- Kryeqyteti evropian që jeton edhe 30 metra nën tokë: tunele, pishina dhe strehimore për një milion njerëz
- Topuzi i ulët me onde është trendi që u shkon të gjithave dhe bëhet për pak minuta
- Topuzi i ulët me onde është trendi që u shkon të gjithave dhe bëhet për pak minuta
- Eksperti i fitnesit Arbër Peci: 10 km në shirit nuk janë njësoj si 10 km në natyrë!
- Enigma virale që po i huton të gjithë: a mund ta gjeni kush largohet nga ishulli?
- “Ajo ka dalë me partnerin tim, nuk e kam mikeshë”, akuza të rënda në Ferma VIP nga Mimoza Ahmeti për Zhakun
- Evropa e ndarë – ku fundjava nuk është ditë pushimi?
- Konfirmohet nga mediat më të mëdha: Jose Mourinho rikthehet te Real Madridi
Author: korrektpress
Google po planifikon të prezantojë syze të zgjuara (smart glasses) në vitin 2026, pas një përpjekjeje të mëparshme që përfundoi me dështim. Gjiganti i teknologjisë krijoi shumë pritshmëri në vitin 2013 kur prezantoi Google Glass, të cilat disa i panë si teknologjinë e së ardhmes, edhe pse kishin pamje të pazakontë me një ekran të madh mbi syrin e djathtë. Google tërhoqi atë produkt në vitin 2015, vetëm më pak se shtatë muaj pasi u prezantua në Britaninë e Madhe. Tani, kompania planifikon rikthim në treg me syze të reja që duken shumë më mirë. Teknologjia e re e Google…
Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës ka shënuar një arritje historike në fushën e astronomisë vendore, duke realizuar për herë të parë video dhe fotografi të planetëve gjigantë, Jupiterit dhe Saturnit. Vrojtimet u bënë përmes kamerës planetare të integruar në teleskopin Schmid Cassegrain 14″, pajisje moderne që po mundëson një nivel të ri kërkimi dhe dokumentimi shkencor.Në njoftimin e publikuar nga Komuna e Shtimes dhe vetë Observatori Kombëtar, theksohet se pamjet e kapura shënojnë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e vrojtimeve astronomike në Kosovë, raporton Telegrafi. Përmes këtyre imazheve, janë regjistruar me sukses brezat karakteristikë të Jupiterit dhe unazat…
Luljeta Mehmeti-Quigley, njëra nga zyrtaret e para të Policisë së Kosovës dhe gruaja e parë që ka mbajtur gradën “rreshtere” në këtë institucion që nga viti 2001, ka përmbyllur me sukses studimet në Akademinë Kombëtare të FBI-së.Në njoftimin e publikuar nga AALEA US, theksohet: “Krenare për miken tonë, Luljeta Mehmeti-Quigley, për diplomimin e saj nga Akademia Kombëtare e FBI-së — një arritje e jashtëzakonshme dhe një moment i veçantë për gjithë komunitetin tonë. Ky është gjithashtu një çast krenarie për gratë kosovare në fushën e zbatimit të ligjit, të cilat vazhdojnë të thyejnë barriera dhe të frymëzojnë breza të tërë.…
Avokati Elenko Millanov, në emisionin Click Plus në TV21, tha se kryeprokurori i ri duhet të jetë person me kredibilitet.Siç tha Millanov, kryeprokurori i ri duhet të tregojë rezistencë jo vetëm ndaj partive politike por edhe ndaj fuqive të biznesit“Në atë pozitë, duhet të jetë person me kredibilitet. Person i cili mund të tregoj rezistencë, për shkak se, jo vetëm kundrejtë partive politike, por edhe për fuqitë e biznesit, për shkak se lëndët më së shumti janë tenderë me prokurimet publike ku është e përfshirë politika nga njëra anë dhe nga ana tjetër fuqitë e biznesit”, tha avokati Elenko Millanov.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është shprehur lidhur me njoftimin për votimin e sotëm në Bruksel, ku vendet anëtare të BE-së pritet të marrin vendim për ngrirjen afatgjatë të pasurisë së Bankës Qendrore Ruse. Për këtë arsye, kryeministri hungarez reagoi me zemërim.Ndër të tjera, ai tha se në mesditë do të mbahet një votim me shkrim, i cili do t’i shkaktojë dëme të pariparueshme Bashkimit Evropian.“Sot, Brukseli kalon Rubikonin. Tema e votimit është pasuria e ngrirë ruse, për të cilën vendet anëtare të BE-së deri tani kanë votuar çdo gjashtë muaj dhe kanë marrë vendime unanime. Me procedurën e sotme,…
Barcelona ka qenë pa shërbimet e mesfushorit të çmuar, Gavi, për pjesën më të madhe të sezonit deri më tani, pasi ai ka qenë jashtë që nga gushti për shkak të një dëmtimi në gju. Ai iu nënshtrua një operacioni në shtator për të korrigjuar problemin dhe që atëherë, ai ka qenë në rrugën e rikuperimit.Mungesa e Gavit ka qenë një goditje e madhe për Barcelonën, veçanërisht për shkak të shpirtit luftarak që ai gjeneron. Problemet me lojtarë si Pedri dhe Frenkie de Jong në javët e fundit do ta kishin parë atë të luante rregullisht, kështu që do të…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë procesin e shkyçjes nga rrjeti për të gjithë konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara, si dhe ndërmarrjen e procedurave përmbarimore ndaj borxhlinjve.Kompania u bën thirrje konsumatorëve që të kryejnë pagesat sa më parë, në mënyrë që të shmangin masat e detyrueshme. Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhin në tërësi, “Hidromorava” ka ofruar mundësinë e riprogramimit me këste mujore, përmes marrëveshjeve që mund të nënshkruhen në zyrat e kompanisë.Sipas njoftimit, konsumatorët që i shlyejnë të gjitha obligimet ose që lidhin marrëveshje…
Një grua ka mbetur pa shenja jete sot rreth orës 07:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Tutje bëhet e ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja.“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit…
Komuna e Obiliqit ka njoftuar qytetarët se nga sot, 12 dhjetor, deri më 26 dhjetor 2025, do të zhvillohen punimet në rrugën “Idriz Sallova”. Për shkak të këtyre punimeve, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë orarit të punës.Në segmentet e tjera të rrugës do të vendosen ura metalike për qarkullimin e automjeteve me kapacitet deri në 20 ton, si dhe ura të dedikuara për këmbësorët, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes gjatë fazës së intervenimeve.Komuna u bën thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe t’i respektojnë udhëzimet në terren.Zyra për Informim falënderon qytetarët…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë, por që pas sinjalizimit të Policisë të njëjtit janë kthyer mbrapsht.Rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës, të enjten në ora 19:25. “Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me automjet (fugon), kanë kaluar kufirin nga rrugët ilegale nga Serbia në R. Kosovës dhe pasi janë sinjalizuar të ndalohen të njëjti janë kthyer anasjelltas.”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari