KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Kamenicës përfundon procesin e DDD-së në të gjithë territorin

Komuna e Kamenicës përfundon procesin e DDD-së në të gjithë territorin

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD), i cili është realizuar sipas planit në të gjithë territorin e komunës, duke përfshirë qytetin dhe të gjitha fshatrat.

Sipas njoftimit zyrtar, ky proces është zhvilluar me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.

Komuna ka bërë të ditur se puna është realizuar pa pengesa dhe në koordinim me autoritetet përkatëse.

“Ka përfunduar me sukses procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD), i cili është realizuar sipas planit në të gjithë territorin e komunës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Komuna e Kamenicës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të këtij procesi, si dhe për respektimin e rekomandimeve të dhëna për sigurinë e tyre dhe mbrojtjen e bletëve.

Autoritetet komunale kanë theksuar se ky aktivitet është pjesë e masave të rregullta për ruajtjen e shëndetit publik dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për banorët e komunës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.