbë dhe ndodhet në gjendje stabile.Policia tha se pronari…
Xabi Alonso po has vështirësi për të ruajtur rendin në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, pasi aty ka plot lojtarë me emër të madh që besojnë se “e meritojnë” të jenë titullarë në çdo ndeshje, sipas ish-shokut të tij te kombëtarja e Spanjës, Cesc Fabregas.Trajneri i Comos ka shpjeguar arsyet pse mendon se bashkatdhetari i tij është vënë nën presion në “Bernabeu” këtë sezon. Sipas Fabregasit, i cili ka luajtur për Barcelonën, Arsenalin dhe Chelsean, vështirësia kryesore e Alonsos lidhet me faktin se ka në dispozicion një dhomë zhveshjeje të mbushur me yje.Në deklarata të cituara nga e përditshmja…
Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me profesionistë të fushave të ndryshme në Mitrovicë, ku foli për zotimet e tij dhe vendimet e para që do të miratohen qysh në mbledhjen e parë të qeverisë.Sipas Kurtit, këto vendime do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe përfshijnë:Buxhet rekord prej 4 miliardë euro për vitin 2026.Ligji i ri për çmime tavan për produktet bazë.Heqja e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së që përfitojnë beneficione.Paga e 13-të për zyrtarët publikë në fillim të vitit 2026.Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 në vlerë 200 milionë euro, që mbështet pensionistët, studentët, fëmijët,…
Alban Zogaj ka deklaruar se Brezovica është pjesë e rëndësishme e programit zhvillimor të LDK-së.Ai ka bërë të ditur se janë planifikuar investime prej 80 milionë eurosh për zhvillimin e kësaj qendre turistike.Zogaj ka theksuar se përveç fondeve publike, do të krijohen kushte edhe për partneritet publiko-privat në ndërtimin e hoteleve dhe faciliteteve turistike.Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari