KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mësohen prapaskenat: Hansi Flick e ka humbur besimin te De Jong, prandaj edhe e kërkoi Rodrin

Mësohen prapaskenat: Hansi Flick e ka humbur besimin te De Jong, prandaj edhe e kërkoi Rodrin

Hansi Flick raportohet se ka humbur besimin te Frenkie de Jong pas vendimeve të mesfushorit holandez lidhur me Kupën e Botës, raporton “SPORT”.

Sipas raportimit, De Jong i dha përparësi pjesëmarrjes në turne me Holandën ndaj sezonit me Barcelonën, duke e lënë Flickun me më pak alternativa në një periudhë vendimtare të sezonit të kaluar.

Mesfushori holandez më pas luajti në Kupën e Botës, pavarësisht se kishte ndier shqetësime fizike që në fazat e hershme të turneut. Ai vazhdoi të luante dhe ta shtynte veten përtej limiteve, ndërsa tani përballet edhe me mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Flick raportohet se është i pakënaqur me vendimmarrjen e De Jongut dhe, sipas “SPORT”, kjo situatë mund të ketë pasoja edhe në aspektin teknik.

Rrjedhimisht, roli i De Jongut te Barcelona mund të ndryshojë në sezonin e ri, ndërsa Flick po përgatit skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Trajneri gjerman pritet të marrë vendime të rëndësishme rreth mesfushës së Barcelonës, me të ardhmen dhe rolin e De Jongut që tashmë janë nën pikëpyetje.

Prandaj, edhe Barcelona e bëri prioritet afrimin e Rodrit, i cili po pret dritën e gjelbër nga Manchester City për të udhëtuar për në “Camp Nou”, aty ku do t’i kryejë testet mjekësore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.