Author: korrektpress

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin e fshatit Nadakovc, Vushtrri.Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima, një mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejshme ligjore. Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Telegrafi/

Read More

Më 24 mars, në ora 18:00, në librarinë Dukagjini pranë sheshit “Nënë Tereza”, do të mbahet promovimi i librit më të ri të autores Ganimete Myftiu, “Nga Errësira në Dritë” – një vepër që sjell një reflektim të thellë mbi identitetin, kujtesën dhe përvojën njerëzore. Ky triptik letrar ndërtohet mbi tri shtylla tematike të ndërlidhura organikisht. Pjesa e parë ndalet te vlerat jo materiale të kulturës shqiptare, të mishëruara në Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke vënë në pah parime si nderi, besa dhe mikpritja si themel i identitetit kolektiv. Këto vlera trajtohen si një dritë udhërrëfyese që ka ruajtur shpirtin…

Read More

Rap-artisti i njohur shqiptar, Getinjo, rikthehet me një projekt të ri muzikor. Kënga e titulluar “ADN” vjen e shoqëruar edhe me videoklip, duke sjellë ritmet karakteristike që e kanë bërë reperin të njohur mes fansave.Producimi i këngës është realizuar nga Fisnik Beatz, i cili ka bashkëpunuar më parë me artistë të njohur në skenën shqiptare. Foto: YouTube Videoklipi i këngës përforcon mesazhin e projektit dhe sjell pamje vizuale që lidhen ngushtë me tekstin dhe ritmin e këngës. Fansat kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke treguar entuziazëm për rikthimin e reperit.Stili i Getinjos është i veçantë dhe i njohur për…

Read More

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë në drekën lamtumirëse të organizuar nga Ambasada Gjermane, me rastin e përfundimit të mandatit të Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorit Aivo Orav.Në njoftimin e MPJD-së theksohet se Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e saj për angazhimin e qëndrueshëm dhe rolin substancial të Ambasadorit Orav në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar të Republikës së Kosovës.Ajo ka vlerësuar qasjen e tij parimore, dialogun e hapur dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërinstitucional, të cilat kanë ndikuar në thellimin…

Read More

Sulmuesi i Interit, Ange-Yoan Bonny, ka rrëfyer një nga momentet më dramatike dhe emocionalisht të ngarkuara të jetës së tij të re, ditën kur një kontroll mjekësor i dështuar te Juventus gati sa nuk i dha fund karrierës së tij futbollistike para se ajo të niste siç duhet.Duke folur ekskluzivisht për L’Equipe, sulmuesi i Interit kujtoi momentin kur, në moshën 17-vjeçare, mjekët zbuluan një çrregullim kardiak gjatë një kontrolli rutinë para nënshkrimit të kontratës.“Kalova nga transferimi te Juventusi në asgjë. Mjekët më thanë se, sipas mendimit të tyre, të luaja futboll do të ishte e vështirë. Ishte një goditje e…

Read More

Pecetat e lagura shpesh vetëm e përkeqësojnë situatën duke tërhequr pluhur të ri. Një përzierje e thjeshtë me zbutës rrobash krijon efekt antistatik që mban sipërfaqet të pastra për më gjatëPecetat e lagura zbrazin portofolin, ndërsa papastërtia rikthehet shumë shpejt. Me një zgjidhje të thjeshtë mund ta mbani shtëpinë të pastër për më gjatë.Fshirja e sipërfaqeve shpesh nuk jep rezultat, sepse pecetat e lagura lënë një shtresë ngjitëse që tërheq pluhur të ri. Produktet e shtrenjta për pastrim shpesh janë të panevojshme.Pecetat krijojnë një film që vepron si magnet për pluhurin, ndaj mobiliet duken sërish të papastra që të nesërmen.…

Read More

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka pohuar se Irani përdori vetëm një “pjesë” të fuqisë së tij në sulmin e tij kundër infrastrukturës rajonale të energjisë.”Arsyeja e vetme për përmbajtje ishte respektimi i kërkesës për de-eskalim”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.Ai paralajmëroi se do të kishte “zero përmbajtje nëse infrastrukturat tona goditen përsëri”, dhe gjithashtu bëri thirrje për dëmshpërblime për infrastrukturën e dëmtuar iraniane. SHBA-të po shqyrtojnë përforcimet ushtarake ndërsa lufta me Iranin hyn në një fazë të re të mundshme Më parë, ushtria e Iranit kishte paralajmëruar se “nuk do të ndalet…

Read More

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovicën e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me rëndësi për bashkëpunimin institucional dhe komunitar në këtë pjesë të vendit.Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se ka takuar përfaqësuesit e Lista Serbe, si dhe një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut.Hargreaves i përgëzoi ata për siç thotë ai rolin konstruktiv në arritjen e marrëveshjes së fundit lidhur me Ligjin për të Huajt, duke i inkurajuar të vazhdojnë angazhimin për t’u mundësuar qytetarëve qasje në të…

Read More

Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke vënë përballë Selin Bollatin dhe Juela Nikollin në një përplasje të fortë verbale.Gjatë kësaj përplasje, tensionet mes tyre u rritën ndjeshëm, gjersa nuk munguan ironitë dhe kunjat e ndërsjella.Në kulmin e debatit, Selin iu drejtua Jueles me tone të larta duke i thënë: “Qëndro larg meje. Të mban erë goja”, çka e agravoi edhe më shumë situatën në shtëpi. Foto: YouTubeSelin po luan lojën e vetme në atë shtëpi, pas daljes së partnerit të saj, DJ Gimbos.Ajo tani ka filluar ‘luftën’ me konkurrentët brenda përfshirë…

Read More

Noa Lang ka thyer heshtjen pasi pësoi një nga dëmtimet më të rënda dhe tronditëse në historinë e Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje.Lang u aktivizua nga banka për të zëvendësuar Victor Osimhen në pjesën e dytë të ndeshjes së kthimit të fazës së 1/8-ave në ‘Anfield’, pasi sulmuesi nigerian kishte pësuar një dëmtim në dorë gjatë një përplasjeje me Ibrahima Konaté.Megjithatë, reprezentuesi holandez u detyrua të largohej nga fusha me barelë në minutat e fundit të humbjes 4-0, pas një dëmtimi të pazakontë në gisht. Incidenti ndodhi kur ai u përplas për herë të dytë me tabelat reklamuese…

Read More