KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtënat me armë në Mitrovicë, policia jep detaje

Të shtënat me armë në Mitrovicë, policia jep detaje

Një rast i të shtënave me armë zjarri është raportuar sot në Mitrovicën e Jugut.

Rasti është bërë i ditur nga Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Zahiti ka bërë të ditur se rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, pas së cilës njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:30, Policia në Mitrovicën e Jugut ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa gëzhoja”.

Sipas tij, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

“Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po vazhdon hetimet”, ka shtuar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.