Për mijëra bashkatdhetarë që e vizitojnë Kosovën gjatë muajve të verës, blerja e një banese, ndërtimi i një shtëpie apo investimi në patundshmëri është ndër planet kryesore gjatë qëndrimit të tyre. Megjithatë, shpesh një pjesë e madhe e pushimit kalon duke vizituar kompani të ndryshme, projekte ndërtimore dhe agjenci të patundshmërive në kërkim të ofertës së duhur.
Pikërisht për këtë arsye organizohet Expo Real Kosova 2026, ngjarja më e madhe e sektorit të ndërtimit dhe patundshmërive në vend, e cila do të mbahet më 24, 25 dhe 26 korrik në Prishtina Mall
Për tri ditë radhazi, vizitorët do të kenë mundësi të gjejnë në një vend gjithçka që lidhet me investimet në patundshmëri. Kompani ndërtimore, investitorë, agjenci të patundshmërive, prodhues dhe distributorë të materialeve ndërtimore, studio arkitekturore dhe kompani të dizajnit do të prezantojnë ofertat dhe projektet e tyre më të reja.
Në panair do të marrin pjesë kompani nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, duke ofruar mundësi të shumëta për ata që kërkojnë banesë, shtëpi, tokë për ndërtim apo investime të tjera në sektorin e patundshmërive.
Për diasporën, Expo Real Kosova 2026 paraqet një mundësi ideale për të kursyer kohë dhe për të marrë vendime më të informuara. Në vend që të kalojnë ditë të tëra duke kërkuar dhe vizituar kompani të ndryshme, vizitorët mund të takojnë në një vend drejtuesit e kompanive, të shohin projektet, të krahasojnë ofertat dhe të marrin informacion të detajuar për investimin që planifikojnë.
Panairi do të shoqërohet gjithashtu me prezantime të projekteve të reja, panele diskutimi me ekspertë të industrisë dhe mundësi të shumta për rrjetëzim dhe bashkëpunim biznesor.
Nëse këtë verë po mendoni të blini banesë, të ndërtoni shtëpinë tuaj ose të investoni në patundshmëri, atëherë një vizitë në Expo Real Kosova 2026 mund të jetë hapi i parë drejt realizimit të planit tuaj.
24–26 Korrik 2026 në Prishtina Mall, Expo Real Kosova 2026, vendi ku takohen investitorët, ndërtuesit dhe blerësit e së ardhmes
