- Kryeqyteti evropian që jeton edhe 30 metra nën tokë: tunele, pishina dhe strehimore për një milion njerëz
- Topuzi i ulët me onde është trendi që u shkon të gjithave dhe bëhet për pak minuta
- Topuzi i ulët me onde është trendi që u shkon të gjithave dhe bëhet për pak minuta
- Eksperti i fitnesit Arbër Peci: 10 km në shirit nuk janë njësoj si 10 km në natyrë!
- Enigma virale që po i huton të gjithë: a mund ta gjeni kush largohet nga ishulli?
- “Ajo ka dalë me partnerin tim, nuk e kam mikeshë”, akuza të rënda në Ferma VIP nga Mimoza Ahmeti për Zhakun
- Evropa e ndarë – ku fundjava nuk është ditë pushimi?
- Konfirmohet nga mediat më të mëdha: Jose Mourinho rikthehet te Real Madridi
Author: korrektpress
Rita Ora ka pasur një vit të shkëlqyer financiar, pasi llogaritë e reja të kompanive të saj Ora Live dhe Ora Multi Services tregojnë se ajo ka fituar rreth 5.5 milionë euro brenda një viti, më shumë se dyfishi i asaj që fitoi vitin e kaluar. Kjo i korrespondon rreth 13 mijë funte në ditë, duke e çuar pasurinë e saj të përgjithshme në afërsisht 35.5 milionë euro.Fitimet e saj vijnë nga kombinimi i muzikës, turneve, projekteve televizive dhe një portofoli të gjerë reklamash, shkruan DailyMail. Rita ka shërbyer si trajnere dhe gjyqtare në programe të njohura si The Voice…
Lautaro Martinez ka ndërmarrë një hap të papritur në tregun e transferimeve: sulmuesi argjentinas i është ofruar drejtpërdrejt Barcelonës me qëllimin për të mbushur boshllëkun që Robert Leëandoëski do të lërë këtë verë. Ky gjest i guximshëm dhe i pazakontë nga një lojtar i nivelit të tij hap një skenar ambicioz, por kompleks për klubin katalunas.Sulmuesi argjentinas, një lojtar kyç për Interin, po kërkon një ndryshim drejtimi në karrierën e tij pasi ndihet i mbështetur dobët nga zhvillimi i klubit italian. Lautaro, nën kontratë deri në vitin 2029, beson se ky është momenti për të ndjekur një transferim në një…
Eksperti Hajredini: Kosova mund të nisë certifikimin e pyjeve – kusht kyç për eksportet drejt BE-së
Në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i dytë i serisë së podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”.Eksperti i pylltarisë në programin e FAO-s, Ergin Hajredini, ka thënë se Kosova duhet të nisë procesin e certifikimit të pyjeve, nëse synon të eksportojë produkte të drurit drejt tregjeve të Bashkimit Evropian. Sipas tij, BE-ja ka kërkesa strikte dhe produktet që eksportohen duhet të kenë lëndë…
Kim Kardashian shkëlqeu në festën festive të Vas J Morgan, ku u shfaq me një veshje tërësisht të zezë dhe tepër provokuese. 45-vjeçarja kishte veshur një bluzë me reçipeta të ngushta me dantellë, që dukej sikur mund t’i lëvizte nga vendi në çdo moment, ndërsa fustani i gjatë i mëndafshtë i rrinte ngushtë, duke nxjerrë në pah belin e saj.Pamja misterioze dhe e errët i dha asaj një stil të ngjashëm me Elvirën, dhe fustani ishte i zbukuruar me një tokëz dekorative me dy koka dragoi të mbushura me xhevahire, shkruan DailyMail. Kim e plotësoi dukjen me një shirit të…
Kuvendi Komunal i Junikut ka miratuar sot, në një mbledhje të jashtëzakonshme, buxhetin e komunës për vitin 2026, duke finalizuar kështu procesin shumëvjeçar të planifikimit financiar dhe zhvillimor të kësaj legjislature.Kryesuesi i Kuvendit, Shpejtim Gacaferi, u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë asamblistëve për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre gjatë viteve të fundit. Ai theksoi se kontributi i secilit ka qenë i rëndësishëm për avancimin e proceseve komunale dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.Gacaferi gjithashtu u uroi suksese anëtarëve të Kuvendit në angazhimet e tyre të ardhshme, duke falënderuar për përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të komunës së Junikut. /Telegrafi/
Dimri shpesh sjell ndryshime në dietë dhe zakone të përditshme. Moti i ftohtë, ditët më të shkurtra dhe mungesa e motivimit për t’u ushtruar mund t’i inkurajojnë njerëzit të hanë ushqime më kalorike dhe të ushtrojnë më pak, gjë që shpesh rezulton në shtim të padëshiruar në peshë.Megjithatë, me disa rregullime të thjeshta, është e mundur të ruani një peshë të shëndetshme edhe gjatë pjesës më të ftohtë të vitit.Mishi i lehtë si gjoksi i pulës është një zgjedhje e shkëlqyer për ditët e dimrit, ashtu si edhe vaktet me bazë thjerrëzash ose perimesh. Sallatat dimërore me erëza, perime të…
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka prezantuar sot kabinetin e ri drejtues të komunës, duke theksuar se ekipi i formuar do të jetë përgjegjës për menaxhimin e punëve të përditshme dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Ai tha se puna institucionale do të udhëhiqet me seriozitet, qetësi dhe ndershmëri, ndërsa besimi i qytetarëve mbetet obligim për ta përmbushur me profesionalizëm.Në përbërjen e kabinetit të ri, Berat Gashi është emëruar nënkryetar i komunës, ndërsa Sami Ahmeti do të ushtrojë detyrën e kryesuesit të Kuvendit Komunal. Shef i kabinetit të kryetarit do të jetë Bashkim Gashi, raporton Telegrafi.Pozitat udhëheqëse në…
Shqiptarët prej vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po ndërtojnë jetën dhe bizneset e tyre me sukses.Ndër ta është edhe Mergim Lala nga Ferizaj, i cili prej më shumë se katër dekadash jeton dhe vepron në Houston të Texasit.Ai drejton me sukses biznesin familjar të picerisë “Brother’s Pizza”, një emër i vlerësuar lart nga komuniteti amerikan, por edhe nga forcat policore të zonës.Shefi i policisë së qarkut Harris, Mark Herman ka falënderuar pronarin shqiptar të picerisë “Brothers Pizz” për befasinë që u ka bërë policëve të stacionit të katërt.“Sot, Mike nga Brothers Pizza vizitoi Stacionin e Patrullës…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se gjatë orëve të fundit ka shpërthyer një gyp me diametër Ø100 në rrugën “8 Dëshmorët e Pashtrikut” në Rahovec.Sipas njoftimit nga Njësia e Rahovecit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e qytetit të Rahovecit si dhe fshati Brestovc do të mbesin pa furnizim me ujë deri nesër, kur pritet të përfundojnë punimet për riparimin e gypit.KRU Gjakova ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të problemit. /Telegrafi/
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar buxhetin e vitit 2026 pas një muaji diskutimesh në komisionet parlamentare, me 81 vota pro dhe 16 kundër, në një seancë që u mbyll pas mesnatës.Gjatë shqyrtimit u paraqitën dhjetëra amendamentime nga deputetët për rritje fondesh në projekte të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mori miratimin e shumicës.Ministrja e Ekonomisë deklaroi se amendamentet e propozuara nga opozita, të cilat kapnin shifrën 278.9 miliardë lekë, tejkalonin 10% të PBB-së dhe do të cenonin objektivat e konsolidimit fiskal. Në buxhet u përfshinë vetëm kërkesat e institucioneve të miratuara më herët në komisione, ku 12 prej tyre…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari