Author: korrektpress

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se gjatë orëve të fundit ka shpërthyer një gyp me diametër Ø100 në rrugën “8 Dëshmorët e Pashtrikut” në Rahovec.Sipas njoftimit nga Njësia e Rahovecit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e qytetit të Rahovecit si dhe fshati Brestovc do të mbesin pa furnizim me ujë deri nesër, kur pritet të përfundojnë punimet për riparimin e gypit.KRU Gjakova ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të problemit. /Telegrafi/

Read More

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar gjatë natës kreu inspektim në zonën e fshatit Negotinë, ku u gjet trupi i një personi aktualisht të paidentifikuar, i varrosur në një gropë.Sipas informacioneve fillestare, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për një grua e cila më parë ishte raportuar si e zhdukur, me indikacione të mundshme se ajo ishte privuar në mënyrë të paligjshme nga liria.“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit gjatë natës kreu ekspertizë në territorin e fshatit Negotinë të Gostivarit, ku u gjet trupi i një personi të vdekur ende të paidentifikuar, i varrosur në një…

Read More

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Washingtonit, gjë që ka çuar në urdhra evakuimi për dhjetëra mijëra banorë.Guvernatori Bob Ferguson dje u bëri thirrje banorëve në zonat e rrezikuara të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të evakuohen. Besohet se deri në 100 mijë banorë janë prekur nga urdhrat e evakuimit.”E kuptoj që shumë njerëz në shtetin tonë kanë përjetuar përmbytje të mëdha në të kaluarën”, tha Ferguson në një postim në X. “Megjithatë, tani po përballemi me një situatë historike – presim 61 centimetra më shumë se niveli rekord i përmbytjeve”, shtoi ai.…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacion gjashtë persona, pasi dyshohen se kishin kaluar ilegalisht kufirin.Rasti ka ndodhur në fshatin Rujishte në Zubin Potok, të enjten, në ora 18:30. “Janë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjete janë gjetur gjësende (mallra) të ndryshme që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në raport. Policia njofton tutje se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat i janë dorëzuar doganës për procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/

Read More

Nemo, këngëtari zviceran që triumfoi në Eurovision 2024, ka bërë të ditur të enjten se ka vendosur të kthejë trofeun e fitores, si formë proteste ndaj lejimit të Izraelit të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të festivalit. Artisti 26-vjeçar, i cili u bë fituesi i parë jo-binar i konkursit, argumentoi se ka një konflikt të qartë mes vlerave të Eurovisionit, unitet, përfshirje dhe dinjitet për të gjithë, dhe vendimit për të mirëpritur Izraelin në garë.Në një postim në Instagram, Nemo u shpreh: “Edhe pse jam jashtëzakonisht mirënjohës për komunitetin rreth këtij konkursi dhe gjithçka që kjo përvojë më ka…

Read More

Ditëlindja e 22-të e liderit të marketeve në Kosovë tashmë ka sjellë shumë oferta dhe zbritje në gjithë gamën e gjerë të produkteve të domosdoshme për çdo familje. Tingujt e këngës “Krejt Kosovën për ditëlindje” vazhdojnë të dëgjohen në çdo pikë të Viva Fresh-it, ndërsa surprizat, zbritjet dhe atmosfera festive nuk kanë të ndalur.Ju presin me qindra e mijëra produkte me zbritje, shumë e shumë dekorime festive, lodra për fëmijë dhe shumëçka tjetër, me oferta të veçanta gjatë këtyre ditëve festive.Viva Fresh StoreFestojmë së bashku!

Read More

Një person (shtetas i huaj) është gjetur pa shenja.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur me vendim të prokurorit trupi i pajatë është dërguar në IML në obduksion.“Raportohet se në banesën ku ishte duke jetuar, është gjetur pas shenje jete viktima mashkull shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Read More

Një incident shqetësues është raportuar në fshatin Llapllasellë të komunës së Graçanicës, ku disa kafshë janë gjetur të mbytura si pasojë e dyshuar e helmimit. Rasti ka ngritur shqetësim të madh te banorët dhe aktivistët që prej kohësh kujdesen për qentë dhe macet endacake në këtë zonë.Sipas organizatës “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”, që ka bërë denoncimin, “ky akt mizorie ka zhbërë gjithë përpjekjet e komunitetit për t’i ushqyer dhe mbajtur të sigurta këto kafshë”. Organizata thekson se dhuna e tillë e qëllimshme ndaj kafshëve është alarmante dhe kërkon një hetim të menjëhershëm, duke shtuar se autorët duhet të…

Read More

Roli i nënës në jetën e një fëmije është i pazëvendësueshëm. Që nga dita e parë, ajo dëshiron vetëm më të mirën për fëmijën e saj, dhe megjithëse jeta sjell sfida dhe vendimet nuk janë gjithmonë të duhurat, në fund të fundit, fëmijët e saj janë gjithmonë përparësia e saj. Ndërsa ka përjashtime, shumica e nënave përpiqen të ofrojnë mbështetje dhe të ngjallin besim, dhe nëse jeni rritur nga një grua e mirë, ndoshta do t’i njihni disa nga frazat që ajo përdorte rregullisht.Sjellja prindërore është mësuesi më i madh. Nëse do të kishit pasur një nënë që ndante me…

Read More

Një person është arrestuar pasi të enjten rreth orës orës 19:00, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në një fshat të Vushtrrisë.Sipas një njoftimi për Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitë policore menjëherë kanë vepruar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja. “Pas veprimeve hetimore është identifikuar edhe personi i dyshuar i cili është arrestuar dhe te i cili është gjetur një armë gjysme-automatike e cila është sekuestruar në cilës të provave materiale. Pas intervistimit dhe procedurave tjera ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ’Mbajtje ne pronësi, kontroll apo përdorim…

Read More